Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Përshëndetje te dashura nena!
Kam nje plage ne zemer...
Para 9 muajve humba bashkëshortin tim te dashur, njeriun e vetem te jetes sime...

Vajza atëherë ishte vetem 6 muajshe.
Ishte kaq e vogel, sa une gjithnjë pyes veten, mos ka pesuar traume, ashtu siç po kaloj une?
Ju lutem me ndihmoni! Jam kaq è shqetesuar, sa nuk me shqitet nga mendja, ky mendim.
Kaloj ditet vetem duke menduar kete gje.
Do ju falenderoja shume!
Paci fat!

2 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Na vjen me të vërtetë keq, që po kaloni këtë periudhë të vështirë në jetën tuaj.
Në atë moshë të vogël nuk besoj se kalon traumë, për largimin e parakohshëm të babit, por mendojmë se vuan, kur sheh mamin e vet të tjetërsuar, të trishtuar, të zbrazët, pa jetë....!
Tani fëmija juaj është shumë i vogël, për të kuptuar, por me kalimin e kohës do të dini t'i shpjegoni të gjithë humbjen dhe të mbani gjallë në të babin.
Shpresoj që koha të jetë shëronjëse dhe fat për gonxhen tuaj!
Na shkruani sërish nëse dëshironi!

Unknown said...

cfare trishtimi, kurajo Zoti te dhente force e te lehtesofte dhimbjen:((( shyqyr qe eshte aq e vogel per momentin ndonese do ta kuptojne me rritjen, prinderit jane te pazevendesueshem, pacit fat te dyja