Reklame

Follow by Email

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje!
Doja te me ndihmonit.
Kam djalin 3 vjec e 3 muaj e fillon kopshti.
Nuk di ç'të bej qe te me mesohet atje.
Pershendetje!
Pasi ke pire antibiotike, pas sa kohesh duhet te tentosh per shtatzani?
Pershendetje!
Nese mund t'i publikoni, kam gjerat e goces per te shitur!
Pershendetje!
Mund të me ndihmoni me emra vajzash?
Pershendetje nena te pa lodhura!
Çfarë është fruthi, se jemi nëna për herë të parë dhe nuk dimë gjë.
Pershendetje bebevogëlushe!
Dua te mbetem anonim.
Ciklin e fundit e pata ne 15 korrik.
Kam bere testin me ka dalë pozitiv.
Pershendetje!
Ju lutem nje ndihme nga te gjitha nenat e faqes!
Kam bërë nje test sot ne mengjes,  por nuk jam e sigurt a eshte pozitiv apo jo.
Pershendetje!
Do doja te pyesja nenat e faqes nqs se mundeni.
Kam filluar kontraceptivët mbrëmë, po ngatërrova diten e shtunë më të premten.
Cfare mund te bej nese mundeni të me ktheni pergjigje?
Faleminderit!
Urgjente!
Kam 5 jave shtatzënë.
Para 3 ditesh gjinekologu me tha se eshte gjithçka ne rregull, por qe nga dje une kam nje dhimbje ne anen e djathtë të fund barkut, gjithë kohës.
Përshëndetje nëna të pa lodhura!
Sapo bëra një test dhe rezultoi pozitiv.
Bëhem nënë për herë të dytë, mirëpo, ndjekjen dhe lindjen e parë e kam bere jashte.
Ju lutem mund të më thoni si duhet të vazhdoj me procedurat tani, dhe cilin mjek do me rekomandonit të zgjidhja (nëse është në dorën time).
Ju falënderoj nga zemra për kohën tuaj!
Ju uroj gjithë te mirat!
Tani jetoj në Tiranë.
Pershendetje b&v!
Doja te dija ku shiten kangur per bebe ne Tirane dhe sa kushtojnë nëse keni dijeni?
Ju falenderoj nese dikush pergjigjet! 😊
Pershendetje!
Kam qene dikur shume aktive ne kete grup, por per shkak te vajzes nuk kam shkruar me..
Ju luteeeem me tregoni nga eksperienca juaj me femijet, niper mbesa apo ckeni degjuar!
A ju duket shqetesues fakti qe nje femije nje vjec e gjysem mos te thote asnje fjale tjeter pervec AM AM kur do te haj apo te pijë?
As mama as baba asgje asgje tjeter...
Pershendetje Bebe & Vogelushe!
Jam nje nene qe e ndjek shume faqen tuaj.
Jam 26 vjec dhe kam dy vajza, e madhja 3 vjeç e 4muaj, e vogla eshte 1e 3 muaj.
Jetoj ne Itali jam vetem me burrin dhe po i rrit vetë të dyja nuk kam asnjë tjetër të më ndihmonte, sado pak me vajzat, sepse burri me punon iken ne mengjes dhe vjen ne darke,
Pershendetje!
Doja te dija a me ka dale mirë analiza ju lutem?
Pershendetje!
Do ju lutesha te me jepnit mendimet tuaja, sepse seriozisht kam shume nevoje.
Kam djalin 20 muajsh.
Si gjumin e drekes dhe te darkes nuk e ben ndryshe, vetem duke pire gjoks,
Pershendetje mama!
Jam 20 javeshe shtatzane dhe sot bera eko.
Doktori me tha çdo gjë në rregull, por stomaku i bebit është shumë i vogel dhe me ka lenë javen tjeter te bej përsëri, eko per te pare nese eshte rritur apo jo?
Përshëndetje nena te dashura!
Jam mami i nje femije 9 muajsh që eshte i shendetshem, nuk ka asnje problem.
Ceshtja qëndron tek frika ime, sa herë që dëgjoj të flitet për vdekjen në djep (SIDS), ku kam degjuar te thone, që rreziku shmanget nëse femija fle me kurriz.



Jo vetem per te vegjlit, por edhe per te rriturit era e gojes mund te jete e rende. Po perse ndodh dhe si mund ta evitojme?

- Ne radhe te pare era e keqe e gojes mund te jete e pritshme, ne rastet kur femija sapo ka kaluar temperature ose te vjella.
Te dashura nena te faqes Bebe&Vogëlushë!
Faleminderit qe keni qenë dhe jeni, ne cdo hall që kam pasur.
Kesaj radhe e kam pak keq punen.
Ja problemi, qe kam:


E pelqen aq sa "bubun",  gjirin e mamit ndoshta edhe me shume se bubu ;-) por me duhet t'ja heq te pakten gjate dites, sepse e shoh qe ne krahasim me djalin e madh qe nuk e mbante dhe filloi te fliste shpejt , kjo e imja eshte bere pertace dhe nuk denjon as te nxjerre tinguj.
Nese edhe ju jeni ne kete faze ky artikull eshte per ju ja si ta ndihmoni te heqe thithesin qe ne e quajme me perkedheli (Titin)... :-)
Thithja kenaq nevojen themeltare te nevojes per ushqim.
Eshte nje metode per te larguar friken dhe vetmine.
Gjate thithjes se tij clirohet endorfine, hormone qe japin nje ndjesi te pelqyeshme mireqenieje. perfitimet nga biberoni genjeshtar jane te shumta:
Pershendetje te dashura nena, te dashura administratore!
Kam cunin 19 muajsh deri tani e kam vene ne gjume me biberon fallco, ka 2 ditë qe s'ja jap me, se filloi ta kërkonte edhe gjatë dites, ju bë ves.


Nuk dihet nëse e ka zbuluar Estvill, sepse zakonisht përdoret mënyra e përpunuar nga pediatri me famë Richard Ferber drejtor i qendrës for Pediatric Sleep Disorders në Boston dhe publikuar nëpërmjet librit Solve Your Child’s Sleep Problems më 1985.
Mënyra e doktor Ferber mund të përshkruhet kështu:

1. Përgatitet fëmija për gjumë, duke bërë të njëjtat veprime çdo mbrëmje (banjë të ngrohtë, pizhamat, leximi i një përrallë….)
Vihet fëmija në shtrat dhe dilet menjëherë nga dhoma.
Përshendetje B&V!
Kam nje djale 6 muajsh dhe per t'ja rregulluar orarin e gjumit përdor mënyrën Estivill.
Tani nuk ngrihemi me natën, nuk e marrim në krahë dhe t'a shëtisim nëpër shtëpi, me shpatullat copë.
I vëmë biberonin fallco, kur i bie, e shumta dy herë natën.
Si ju duket si menyre?
A mund t'a perdor edhe per gjumin e pasdrekes, se nuk me gjen rehat djali?
Ju falenderoj nga zemra për përgjigjen!
Ju përqafoj!
Mirëdita nëna!
Po shkruaj nga materniteti.
Jeta ime është dy ditëshe dhe shendoshe e mirë, si kokrra e molles.
Mami ecën çalë çalë, po ska gje.
Pershendetje!
Deshta t'ju pyes a lejohen hapat, vagineta polixigran a s'e di si quhen?
Pershendetje!
Uroj t'i keni mire bebushat tuaj.
Doja te pyesja ne cfare moshe duhet te konsumoj bebi frutat?
Dhe fillimisht cilat fruta i jepen?
Rezultatet e testeve te shtatzanisë
Nese gjate nje shtatzanie te hershme 2-5 jave, testi hcg rezulton pozitiv me te dy vija shumë te theksuara (te kuqe te ndezura).
Mirëmëngjesi nëna të dashura!
Kam nje hall te madh.
Ne Shtator cuni me ben 5vjec dhe jam duke pritur nje femije tjeter.
Mirëmëngjes nena!
Desha t'ju pyes.
Jam shtatzane 35 javëshe, po nuk di te veproj se dy femijet i kam bere me operacion dhe kete te tretin me operacion do ta bej.
Pershendetje!
Sapo i kam heq gjirin fëmijës sim.
Kam afersisht 6 dite.
Ate momentin e sikletshem mendoj se e kalova,
Mirëmbrëma Mama te dashura!
Do doja të dija nëse është e mundur nga se çfarë metodë kontraceptive përdorni.
Përshëndetje  bebe & vogelushe!
Unë nesër bëj lindjen e 4-t  me operim, pas disa komplikacioneve si dhimbje mesi te lehta dhe rendësi shume ne fund te barkut eeee sesi ndihem ☺.
Pershendetje!
A jam shtatzënë?
Përshëndetje nëna!
Shyqyr që kemi këtë faqe dhe ndihmohemi në mes veti 😉👍
Kam çunin 10 muajsh për Zotin ka gati 2 javë me kollë.
E kisha te pediatra më tha nuk është ftohje, po çunit i vazhdon kolla.
Kur kollitet qan edhe nxihet.
Pershendetje Bebe&Vogëlushë!
Jam 10 javëshe shtatzanë dhe sot kam bere keto analiza.
Pershendetje!
Jam jashte teme dhe ju kerkoj ndjese...
 Ju lutem me ndihmoni nese keni informacion...
Dua t'a lind beben në Amerikë.
Pershendetje!
Së shpejti do bëhem me një mbesë.
Pershendetje bebe vogëlushe!
Ne cfarë muaj e mbajnë femijet koken drejt, se vajza ime tre muajshe
Ju lutem mund te me ndihmoni me një kopsht privat, ne zonen e drejtorise se policise ose ne bllok.
Mundësisht të ketë edhe kamera.
Mirëdita nëna!
 Me ne fund e zuri gjumi i drekës dhe mezi gjeta pak kohë tju shkruaj. Si fillim faleminderit, qe jeni dhe ndihmoni.
 Zemra ime është 7 muajsh.
 Ne muajin e 4-t i dolen dy diamantet e poshtem :).
Mirëdita nëna!
Kur sapo kishte dale nga materniteti shoqja ime, me tregoi bebin. Reagova shumë keq.
E di qe bebat janë të gjithë të bukur, por më besoni...!.
Do ju lutesha të mos me gjykoni, sepse bebi i saj ishte me të vërtetë shumë i shëmtuar, gati dukej si derrkuc...!
Mirëmëngjes nena!
Faleminderit paraprakisht për pergjigjet tuaja!
Paska qene dita, ku njerezit i gjejnë vetem difekte bebave tanë
E dashur faqe Bebe&Vogëlushë!
Vajza ime 20 muajsh e ka këmbën të futur brenda.
Kam folur me pediatrin, por thote se nuk ka asgjë serioze.
Deri këtu çdo gjë mirë, përveç kur një shoqja e kunatës sime më tha, po ju nuk shikoni fëmijën, që ecën shtrembër.
Cfare prinderish jeni kështu, po nuk e rregulluat deri dy vjeç, ju ikën goca nga duart etj etj.
Ju lutem si thoni?
Nena ju lutem me ndimoni!
Nuk di ç'të bej me vajzën 5 vjec e gjysmë, ka Parazitët (morra) ne koke.
Ja pastroj gjithmonë me dorë, kam perdorur 3 llojesh ilacesh kunder tyre si PARASIDOSE dhe HYGIA ANTI-LICE dhe nje ilac tjetër, qe s'me kujtohet me uthull gjithashtu, por si ikin perfundimisht rri nje muaj koka e pastër, pastaj kthehen prape dhe mua mi ka ngjitur e spo gjejmë derman.
Amani me ndimoni!
Më vjen shumë zor.
Gocën e laj, e nderroj perdite.
Pershendetje bebe e vogëlushe!
Jam nje vajze, qe kam nevoje per ndihmen tuaj. Kam shume te perziera, marrje mendsh dhe zverdhje fytyre .
Isha në urgjencë në daten 11 Gusht dhe më thanë, je shtatzënë, por vlera është e vogël.
Isha perseri ne doktor gjinekolog dhe me thane eshte shume heret per te te thene .
Me kane dhene disa vitamina .
Mirëdita të dashura nëna! Mezi vendosa tju shkruaj, sepse jeta ime eshte shume ne udhëkryq dhe kam kaluar nje dhimbje te madhe.
Kur isha ne universitet, ne vitin e katert u njoha me bashkeshortin tim.
Kur mbarova shkollen, u martuam dhe me pas erdhi ne jete vajza jone, drita e jetes.
Kur vajza ishte tre vjeç, bashkeshorti im humbi jeten ne nje aksident me motorr.
Nje Zot e di si do tja dilja mbanë, pa ndihmen e njerëzve te burrit, sidomos babit me mamit te tij. Qaja dite nate dhe nuk doja tja dija as per gocen. Se si kam qëlluar tek prinder me plagë, në zemër dhe njëkohësisht kaq te kuptueshëm, nuk kam per t'a kuptuar kurre.
Mirëdita nëna Bebe&Vogëlushë!
Ju falenderoj qe tani për pergjigjet tuaja!
Djali im 22 muajsh vë dorë, kur kërkon diçka dhe nuk ja japim.
Faleminderit nese e publikoni!
Le te jetë anonim ju lutem.
Pershendetje nena!
Jam ne javen e 15-të te shtatzanisë dhe jam shumë mirë.
Kam edhe vajzen 2 vjeçare.
Përshëndetje nëna!
Jeni shumë të miraa 😘😘
Unë në fillim të korrikut i kisha ciklin, këtë muaj s'më kanë ardhur 😕
Miremengjesi me shoqe!
Ju kam shkruar nje here nga profil fallco! Jam ajo goca, ulur te parku, qe e urreja para disa vitesh shoqen time te ngushte, qe kishte marre cunin, qe donte dhe te gjithe zgjidhnin vetem ate.
Akoma vazhdoj t'a kem inat edhe pse femijet e saj jane te rritur, asaj i ecte gjithcka, mua jo.
Kam lindur djalin dhe jam shumë keq.
Pershendetje bebe & vogelushe!
Unë kam 5 ditë, që kam sjellë në jetë gocën dhe me jane care shume kokat e gjirit.
Ju lutem cfare te perdor, se me duket sikur do me bjere te fiket, kur e vendos bebin ne gji, aq shume dhimbje kam.
Pershendetje!
Kam disa rroba femije 0 deri ne 3 vjec, ku mund ti fal?
1. Duhet gjetur shkaku i pagjumesise nese verte ky ekziston. Dhembet nese jane ky shkaku atehere pagjumesia nuk ka qene e vazhdueshme por me periudha kohe qe jane finalizuar me daljen dhembit.

2. Nje femije i lodhur nuk eshte i lumtur kur sfle. Mos prisni qe femija te lodhet ne mbremje sepse keshtu do fleje top naten. Keshtu sbejme gje tjeter vecse marrim efektin e kundert. Me mire ta lodhim diten duke e nxjerre ne ajer te paster te aktivizohet dhe te mare stimujt e jashtem.
Pershendetje nena!
Desha t'ju pyes rreth gjumit te fëmijëve.
Pershendetje.Si jeni?
Shitet govata për beba e papërdorur asnjëherë, me të gjitha etiketat e saj edhe vendi ku nderrohet bebi i firmes Prenatal.
Pershendetje nena!
Kam mbesen 2muajsh, ajo e mban gishtin vetem ne gojë, neve kemi merak.
Mirëmbrëma nena te faqes Bebe&Vogëlushë!
Ishim familja me e lumtur ne bote, kur mbeta shtatzane, per here te dyte.
Djali i madh eshte 5vjec.
Para nje jave pesova abort spontan.
Isha gati 15 javeshe.
Mendoj se jam e fortë, për t'a përballuar, por jam e shqetësuar, si tja them djalit, që bebi nuk është më me ne.
Ai ishte pergatitur dhe e donte shume nje moter.
Pershendetje!
Doja te shprehja dhe unë nje shqetesim, qe kam.
Jam nena e 2 fëmijëve, kam vajzen dhe djalin.
Mirëdita nëna!
Do doja të falenderoja vjehrrën time. Shyqyr që të kam moj e mirë!
S'paskeni kontradikta juve kështu? - Do thoni ju.
Aq kemi, sa s'ka, por e falenderoj nga zemra nana Tanën, se nuk ka thene kurre nje fjale te keqe, para nipërve dhe mbesave.
Pershendetje!
 U nxita shume nga tema, per te shprehur mirënjohje ndaj nje gruaje qe me plot goje i them, qe eshte nje nder njerëzit me te dashur per mua.
Jetoja në shtëpinë e saj me qera, kam nje vajze dhe me duhet te vija ne pune,vajza ne kopesht dhe oraret i kishim te ndryshme.
Miremengjesi Bebe & Vogelushe!
Ne lidhje me temen e sotme... eh jane shume gjera qe veshtire te permblidhen ne pak fjale.
Kur mora vesh qe isha shtatzane, vetem mami ime ishte me mua.
Ajo ishte prezente edhe kur bera ekon e pare, pasi burri ndodhej ne pune.
Ka qene e para, qe e pa femijen tim ne eko dhe ne ate moment i rrodhen lot te medha gezimi.
Mirëmëngjes nëna te Bebe&Vogëlushë!
Jetoj ne Itali.
Kam dy femije te vegjel, si yje.
Tani ne Shtator me duhet t'i le vetem, se do shkoj ne pune.
Asnje nuk e di çdo te thotë të jesh, pa krahë e ndihmë dhe te robtohesh për t'u paguar nje ore dhe te paguash babysitterin dhe kopshtin, mos te mbetet asnje dyshke, kur vjen.
Prinderit e burrit (ai eshte italian) edhe pse banojnë 5minuta larg nesh, as mos e mendoni tju mbajmë fëmijët (arrangiatevi, thanë, diljani mbane vete dmth).
I them te sjellim mamin tim këtu, por nuk do.
Pershendetje bebe&vogelushe!
Jam nene e nje vajze 27 muajshe, por jam shume e shqetesuar, sepse ajo flet vetem disa fjalë, si mami bab, bebi, buzi, ujë, bukë, puc dhe asgje tjetër.
Jam ne merak mos ka ndonje problem!
Pershendetje Bebe&Vogëlushë!
Kam shumë nevojë për një kujdestare femijësh.
Lexova shume tekste nga ju ne Google.
Nuk pashë diçka rreth fëmijëve, kur grinden mes vete
Është hera e parë që ju shkruaj.
Kam qene è martuar me nje djale italian, por tani jam ndare.
Gjyqi me detyron t'a çoj çdo dy javë dhe për pushime.
Kur ishim bashkë ndonjehere ma godiste djalin.
Po mua, që ma griu vjehrra, me pëllëmbë byçave, çfarë duhet të bëj o nëna?
Për cdo gje qe ben, i bie, qofte nje therrime t'i bjere ne toke, e pi e zeza.
Kam provuar me të mirë, me të keq, asnjë ndryshim.
Pershendetje!
Për sa i perket temes do doja te thoja: unë kur mami im më qëlloi ne moshën 17 vjeçare, me shkuli nga flokët, unë nga nervat ja ktheva dorën, e qellova dhe unë.
Mirëdita nëna!
E gjej veten ne temen e mesazheve te sotme. Faleminderit per keshillat, qe na ndihmojne.
Kam djalin 4vjeç.
Vitin e kaluar ankohej, se e rrihte nje shok i kopshtit.
U thashë edukatoreve te benin diçka, por ato me thane, qe djali duhet te mesonte te vetëmbrojtje, sepse e rrahin dhe nuk reagon fare.
Përshëndetje nena te dashura.
Sapo jam bere nene e nje djali te bukur. Është 15 ditësh.
Jetoj me prindërit e tim shoqi dhe vijne te na vizitojne edhe motrat e tij.
Kur dola nga materniteti, pas pak a shumë nje jave, njëra nga gocat e vogla, 3vjeç te kunates se madhe i gjuajti bebit tim të sapolindur.
Anonim ju lutem!
Jam nje nè në, qe po sa kam lindur.
Qe 4 muaj, po jam shume ligsht, pa energji, mungesë oreksi , kujtesë te dobët, veshtiresi ne koncentrim, pa vullnet etj.
Prej shumë kohësh kam dashur tju shkruaj, por me vinte zor.
Une jam nënë koti! E kuptova sot, që gocat, duke qarë, më thanë, pse nuk luan kurrë me neve, nuk të kam xhan, se ti më bërtet gjithmonë?
Kam nje vajze dy vjeç dhe nje 5.
Të dashura nëna!
Ju shkruaj, sepse jam bërë gati disa herë t'a lë burrin, se nuk biem dakort, mbi edukimin e djalit.
Djali im sapo beri 18 muajsh.
Unë i flas djalit, kur gabon, ai ndërhyn gjithmone, e mbron dhe e ledhaton.
Shkruan muret dhe kur unë i bertas, ai e puth.
Pershendetje!
Sa ditë, pasi të kalon data
Mirëmëngjes faqes sonë!
Djali im shkon këtë shtator ne grupin e madh te kopshtit.
Vitin e parë i ndërruam kopsht, sepse qante, nuk donte të shkonte, thoshte më gjuajnë edukatoret.
Pershendetje!
Jam 16 vjeç dhe kam qenë me ftohje!
Përshëndetje Bebe&vogelushe!.
Dua nje mendim nga ana juaj per nipin tim, djalin e vellait.
Eshte 5vjec dhe per nje vit te tere nuk e kam pare me, sepse une me kunaten time u zume.
Theksoj se ne fillim ishim shume te lidhura me njera tjetren.
Kam ikur nga shtepia, qe ne moshën 20vjeçare.
Pershendetje B&V !
Nuk e di, nese eshte shqetesuese apo jo.  
Dje vura re diçka te nipi im qe tani mbush 2 vjeç ....
Pershendetje!
Nese ndonjera nga ju di, cfarë të përdor, për mos të pasur probleme me gjoksin, pasi femija im mbushi dy vjec dhe dua tja heq?
Pershendetje Bebe& Vogëlushë!
Kisha për të shitur një makinë, që e shtyn fëmija dhe me BATERI punon vec helika dhe arshi ulet e ngrihet.
Përshëndetje nëna!
Jam ne moshe shume te madhe 43vjec dhe nuk kam akoma femije.
Prej shume è shume vjetesh provoj te kem femije me fekondim, por kam qene e pafat...! :(
Mjeket shohin si mundesi te fundit ovulodonazione.
Pershendetje bebe dhe Vogëlushë!.
Jam nënë e nje bebeje 2 muajshe, por ajo ka lindur me një shenjë te kuqe tek qepalla e syrit
Miredita Bebe&Vogëlushë!
Nuk e di se cfare po me ndodh.
Para dy vjetësh u bera me nje vajze.
Fillova të reduktoja oret e punes dhe ndihesha shume e lire, per te shijuar vajzen.
Isha shume e shendoshe, kur ngela shtatzane.
Pershendetje Bebe & Vogelushe
Kam djalin 20 muajsh problemi eshte se nuk me kupton, është shumë mistrec, o do t'ja arrij asaj, që do o s'ka.
Të dashur Bebe&Vogëlushë!
Ky është një mesazh, për t'u bërë thirrje kush është kunatë, kunat, të mbledhë mëndjen e kokës dhe mos të shajë më vëllezërit dhe kunatat, që mbajnë pleqtë brenda.
Ata qe mbajnë pleqte dhe kujdesen jane heronjte e sotem,po si nuk e kuptoni xhanem?
Une me burrin u kujdesem per 15 vjet me radhe, per mamin e tij, te semure dhe me kujtesen
Pershendetje faqja dhe ju te nderuara nena!
Uroj t'jeni mire ju dhe bebushat!
Desha t'ju pyes nese mund te me ndihmoni me nje emer vajzash! Theksoj qe njera vajze imja ka emrin Era.
Edhe per vajzen tjeter pelqej te jete i shkurter, shqip e me kuptim!
Faleminderit paraprakisht dhe gjithe te mirat!
Pershendetje nena te faqes !
 Kam djalin 11 muajsh dhe para dy muajsh i pashe nje thinje dhe sot i pashe nje tjeter 😓 ju lutem me thoni se çfare mund te jete
Të dashura nëna!
Kam një problem shumë të madh.
Jam në javen e 27-të shtatzanisë.
Problemi, që unë kam,  është se si do të veprojë vjehrra ime, kur të lindë bebi?
Pershendetje nena!
Doja ndihmen tuaj.
Vajza ime 10 muajshe per pak desh ra nga krevati... falë Zotit e arrita ne kohë.
Mirëdita Bebe&Vogëlushë!
Jam e re në faqen tuaj, megjithatë e pelqej shume.
Ju pergezoj!
Kam lindur ne 2007-ën me çezarian, sepse mjeket me thanë, qe bebi po vuante shume.
Si pasoje mitrën ma hoqën, filloi te me jepte hemoragji, me bene 7xhepa trasfusion gjaku.
Jam 35 vjec.
Te dashura nena!
Kam nje vajze të bukur 12 muajshe.
Kur mbaroj punët ne nje dhome dhe kaloj ne dhomen tjeter, qan, më kap nga këmbët dhe nuk me leshon.
Vazhdon keshtu per gati 20 minuta.
Mirëmbrëma B&V!
Jam mamaja e një vajze 4vjeç.
Pasi i thashë, se jam shtatzënë, babai i saj nuk është bërë kurrë më i gjallë.
Vajza ime nuk e ka njohur kurre babin, nuk ka qene kurre prane saj.
Përshëndetje!
Kam gocen 6 muajshe.
Ka tre ditë, nuk ka dalë jashtë.
Përshendetje!
Më ka zënë lija djalin, dy ditë sot.
Pershendetje!
Kam vajzen e vogel 4 vjec... por akoma ushqimin e ha te grirë ne mixer,
fruta,
vezë,
ushqim,
te gjitha.
Pi akoma qumesht, me biberon.
Ju lutem!
E kam femijen 4 vjec.
A mundem ti perdor keto shilka gjatë udhëtimit, sepse i merren mendtë,  ka te vjella shumë kur udhëtojmë diku.
Mirembrema bebe & vogelushe!
Une kam cunin 3 vjec, ka mbushur ne Shkurt.
Gjuhën, ka nje vit,  qe e ka harta harta.
E kam kontrolluar te mjeku me ka thene ka myk zorres.
Me ka dhene mjekim, po ajo vazhdon po ashtu.
Aju ka ndodhur ju kjo gje, se po behem merak?
Pershendetje

Doja te dija nese mund te postoni nje kerkesë te tille. Doja te dija nese njera nga nenat shet ndonje karrocë bebesh.
E dua per nje femije 6-7 muajsh.
Kam problem qe dy mua.
S'me kane ardhe.
Kesh te gjinekologu me tha çist.
Miredita faqes Bebe&Vogëlushë!
Kam shkruar edhe një herë per kete problem, por gjendja vazhdon po njësoj. Djali ynë eshte 14 muajsh dhe vuan nga diarrea.
Nuk ndodh te shkarkohet shume here ne dite, por ndodh per shume muaj me radhe.
Del dy here ne dite, e shumta 3.
Miredita nena!
Une jam edukatore, por ju shkruaj me kerkesen e nenes se nje fëmije, qe eshte shume ne merak, per djalin.
Ajo me pyeti dhe meqë faqja juaj është e sigurtë, që jep përgjigje, vendosa t'a diskutoj me ju njehere, para se ti jap ndonje ndihme nenes.
Pershendetje nena te dashura!
Im bir është 3vjeç dhe është me gastrointerit.
Ka vjellë shpesh, por një ose dy herë me pika gjaku të errëta.
Mirëdita nena Bebe&Vogëlushë!.
Djali im pati temperaturë të lartë të dielën.
Arriti pikun në 39.3.
E mbajtem me Takipirinë supost dhe pati te vjella.
Pershendetje!
Jam e interesuar per nje karroce binjakesh te perdoruar.
Pershendetje mama!
Uroj t'i keni mire bebat!
Sapo mora pergjigjen e analizave te vajzes time nje vjec!
 Te them te drejten nuk me durohet sa te gdhihet e te shkoj ne pediater apo hematolog!

Përshëndetje nëna!
Doja t'ju pyes se a ka ndonjera pervojë apo a ka dëgjuar,
Mirëmbrëma B&V!
Si kaloni nëna.
Kam një djalë 2vjeç, që ka kërthizën shumë jashtë barkut.
Përshëndetje nëna!
Jam mami i nje femije 4muajsh.
E ushqej me gji
Komplimente per 19.000 like-t.
Uroj qe te shtohen edhe me shume.
Shes nje akuarium me permasa 30-35 cm.
Kur je shtatzanë, nga se mund te vijnë të vjellat,  ju lutem?
Pershendetje nena!
Kam nje shqetesim.
Kam dy mace ne shtëpi, mi ka sjell kunati nga Italia, se u shperngul ketu ne Shqipëri ato jane te vaksinuara qe te vogla.
Pershendetje!
Eshte hera e pare qe ju shkruaj.
Doja te dija nga eksperiencat e mamave se sa muajsh ka filluar femija te kthehet permbys?
Përshëndetje Bebe&vogelushe!
Kam disa dite, qe kam pëlqyer kete faqe dhe vendosa tju shkruaj per nje problem te madh me vajzen tone, kur mami eshte ne pune, sepse vajza jone 28 muajshe e ben kaken si foshnje e porsalindur, të butë, si krem dhe ç'është më e vështirë për babin, me erë shumë të rëndë.
Pershendetje Bebe Vogëlushë!
Kam ne shitje serdilen e bebave per ne makine. 0-18 kg.
Pothuajse e paperdorur fare.
Mirëmbrëma gocave te Bebe&Vogëlushë!
Sikur gjejme qetesi kur shkruajme. :)
Sapo kam lindur bebin tim te pare, me pak vuajtje, si cdo lindje, po hajt me, kaloi.
Çdo gje shkon mire, pervec faktit, qe nuk pata qumesht gjiri.
Çfarë do bejme me keta femijet tane moj nena?
E madhja trembedhjete vjec kishte shkuar te një shoqja e saj, dje në darkë dhe kishte hequr vetullat.
Nuk i gjuajta, por u nxehta jashte mase.
Të nderuara nëna te Bebe&Vogëlushë!
Ju pershendes kudo qe jeni dhe uroj te jeni mirë.
Unë gjithmonë kam dashur një fëmijë, por tani më është kthyer në fiksim.
Mirëmbremà nena!
Kam nje merak
Kam djalin 3 vjec .
Ka ca dite qe rri shtirë, pi shumë uje e rri shtrire .
Mirëmbrëma B&V!
Po ju shkruaj nga spitali!
Ka kaluar një muaj nga lindja dhe vajzën time nuk e kam marrë kurrë në krahë.
Ka lindur me malformacion ne zemer dhe e kane bere operim, kur mbushi 10 ditëshe.
Mirëmbrëma B&V!
Vajza ime 8 muajshe kishte sot vaksinën esevalente (nuk di si thuhet shqip, jetoj në Itali), bëri vetem dy dozat e para, por pa bere pneumokokun.
E lashe per t'a bere, pas një muaji , por meqë nuk e çoj në çerdhe, rri ne shtepi ta shtyj edhe pak më vone?
Miredita nena!
Jam mami i nje vajze dy vjec dhe po perpiqemi, për nje femije tjeter.
Para goces kam pesuar dy herë abort spontan.
Problemi im eshte nje enderr qe pashe dje.
Përshëndetje Bebe&vogelushe!
Jam gati 40 vjeç dhe nuk jam bere kurre mami.
Jam martuar shumë vone.
Kemi shume vjet, që kërkojme te kemi nje femije por nuk kemi mundur.
Mirëmbrëma nëna të dashura!
Nuk kam shume dite, qe kam pelqyer Bebe&Vogëlushë dhe mund te them, qe eshte nje faqe mjaft e vlefshme.
Ndoshta kjo e imja mund tju duket gje e pavlere, por une kam nevoje te qetesohem për djalin tim 4 vjec.
Përshëndetje te dashura nena!
Kam nje plage ne zemer...
Para 9 muajve humba bashkëshortin tim te dashur, njeriun e vetem te jetes sime...
Tungjatjeta goca!
Kam nje vajze 8 muajshe, e cila eshte shume, shume e ngjitur pas meje.
Sa më shume kalon koha, aq me shume me ngjitet mbrapa.
Muajt e pare nuk dilja dot nga dhoma, se ulërinte duke u perplasur ne tapet, por të paktën rrinte në krahet e xhaxhit, hallave, gjysherve etj.
Tani uleret me te madhe, sa ta prekin pak, nuk e le dot as ne krevat, as ne relaks, se ja jep ulerimes Nuk do të më lëshojë asnje cast!
Eshte tekanjoze apo ka dicka tjeter, serioze?
Nje here e kam lene te qaje edhe gjysmë ore, por nuk pushoi, u dorëzova.. Ju lutem me tregoni sipas pervojes suaj!
Cfare t'i bej?
Po cmendem!
Miredita nëna!
Jam një nene ne pritje te nje bebi.
Jam 28 vjeç dhe ne muajin e 8-të te shtatzanise.
Jam e sigurte, qe do ma vini fajin mua, por ju betohem, qe nuk e bej me qellim.
Shes nje karrocë fëmijësh.
 80 mijë.
Eshtë perdorur vec nje herë.
Pershendetje Nena!
Së shpejti vjen në jetë im bir!
Akoma nuk kemi vendosur per emrin.
Ju lutem me ndihmoni me emra qe fillojne me shkronjen E.
Faleminderit!
Miredita Bebe&Vogëlushë!
Po ju shkruaj për shoqen time më te mire.
Eshte me te vertete ne gjendje shume te dhimbshme.
Foshnja e saj eshte shtruar prej 10 ditesh ne reanimacion.
Ju lutem ma publikoni kete po patet mundesi!
Kam këtë karrocë dhe ndërrues bebi 100 mijë lekë te vjetra ..
Jane te perdorura!


Ajo cka duhet te beni eshte vetem te qetesoheni dhe te ndiqni keshillat e faqes sone!
Per te tjerat mendojme ne! 😊
Vetem ne ditet e para te jetes sidomos ne ato te maternitetit foshnja jone mund te ndjeje te ftohte ne vere.
Ja perse sapo te ktheheni ne shtepi foshnja nuk duhet mbuluar shume, sepse nena mund te rrezikoje seriozisht ta semure femijen. Duhet te kujtoni gjithashtu se pelena eshte e perbere nga material plastik dhe gjate veres temperatura trupore tenton te ngrihet.
Pra nena!
"Faji" për djersën gjatë periudhës së adoleshencës është në pjesën më të madhe i hormoneve.
Edhe higjena luan rol të rëndësishëm.
Adoleshentët duhet të kenë një raport të mirë me ujin dhe sapunin, sepse merren me sport, kalojnë një pjesë të madhe të kohës, në vende të tubuara, në klasa, veshin rroba, që nuk lejojnë frymëmarrje të lëkurës, jo të tejdukshme, si psh xhinset apo bluzat sintetike.
Pershendetje!
Jam një vajzë 17 vjeç dhe kam nje problem shumë të madh me sqetullat dhe bërrylat.
Miredita nena!
Kam nje problem me djalin tim 5 muajsh.
Nuk fle gjume, e ka shume te vështirë ta zërë.
Sytë i rrinë të kuq dhe i ferkon, duket qartë që ka gjume gjithmonë, por nuk do të flerë.
Ngrihet shume shpesh naten, se i shpeton biberoni gënjeshtar dhe nuk e ze gjumi, po nuk ia vure.
Pershendetje nena!
Jam nena e nje vajze tre vjeç dhe eshte shume agresive, psh kur e puthin, kur i marrin lodrat fëmijët e tjerë, kur i prekin gjërat personale etj.
Ndoshta e kemi edhe pak vetë fajin, sepse e kemi pasur hyr e dil nga spitalet dhe nuk i bërtasim kurrë.
E dashur faqja Bebe&Vogëlushë!
Të pakten per mua kjo keshille që po ju kerkoj eshte shume e rendesishme.
Kam dy vajza njera 10 dhe tjetra 8 vjec e gjysmë.
Jane shume te shkathëta dhe kureshtare, ndonjehere edhe me shume sec duhet.
Nuk kam ku t'i le, kur me duhet te bej pazaret dhe i marr me vete. Ka pasur disa raste, kur kam blerë pecetat higjenike dhe më pyesin gjithmonë, pse i blej.
Përshendetje nëna!
Ndoshta eshte akoma heret, sepse vajza ime eshte vetem nje vit e gjysmë, por prinderit e burrit, po bejne plane per pushimet dhe e duan atje gjate veres.
Te them te drejtën ata kane shtepine e tyre ne mal, ne fresk, shume mire, per kete vape, qe ka plasur.
Pershendetje Bebe & Vogelushe!
Ju lutem mund ta publikoni?
Jam në kërkim të një cerdheje,
Pershendetje, e di qe ska te beje me femijet, por ndoshta dikush ka ndonje eksperiencë te ngjashme. Nese e mendoni te duhur, ju lutem publikojeni!

Pershendetje kam disa dite qe ka filluar te me dhemb kemba pafund , filloi fillimisht te gjuri dhe tani është shpërndarë ne tere kemben.
Ju lutem publikojeni!
Jam ne javen e 19-të dhe nuk e degjoj bebin te levizë.
Shtatezania e dytë.
Kam bere prove te ha gjera te embla e cdo gje tjeter.
Ju lutem anonim!
Preshendetje te dashura nena!
Shpresoj ti keni mirë bebet .
Desha tjua bej nje pyetje.
Jam shtatzënë në muajin e 3-të dhe kam dhembje gjoksi.
Mirëdita nena te dashura!
Kam nje djale te mrekullueshëm 14 muajsh.
Po mendojme te nisim edhe nje femije tjeter.
Me thene te drejtën i trembem nje femije tjeter, edhe pse nuk me pelqen t'a le djalin vetem, por jam gati 40 vjec.
Të dashura nëna te Bebe&Vogëlushë!
Jam mami i dy fëmijëve te mrekullueshëm, 5 dhe 10 vjec.
Nëse puthemi apo përqafohemi vajza e madhe na bërtet me sa ka në kokë, na thote boll dhe mbyllet ne dhomen e vet, duke qare.
Jam në pritje të trinjakëve!
A ka ndonjera nga ju nena ndonje ide, se ku mundet te gjej karrocesh trinjakesh ne Shqipëri,
Pershendetje!
Uroj të jeni mirë?
Ju lutem a mund të me jepni një mendim?
Përshëndetje nëna ...!
Kam cunin 9 muajsh dhe shyqyr ka dashte Zoti me shëndet shumë mirë ka qen.
Që 7 muajsh filluan grindjet e dhëmbëve, po të lehta i dolën kicat dhe dhëmbët e syrit, po ka që 3 ditë që më ka temperature mbrëme 40 i shkoj edhe sot 39+4 vija
Hello!
Dua tju bëj një pyetje.
Kam nje foshnje 1 vit e kam ende ne gji dhe s'do ja nderpres ende, por une jam prapë shtatzenë per femijen e dytë.