Mirëmëngjes faqes sonë!
Djali im shkon këtë shtator ne grupin e madh te kopshtit.
Vitin e parë i ndërruam kopsht, sepse qante, nuk donte të shkonte, thoshte më gjuajnë edukatoret.
Vitin e kaluar gjendja u përmirësua goxha, por nuk di çfarë të mendoj, sepse ai kujton gjërat dhe nuk e marr vesh, a i ndodhin edhe në kopshtin e ri, apo thjesht ka kujtime të këqija, nga kopshti i meparshem.
Thote me gjuajnë dhe më dhemb, por nuk qan më kur iken.
Edukatoret e reja me thone, se nuk e ka te lehte te beje shoqeri dhe eshte pak i dhunshem me fjale, jo me veprime.
Doja t'ju pyesja nëna :ju si mendoni, djali eshte mirë në kopshtin e ri apo duhet t'i besoj atyre që me thote, se vazhdojnë ta rrahin edhe ketu?
Si t'ja bej?
Ju falenderoj për vëmendjen dhe ndihmen!

1 comments:
Mirëmëngjes e dashur nënë e faqes sonë!
Nëse zakonisht djali juaj nuk gënjen dhe nuk përdor dhunë verbale apo fizike, ndoshta do ketë ndodhur diçka.
Nuk ka arsye për të mos i besuar.
E vërtetë ka shumë raste, që fëmijët nuk duan të "zhgënjejnë" prindërit e tyre i zmadhojnë gjërat, i ndryshojnë apo i fshehin, sepse i dëgjojnë të flasin gjithë kohës për atë, që ndodh në kopsht,por nuk më duket, se ky është si rasti juaj.
Nëse mundeni pyeteni, në mënyrë më të hollësishme duke i hyrë sa më shumë thelbit të çështjes dhe pse jo të kërkoni ndihmë më specialiste.
Fëmijët, kur shohin se prindërit i dëgjojnë, i kuptojnë, u qëndrojnë pranë, ndryshojnë sjellje shumë shpejt.
Edhe fakti, që përdor fjalë "të dhunshme" mund të jetë "një tekë", që tregon se ka nevojë t'a dëgjoni.
Na rishkruani sërish, kur të fillojë vitin e ri shkollor, nëse e shihni te arsyeshme
Përshëndetje të përzemërta!
Post a Comment