Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje bebe&vogelushe!
Jam nene e nje vajze 27 muajshe, por jam shume e shqetesuar, sepse ajo flet vetem disa fjalë, si mami bab, bebi, buzi, ujë, bukë, puc dhe asgje tjetër.
Jam ne merak mos ka ndonje problem!

Këtu ku une jetoj doktori me thotë prit dhe pak.
Ajo i kupton te gjitha, por nuk flet.
Jam shumë e stresuar
Po kaloj në depresion dhe njerëzit me thonë, pse nuk flet, se moshataret e saj flasin.
Do doja nje pergjigje nga ju bebè dhe vogelushë dhe nga nenat e tjera. Faleminderit shumë, qe jeni ne cdo moment me ne! 😔😔

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Përderisa e keni dëgjuar të thotë diçka, mos mendoni gjërat e rënda.
Çdo fëmijë ka kohën e vet, në zhvillimin logopedik.
Ndoshta ajo që ndodh më shpesh, tek fëmijët e kësaj moshe, është fakti, që po magazinojnë dhe do vijë çasti i duhur për të nxjerrë gjithçka jashtë.
Ndodh, që të jetë pak "dembele" dhe me gjeste ndoshta arrin atë, që do, pa u lodhur, pa qenë nevoja të shpjegohet.
Nëse është ky rasti juaj, atëherë mos ia jepni atë, që kërkon edhe sikur t'a dini mirë, se çfarë është. Thuajini shpesh :çfarë, se nuk kuptoj, çfarë do, këtë? Jo? Apo këtë? Kështu e ndihmoni, duke e nxitur të flasë.
Lexojini sa më shumë përralla dhe libra didaktikë, të përshtatshme për moshën dhe nëse nuk shihni përmirësim, kontaktoni me pediatrin e fëmijës apo specialistin e gjuhës.
Urimet tona më të mira!