Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Miredita nena!
Kam nje problem me djalin tim 5 muajsh.
Nuk fle gjume, e ka shume te vështirë ta zërë.
Sytë i rrinë të kuq dhe i ferkon, duket qartë që ka gjume gjithmonë, por nuk do të flerë.
Ngrihet shume shpesh naten, se i shpeton biberoni gënjeshtar dhe nuk e ze gjumi, po nuk ia vure.

Në faqen tuaj kam lexuar, se fillon ankthi i ndarjes.
Theksoj se dy dite ne jave fle te gjyshërit.
Mos i duket se prindërit, sidomos mami e braktisin?
Faleminderit nena!
Qofshi të lumtura, me bebet tuaja!

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Po është e vërtetë, që kemi përkthyer material mbi ankthin e ndarjes, që mund t'a gjeni në blogun tonë.
Ka shumë mundësi, që ju të keni të drejtë.
E themi këtë, sepse për fëmijët fjetja gjumë është vetë një ndarje nga mami dhe babi.
Fëmijët kuptojnë se kur i zë gjumi ndahen dhe nuk shihen me njëri tjetrin, deri në çastin e zgjimit me prindërit.
Fëmija vuan këtë ankth dhe vuan, ndaj i reziston gjumit me shumë forcë,pikërisht si në rastin e bebit tuaj. Shpresojmë që t'ju kemi ndihmuar sadopak!