Ajo cka duhet te beni eshte vetem te qetesoheni dhe te ndiqni keshillat e faqes sone!
Per te tjerat mendojme ne! 😊
Vetem ne ditet e para te jetes sidomos ne ato te maternitetit foshnja jone mund te ndjeje te ftohte ne vere.
Ja perse sapo te ktheheni ne shtepi foshnja nuk duhet mbuluar shume, sepse nena mund te rrezikoje seriozisht ta semure femijen. Duhet te kujtoni gjithashtu se pelena eshte e perbere nga material plastik dhe gjate veres temperatura trupore tenton te ngrihet.
Pra nena!
Mbani mend te perdorni per stinen e veres bluza intime, ose body teresisht apo thene ndryshe 100/100 pambuk, lino, ose mendafsh. Materialet sintetike nuk duhet te perdoren absolutisht per veshjet e foshnjave tona, per te evituar irritimin e lekures dhe alergjite e saj.
Fustanka te gjera, te buta dhe prerje te thjeshta.
Jo corapeve gjate veres.
Gjate mbremjeve verore dhe shetitjeve te darkes keshillohet veshja ''si shtresat e Qepes'':
1. nje bluze ose body pambuku pa menge, nje pale tuta material pambuku pinoket dhe nje golfin, ose 2. Nje triko ose tutine me menge te gjata nese ben me fresket.
Nuk duhet te harrojme se neper karrocat e shetitoret femijet ndjejne fresk me shume sesa ne krahet e mamit dhe babit xhiros se buzembremjeve, gjithashtu nuk kane mundesi te jene aktive si pasoje te nxehen, ndaj eshte mire ti mbulojme me nje batanije te holle per ti mbrojtur nga lageshtira dhe fresku i neteve verore.
U kuptuam?! 😊
0 comments:
Post a Comment