Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Përshëndetje Bebe&vogelushe!.
Dua nje mendim nga ana juaj per nipin tim, djalin e vellait.
Eshte 5vjec dhe per nje vit te tere nuk e kam pare me, sepse une me kunaten time u zume.
Theksoj se ne fillim ishim shume te lidhura me njera tjetren.
Kam ikur nga shtepia, qe ne moshën 20vjeçare.

Kur ngela shtatzane, nipi per nje jave te tere nuk me afrohet fare, sepse nuk kuptonte pse u largova.
Atehere une vendos t'a marr shpesh ne shtepi dhe duke pare, qe kisha bebe te barku, filloi të kuptonte pse nuk e takoja me.
Pastaj një vit te tërë, sic ju thashë, nuk me linte më kunata, t'a shihja nipin.
Pas nje viti ne u pajtuam.
Problemi im i madh është se ai nuk më njeh më.
Më thote halla, por nuk me njeh dhe nuk mban mend as mua, as shtepine.... Rralle ndonje loje me te cilen lozte, por asgje me shume.
Si është e mundur te harroje gjithcka dhe ne?
Si tja bej, qe ta ndihmoj te kujtohet?
A eshte e drejtë t'i shpjegoj gjithcka, si me zor...?
Do jua dija per nder, nese me ndihmoni!
Faleminderit te gjithave dhe administratoreve per publikimin!

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur mike e faqes sonë!
Fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj marrëdhënieve të të rriturve dhe ndryshimeve emocionale mes tyre.
Me anë të kësaj harrese të përkohshme, ata ruajnë veten nga lëndimi, të cilit i frikësohen.
Jepini pak kohë dhe do të kujtohet për gjithçka, pa qenë nevoja të forconi atë dhe veten.
Pak e nga pak do t'i kujtohen si ambjenti ashtu edhe sa ju ka pasur xhan.
Përshëndetje të përzemërta!