Miremengjesi me shoqe!
Ju kam shkruar nje here nga profil fallco! Jam ajo goca, ulur te parku, qe e urreja para disa vitesh shoqen time te ngushte, qe kishte marre cunin, qe donte dhe te gjithe zgjidhnin vetem ate.
Akoma vazhdoj t'a kem inat edhe pse femijet e saj jane te rritur, asaj i ecte gjithcka, mua jo.
Kam lindur djalin dhe jam shumë keq.
Me vune shume qepje, gjiri me eshte bere gjak, kam dhimbje te tmerrshme.
Nuk kam asnje te me ndihmoje, edhe burri punon.
Shof gjithmone shoqen time qe shkon neper koncerte me burrin dhe del e argetohet.
Vazhdoj të ndjej një zili të paparë, për shoqen time të ngushtë, sepse ajo me kalamajtë e vet s'ka pasur asnjehere probleme. Ka bërë jete princeshe, ndersa une, po nuk vujta, nuk kam asgje, te gjitha gjerat me siklet.
Kam hequr dore nga mallkimet, sepse ate nuk e zikan...
Edhe pse dua shume te dal, jam shume keq, me dhimbje te tmerrshme, ne gjithe trupin.
E di qe kjo nuk eshte normale dhe ndoshta do t'a fshini prape mesazhin tim, si heren e pare, por nuk ia dal dot.
E kam shume inat, ajo gjithmonë mire, une gjithmonë e me keq.
U shkaterrova gjithe keto vite.
Cfare te bej që te mos ndihem me kaq keq?

1 comments:
Mikeshë e faqes sonë!
Aty ku mendoj se gaboni shumë është fakti se zilia dhe "gara" që bëni me mamatë e tjera juaj është burimi edhe i keqqënies suaj.
Shikoni sa me fat jeni, që keni arritur të bëheni nënë. A nuk është kjo më e fortë, se çdo ndjenjë e vjetër negative ndaj shoqes suaj të ngushtë?!
Nuk ka grua në botë, që të mos ketë vuajtur nga lindja, në një mënyrë apo në një tjetër, edhe pse nuk vë tellallin..!
Askush nga ato nuk është superiore ose inferiore.
Cdonjëra prej tyre ka historinë e vet të vuajtjeve.
Rruga me të cilën i kapërcejnë, tregon fisnikërinë e tyre.
Përpiquni të gjeni edhe ju fisnikërinë tuaj.
Nëse nuk ja arrini dot përpiquni të merrni ndihmë psikologjike, për të përpunuar ndjenjat negative, që ju kanë pushtuar prej vitesh dhe vetëm juve, ju dëmtojnë, po ju shkatërrojnë ekzistencën.
Askujt tjetër veç vetes dhe bebit tuaj!
Post a Comment