Reklame

Follow by Email

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje te gjithave!
Jam jashtë teme, po doja nje ndihmë me fjale.
Kam dalë me veshin e mesit dhe nuk qendroj dot ne kembë me bien si te fiket e me merren mendtë
Kam marrë mjekim dje, po doja te dija e ka kaluar ndonjera nga ju dhe sa ditë ju ka mbajtur, kur keni filluar mjekimin?
Ju falenderoj!
Pershendetje!
Kam vajzen nje muajshe, por ajo qe me shqeteson eshte se po Mi mbyllet shume shpejt " I buti I kokes" . Pyeta vjehrren me tha,ska problem eshte femij I mbare... Lexoj ne internet rreth te butit te kokes,thuhej qe nuk eshte mire...tani une nuk di kush eshte me e drejta,ajo qe thote vjehrra apo ajo qe lexova une...ju lutem me tregoni nga njohurite tuaja
Pershendetje!
Jam ne hall moj nena dhe kam nevojë per ndihmen tuaj.
Kam vajzen 6 muajsh dhe nuk e pi qumeshtin moj nena,  gji skam pasur, mirëpo ja kam provuar te gjitha llojet e qumeshtit keshtu me ka keshilluar pediatri mirëpo pa sukses.
Tash kam filluar ta ushqej sepse vajza per 24 orë pinte vetem 300 ml.qumesht eshte dobesuar shumë dhe nuk shtonte peshë, mirëpo tash qe kam filluar me ushqyer ha shumë mirë., mirëpo jam ne merak qe nuk pi qumesht thuajse fare. Edhe sikur të mos i jap me ngrënë prapë se pi qumeshtin.
Cfare të bej mendihmoni ju lutem ...
..Perqafime per ju dhe bebet tuaja!
Pershendetje nena!
Mund të me thoni ''sekretin'' qe mund te sjell dhe une ne jete nje vajze, sepse e deshiroj shume. Pa paragjykime ju lutem!
Faleminderit!
Pershendetje mama!
Une kam nje shqetësim.
Te fundit i pata me 20 Gusht dhe sipas gjinekologut jam 5 javëshe e 2 ditë, po dy ditë pata si periodat po me ngjyrë kafe.
Qeshë te mjeku per kontroll, më tha eshtë gjak i vjeter, s'ka rrezik deshtimi me mori gjakun per me këqyr sa javëshe jam tamam se aty ne eko nuk mundi me dalluar diçka. Sa javëshe shihet embrioni!
Ju lutem kush di dhe a ndodh me pas pak perioda kur je shtatzane?
Ju lutem publikojeni anonim dhe faleminderit per keshillat!
Mirëdita nena!
Dua nje mendim nga ju.
Po tentoj per nje shtatzani.
Me janë vonuar 14 ditë, por ende skam berë test shtatzani, pasi muajin e kaluar mu vonuan 14 ditë dhe asgjë.
Shqetësimi im eshtë se nga dy ditë kam sekrecione ngjyrë pembe!
Cfarë me sygjeroni?
Pershendetje!
Do doja te pyesja nenat e faqes, nese ndonjera ka provuar te udhetoje ne muajin e 8-te te shtatzanise drejt Amerikës apo nqs mund te dine ndonje eksperience te tille nga te tjeret?
A perben ndonjë rrezik ne rastet e shtatzanive normale?
Faleminderit!
Pershentetje nena!
Kam djalin 3 muajsh e kam me gji edhe qumesht Aptamil 1, por sapo pi qumesht del jashtë gjate pirjes .
Pediatria me tha ti nis qumesht lope, sepse nuk ja tret stomaku qumeshtin e farmacise.
Si mendoni ti ndërroj qumeshtin me Plasmon?
A ka ndonje mami ne nevoje nga Shkodra ketu ti dergoj neser disa rroba dimerore per moshen 3-4 vjec? Djemsh
Pershendetje! .
 Jam 4 muajshe shtatezanë e kam femijen e dyte, por nuk kam shumë zhvillim.
 Bark nuk kam shumë dhe levizjet e bebit nuk i kam ndjerë  ende. Ju lutem nena se jam shum ne merak me ktheni prgj. Ju flm ju uroj gjith te mirat ne jete... ju lutem posrojeni
Përshendetje Bebe&Vogëlushë!
Do doja te me ndihmoni me mendimet e nenave te tjera, sepse jam shumë ne dilemë...
Jam nje nene e cila kam nje djalë dy vjeç. Doja te filloja punë e ta coja djalin ne nje cerdhe private. Çerdhja i ka kushtet shumë te mira, por me kanë futur frikën, me thonë mos e dergo se eshtë i vogel, do e rrahin, do rrijë gjithë kohes semure e nuk po di si me vepruar.
Ju lutem me ndihmoni nga eksperiencat tuaja!
Faleminderit!
Anonim ju lutem!
Kam shkruajtur rreth gjysem viti me parë!
Kam marrë pergjigje sot, kam po te njejtin hall
Jam perseri ajo vajza qe isha ne hall per kunaten qe u kthye perseri te jetoj ne shtëpinë  tonë.
U bënë 9 muaj qe janë kthyer këtu.
Ne fillim cdo gje ishte ne rregull se vjehrria me kishin porositur  qe unë duhet te jem e mirë me kunatin kunaten femit
Ok cdo gje shkonte ne rregull deri kur filloi vjehrri me na shti ne grindje me kunaten, me thoshte mua mos i bëj  punët ti nga kjo pjesë ku rri ajo me fëmijët e vet, le ti bëjë vetë!
Ok un fillova te veproj cfarë me thoshte vjehrri.
 Mua me thoshte kështu, kunates i thoshte tjeter muhabet, ne sy te burrit me shante mua nusja jote s'bën, kështu sapunin,  ashtu sapunin, isha shtatzanë e linda fëmijën.
Tash e kam 5 muajsh.
Na ziren me kunaten se ajo ka djalë e vajzë, unë kam djalin me te madh edhe djalin qe e linda tash 5 muaj.
Çdo problem e kam kaluar ok qe mos e merzit burrin se eshtë tip i qetë, i mirë, aman dita qe vjen familja burrit po me ftohin me burrin, me kanë ftohur nga jeta motrat, vjehrri, vjehrra edhe kunati me kunaten qe u kthyen te banojnë ke ne ma kanë merzitur jeten.
Tani mbas shum e shum vuajtjesh 9 muaj e mbajtem ne shpin tonë me te ngrenë, me te pirë asnjë cent nuk ka futur ne shtëpi per 9 muaj.
Gjeti apartament,  po e ka marrë ne emer te vjerrit se vet esht ne borxh te madh thksoj jemi jashtë shtetit,  tani vjehrra si e ndihmoi djalin e vet me cdo gje me hedh fjalë mua, fëmijët  nuk m'i do, m'i largon kur jam vetë me fol pa sjellje, kur eshtë burri ben sikur ska gjë!
Po cmendem oj nena nuk di si te shpjegohem po me shtien ne depresion, burri nuk reagon fare me thotë ashtu te duket ty vjehrria e blen materialin per shtëpi tashmë 3 vjet bashkëjetuan veq me mua me burrin ka 9 muaj eshtë kthyer kunati ay s'shtien as 1 cent ne shpi burri im shtien gjith te ardhurat, shkon vjehrra ne market, blen cfarë i hahet kunatit femijeve te atyre.  Çfare dua unë burri dhe djali im nuk sjell asnjëherë kunata bën ndonjë gabim problem ato me kthehen mua bëj unë me kthen mua nuk di si te reagoj...  thashë po cmendem tash vjehrria thonë do ti shesim apartamentet do dalim me qera,  unë u them rrini me njeri djal o me mua o me kunatin ato sduan burri me thotë esht faji yt se ti ua kethen fjalen kur ato te thumbojn si mendoni nena vetem njeren kunatë e kam ne anen time nusen e madhe aman shumica jan ato qe sme duan shumë herë.
Kam shkuar te mendoj deri te vetvrasja te shpetoj nga ky ferr qe kam hyrë, burrin e dua me do familja im s'di  asnjë gje cfare behet me mua 😢😢😢 faleminderit nese me keshilloni te pakten ma hiqni merzinë se s'kam ku te shprehem 😢😢 Kjo eshtë e gjitha shpresoj te ne lehtesoj sa do pak anonim ju lutem!
Nese ka mundesi kur te publikoni historinë time, nese mundeni me lajmeroni faliminderit shumë do ua di per nder eshtë faqja qe me pelqen me se shumti lehteson hallet e shum nenave se kur shprehesh diku te ben mir
Pershendetje nena te nderuara!
Kam djalin 18 muajsh, dua ta heq prej gjirit, sepse me duhet te mbush dhembet dhe kam frikë se mos gjëlperat mi bejne keq djalit mirëpo e kam shumë te vështirë, se e kerkon shumë shpesh sidomos naten!
Ju lutem kam shumë nevojë per mendimin tuaj...!
Gjithë te mirat!
Pershendetje Mama!
Ju lutem me ndihmoni me ndonje emer te bukur per vajza.faleminderit
Mirëmbrema nena!
Me kaloi vajza një copë te vogel varaku ne goje. I shkoi poshtë.
Ka ndonji rrezik se jam ne siklet tani?
Ju faleminderit!
Pres ndonjë pergjigje ju lutem!
Pershendetje!
Me duhet nje karroce per binjakë me cmim ekonomik.
Karoca te jetë praktike dhe ne gjendje te mire.
Mbase shet ndonjera. Lutem publikojeni ne faqen tuaj!
Shumë faleminderit!
Pershendetje nena te palodhura!
Kam nje problem me vajzen time, 3 vjec gati, sa filloi te shkoje ne kopsht ka filluar e ma ben cicin ne mbathje e me vone tregon per te shkuar ne banjo ( dhe aty ben) pampersin ja hoqa kete vere dhe nuk kish probleme pasi shkonte e bente vete,me eshte kthyer ne stres pasi cdo 10 min i them do shkojme te banja? Ne shtepi shkon me shpesh ne tualet pasi kurse ne kopesht gjithmone kur shkoj e mar me thone e nderruam se e beri.Nuk di me si tja bej,nje keshille ju lutem ( pampersin ja ve vetem naten) flm,ti keni mire bebushat
Ju lutem publikojeni
Ku behen ekot koksofemorale?
Te jeni mirë!
Kalofshi mirë!
Pershendetje!
Faleminderit  nqs me ndihmoni!
E cova femijen para pak ditesh te bente vaksinen e 1 vjecit, por nuk ia kisha filluar vezen dhe nuk ia bene dhe do shkoja mbas 2ditesh.por nje mama aty m thotë mos ia be vaksinen tani prit te kalojnë dhe disa muaj se ndikon n tru.
Si eshte e mundur po keto vaksinat qe i kam bere deri tani jan apo nuk jan te sakta.Aman se po tmerrohemi me cpo degjojme.2-Kam dy dite qe dua ti heq gjoksin por cte bej biberonin se do qumesht tjeter jo .dhe biberonin fallco ka muaj qe e ka len.po per te ikur qumeshti +te mos kem dhimbje nga qumeshti si te veproj.
Të dashura mama!
Ju kam si motra dhe besoj shumë tek ndihma juaj, ndaj dua të ndaj me ju një problem që po ma gërryen zemrën për së gjalli. Kam një djalë dhe një vajzë. Djali 17 vjeç dhe vajza 14. Me djalin nuk kam asnjë problem, por vajza po më vuan shumë në shkollë. Përditë e ngacmon një shok klase me batuta dhe gjeste "të rënda" erotike.
Të shtunën ishte kulmi i kulmeve... më vjen në shtëpi duke qarë me ngashërim dhe duke më thënë që nuk shkon më në shkollë. Ai djali i kishte marrë vizoren e teknologjisë vajzës sime dhe m'u në mes të shokëve e kishte vënë afër organit dhe e tundte poshtë e lart... pastaj e kishte detyruar vajzën t'a merrte në dorë dhe të vazhdonte detyrën e teknologjisë. O Zot si nuk u çmenda atë ditë nuk çmendem më!
Kam folur në telefon një here me prindërit e djalit, por ata ma mbyllën në fytyrë duke më sharë "një familje shqiptarësh m... " Nuk di çfarë te bej se edhe me mësuesit kam folur, por e kane marre si djaloshmerira "ragazzata". Ju lutem nena. Jam e deshperuar! Jam kaq keq... djalin tim dhe burrit nuk mund dhe dua t'ua them se kam hall se zihen, futen ne sherr.
Kam dy dite qe vetem qaj bashke me gocen.
Ju lutem me ndihmoni, si t'a zgjidh kete hall!
Ju faleminderit nga zemra dhe jua paca borxh cdo ndihme tuajen!
Zoti ju dhente jete familjeve tuaja! Faleminderit!
Amison Veshje e re fëmije Set në formë zemre Stampa Bow Carina 2copë Kids Set T-shirt + pantallona (90, Rozë)
Për t'a porositur me ofertën më të fundit të leverdishme klikoni KËTU


Me afrimin e stinës së dimrit Bebe&Vogëlushë sjell pranë jush gjigantin Amazon . Mos humbisni sfilatën e re superofertë të xhupave për Bebe&Vogëlushë!
Për të porositur zgjedhjen tuaj klikoni këtu
Pershendetje!
Jam nje nene kam cunin 2 vjec e gjysmë dhe ka ca kohe qe i ka dale nje pucerr ne dore, por brenda ka gjak dhe sa vjen i zmadhohet!
Ju lutem kush me ndihmon me ndonje keshille apo ka nevoje per doktor!
Pershendetje!
Interesohem per nje karrige makine per femije mbi nje vjeç.
Kush ka per shitje, me nje çmim te favorshem, ju lutem komentoni, ju kontaktoj me pas ne mesazhe.
Faleminderit Bebe & Vogelushe!
Mirëmbrema nena te kesaj faqeje kaq te mrekullueshme!
Nje mikja ime eshtë shtatzanë eshte ne pritje te nje bebusheje mirë, por ata janë pa pune dhe gjendja ekonomike esht shumë e dobët, le te themi skamje
Nena bie ne gjume njehere me buke e njehere pa buke.
Ju lutem ka mundesi ta ndihmoje me cte ketë mundësi,  qoftë rroba per bebin qoftë dhe rroba per nenen, sepse po afron dimri dhe nena s'ka c'te veshi!
Ju lutem mos ofendoni sepse ajo nene ka nevoj per ne
Kush te deshiroje ta ndihmoje le te komentoje se i shkruaj un ne inbox.
Flm
Pershendetje!
Ju lutem a mund te pyesni nenat?
Kam djalin 5vjeç dhe dua t'i bej vaksinen e kesaj moshe, por kam shumë frike nga pasojat qe mund të kete...
Ju lutem me tregoni eksperiencen me femijet tua dhe sa rrezik ka per tu bere femija autik!
Faleminderit!
Pershendetje!
Me duhet nje sexholino per makine.
Nese shet ndonjera? Faleminderit!
Pershendetje!
Dua te ndaj nje shqetesim bashkë me ju gra dhe vajza!
Jam 21 vjec jam e martuar dhe ka dy vite kam problem me ciklin menstrual?
Çdo muaj me vonojnë nga 5 dite 1 jave nga data nganjeherë kalojne 2 muaj dhe s'me vijne fare.
Tani kisha kohen para 1 jave qe duhej te me vinin, kam dhimbje ne fund te barkut dhe kur teshtij me dhemb, me jep siklet!
Citoj burrin e kam jashtë vendit dhe nuk ka mundesi shtatzanie.
Jam ne merak sepse isha tek gjinekologia me ka dhene ilaçe per 6 muaj, po bej 4 muaj qe kam pire dhe sikur s'po me japin ndonje rezultat.
Desha te dije ne qoftë se i ka ndodhur ndonjeres nga ju ky problem dhe ka ngel shtatzanë per arsye se kam frikë nga kjo qe s'do mund te ngeli shtatzanë. Sepse ca gra qe i kam shpjeguar me kane thane ke shenjat si grate ne menopauzë dhe jam ne ankth.
Ju lutem nga zemra nese ndonjera nga ju eshte provuar te me sqaroj diçka rreth gjendjes se saj... 😕
Përshëndetje nena!
Me falni se jam jashtë teme po kam shuuumë nevojë per mendimet tuaja.
Po kaloj nje traume te vertete!
Sot u be 10 dite qe jam operuar jashtë shtetit se vuaja nga nje semundje... qe operacionin nuk ma benin ne Shqiperi.
Opo shyqyr Zotit te madh doli shum mire kam akoma dhimbje, por per mua me sh rendesi tani eshte gjendja psikologjike.
Arsyetoj dhe vazhdoj te jem po aq e bindur sa ne ato caste qe cdo gje eshte e vertete.
Doktoret donin te me vrisnin te me mbanin per eksperiment!
Ma thanë ne momentin qe po me dilte narkoza ne terapi itensive qe operacioni ka dalë shume mirë, po ti duhet te vdesesh se na duhesh neve per eksperiment ... cfare nuk kan berë per te me dobesuar zemren ose per te ma pushuar por fale te madhit Zot dhe lutjeve te mia ne ate nate nuk ja arriten.... te gjithe me thone qe e ke nga anestezia s'ka kurrsesi te ndodhi nje gje e tille... pooor ju betohem i kam pa dhe degjuar te gjitha me sytë dhe veshet e mi.
Uroj mos te ju kem shokuar po ne te vertetë s'jam mirë prandaj kerkova nje mbeshtetje tek ju.
Respekte!
Pershendetje Bebe&Vogëlushë!
Te me falni se e di qe jam jashte teme, por te lutem po pate mundesi publikojeni kete njoftim dhe ne rast mospostimi ju mirëkuptoj.
Me duhet edukatore me eksperience dhe te kete mbaruar ciklin e ulet ose shkollen per edukatore te interesuarat te komentojne dhe i kontaktoj une.
Te shikojne dhe sms te others se mund te shkoj atje sms im!
Pyetja ështe kjo:
A mund te ngelesh shtatzane 3 dite para ciklit menstrual?
Mirëmengjesi nena!
Problemi im i vetem eshtë qe vajza ne Dhjetor mbush 5 vjec dhe kam vendosur ta ve te flejë ne dhomë, veçse s'po mundem dot. Me duket dikur do e kem larg e sikur ma merr njeri. Dhomen ja kam berë gati, po i them vetes he dhe sot do e mbaj ne dhome pastaj e mbaj ne dhomen time dhe burri me thotë coje tek dhoma vet he dhe sot i them un te flejë me ne dhomë goca ka qejf te flejë ne dhomen e vet thotë Mami hajde ta zbukurojme dhomen time!
Cte bej nena?
S'po mundem dot ta heq nga dhoma ime vajzen me vjen te qaje kur e mendoj!
Pershendetje nena!
Periodat kisha ne datë 1 dhe nga data 4 e ketej kemi tentuar per shtatzani.
Mua nuk me durohej dhe dje bëra nje test dhe doli negativ.
Mos eshte heret? Kur duhet ta bej tjetrin?
Nderkohe qe kam gati nje jave qe me dhemb mezi dhe fundi i barkut.
Ju faleminderit!
Pershendetje!
A mund te me tregoni nje gjinekolog ne Tirane?
Jam shtatzene ne javet e para, por kam infeksione E Coli (me koloni te pa numerta).
Nuk e di cfare te bëj?
A guxoj te marre antibiotikë?
Pershendetje Bebe & Vogelushe!
Doja ndihmen tuaj per te gjetur nje emer te bukur per djem pasi po kemi veshtiresi. Deshirojme qe te jete shqiptar dhe me kuptim. Mgjth cdo emer te bukur qe ju vjen ndermend e mireprisnim. 👶🏼 Gjithe te mirat!

Pas ushqimi, të porsalindurit mund t'i ndodhë nxjerrja e qumeshtit.
Në ditët e para pas lindjes kjo mund të shkaktohet nga zhvillimi ende jo i plotë i muskulit që gjendet mes ezofagut dhe stomakut.
Arsye të tjera mund të jenë myku, kollitja, sasi e madhe e qumeshtit që pi foshnja, ose nëna mund t'a ketë pozicionuar foshnjën në mënyrë të gabuar gjatë vaktit, duke e mbajtur shtrirë dhe kështu ajri i thithur me qumështin nuk mund të dalë jashtë.

Nëna në rast vjelljeje pas vaktit duhet të ketë parasysh disa këshilla:
T'i japë foshnjës sasinë e duhur të qumështit në përshtatje me moshën.
Nëse foshnja ushqehet me biberon duhet të lexojmë me kujdes fletën e udhëzimeve për të parë këndin e saktë të dhënies së biberonit dhe përmasat e vrimës së thithkës në përshtatje me moshën, peshën, etj.
Të vendosim foshnjën në pozicion anësor, mundësisht jo me shpatulla në shtrat.
Të mbështesim fëmijën me bark nga ana e kraharorit tonë në pozicion vertikal, duke i ledhatuar fare lehtë kurrizin me pëllëmbën e dorës, derisa të bëjë gromësimën.
Anonim ju lutem!
Pershendetje nena te dashura!
E kam vajzen 4muaj e 3 javë, lindi para kohe sa mbarova muajn e 7-te qe isha shtatzënë, mirëpo tani ka refluks këtu ne Itali i thonë kështu, se shqip nuk e di si i thone.
Ju lutem nga pervoja juaj me tregoni dicka se jam shumë merak.!
A kalon me rritjen e bebes apo jo?
Më falni se u zgjata!
Përshëndetje  Bebe&vogelushe!
 Kam mbi nje vit qe tentoj per shtatzani, por pa rezultat.
Tek femija e pare ngela pas 3 muajsh, por kesaj here pa rezultat.
Kam perdor edhe Klomid por asnje gje.
Desha te pyes nenat qe kane bene insiminim si kane proceduar dhe nese ju ka dhene rezultat apo jo??
Jam ne pritje te peegjigjeve tuaja.
Faleminderit
Anonim ju lutem!
Pershendetje Nena!
Kam djalin dhe 3 muaj mbush 3 vjet dhe jam e shqetesuar, sepse ende sme flet.
Jetoj jashtë vendit dhe e kem pas te doktori, te psikologu, logopedi... na thanë qe shkaku dy gjuhëve dhe ka mundesi eshte me i vonë sepse djali me ka lind ne muajin e 7-të, por prapë jam ka merzitem shumë.
Me heret djali ka ditë me shumë fjalë, ndersa kohëve te fundit shumë pak janë disa qe thotë, por jo shumë.
Ju lutem Nana me ndihmoni me ndonje këshillë po kam frikë mos eshte Autik!
E kem pasur te psikoterapisti i kam bere kontroll per Autizëm, i kanë bërë shumë teste dhe shumicen i ka bërë djali dhe na tha qe jo s'ka sheja te Autizmit.
Ju kisha lutur gjitha Nenave qe kanë dyshuar per femijet e tyre te me tregojnë, ju kan bërë dhe ndonje analizë apo vetem me teste dhe prova ndryshme?
Ju lutem publikojeni me shpejt se jam shumë keq!
Ju lutem anonim!
Mirëdita!
A mundet të me jepni nje mendim?
Po tentoj per nje shtatzani. Ketë muaj me janë vonuar 8 ditë dhe kam dhimbje barku dhe dhimbje gjoksi te lehta.
A te bejmë nje test ose eshtë heret?
Ju lutem me jepni nje mendim!
Pershendetje!
Kam nevoje të me ndihmoni dicka ju lutem!
A dini dicka rreth çajit te gjelbër?
Mund ta konsumoj edhe pse ushqej djalin me gji (dy muaj).
A mos ma ndal qumeshtin e gjirit?
Faleminderit?!
Pershendetje!
Kisha nji pyetje ndoshta ndonjë nga nenat di ndonjë informacion
Nenes sime i kanë thene qe duhet te heqin perdet ne sy
Ndonjera di si funksionon a e bejne te spitali shteteror dhe sa kushton
Po ne privat e di kush cmimin
Ju faleminderit
Pershendetje!
 Kam cunin 19muajsh dhe po kerkoj per nje cerdhe te mire ne Tirane.
 A mund te me ndihmoni me sugjerime nga eksperienca e nenave te faqes ju lutem? Faleminderit!
Mirembrema nena!
Te fundit i kam pasur me 11 Gusht, sot me doli testi pozitiv.
 Sa javëshe jam?
Faleminderit!
Anonim ju lutem 😍
Pershendetje!
Pyetja ime per te gjitha nenat qe jetojnë jashtë, kur shkoni ne Shqipëri, sa para keni ne dispozicion per vete, per te prishur me prinderit etj (sa ju jep burri).
Anonim te lutem!
Përshëndetje!
Doja të më ndihmonit me një emër doktori të mirë në Tiranë. Pasi kam mamin në periudhën e menopauzës dhe kohët e fundit nuk ndihet shumë mirë 😔 . Dhe me një numër telefoni ose adresë? Faleminderit
Pershendetje b&v... :)
Kerkoj pune per nje miken time qe ndodhet ne tirane....
Eshte 25 vjet e martuar dhe ka mbaruar shkollen e larte per gjuhe letersi...
Mund te mbaje dhe femije ...
Kush di dicka apo mund ta ndihmoje le te komentoje dhe ne do ju kontaktojme....
Faleminderit :)

Do ju falenderoja nqs kjo sms do te publikoej