Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëmbrëma nena te faqes Bebe&Vogëlushë!
Ishim familja me e lumtur ne bote, kur mbeta shtatzane, per here te dyte.
Djali i madh eshte 5vjec.
Para nje jave pesova abort spontan.
Isha gati 15 javeshe.
Mendoj se jam e fortë, për t'a përballuar, por jam e shqetësuar, si tja them djalit, që bebi nuk është më me ne.
Ai ishte pergatitur dhe e donte shume nje moter.

Ka nje jave, që mundohem te mos e çoj fare muhabetin te bebi, as djali, por si mund t'ja them te vërtetën?
Disa shoqe te mia më kane keshilluar t'i them, qe Zoti vendosi te na sillte nje moter te vogel, por ajo ndenji aty me te, ndoshta kthehet pas disa kohesh perseri.
Te dashura nena!
Ju lutem me thoni, ju duket se ky lloj shpjegimi do t'a qetesoje djalin.
Si mendoni?
Meqenëse nuk e pa asnjehere motren dhe nuk e njohu, do t'i kaloje shpejt?
Përgjigjet tuaja do të me qetesonin shume, ne kete periudhe te veshtire!
Faleminderit!

0 comments: