Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje nena!
Jam nena e nje vajze tre vjeç dhe eshte shume agresive, psh kur e puthin, kur i marrin lodrat fëmijët e tjerë, kur i prekin gjërat personale etj.
Ndoshta e kemi edhe pak vetë fajin, sepse e kemi pasur hyr e dil nga spitalet dhe nuk i bërtasim kurrë.

Kur ndodh, që i themi "nuk bëhet ashtu" ajo qan dhe vjell.
Edhe me të mirë t'a marrim, pa bertitur, po ashtu reagon.
E kam cuar ne cerdhe qe tre muajsh dhe nuk ka qene e lidhur me mua.
Qe kur sulmon dhe rreh shoket e kopshtit nuk do të shkoje me ne kopsht dhe eshte lidhur goxha tani.
Sa sheh që e coj ne kopsht bertet me te madhe.
Si thoni nena?
Si te veproj.
Ju falenderoj nga zemra për çdo koment!

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Fakti që e keni pasur vajzën hyr e dil në spital mund të ketë bërë, që t'i jetojë në mënyrë pak traumatike këto ngjarje, gjë që ka sjellë dhe ftohjen me ju .
Një bisedë me këshilluesin psikologjik besojmë, se do të ishte e nevojshme. Shpresojmë që t'ju kemi ndihmuar sadopak!
Fat dhe qetësi në familjen tuaj nga Bebe&Vogëlushë!