Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëmbrëma B&V!
Po ju shkruaj nga spitali!
Ka kaluar një muaj nga lindja dhe vajzën time nuk e kam marrë kurrë në krahë.
Ka lindur me malformacion ne zemer dhe e kane bere operim, kur mbushi 10 ditëshe.

Nuk e di se kur do t'a nxjerrin nga spitali, sepse doktorët thone, qe duhet kohe.
Akoma sot nuk kam arritur t'a përqafoj, t'a marr ne krahe....!
Po çmendem...!
Si mund të jetoje nje nene me kete dhimbje?
Po nuk e jap veten, se te pakten eshte mire, jashte rrezikut.
Tani pervec ketij halli, kam edhe hallin e qumeshtit tim.
Po e terheq me pompe, por nuk dalin as dy luge.
 Ju lutem me ndihmoni, çfarë të bëj?
Po çmendem o nena, por te pakten t'i jap qumesht gjiri.
Faleminderit nga zemra për ndihmën...!
Natën e mire!

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Na vjen keq për gjendjen e dhimbshme dhe të vështirë, që po kalon bebi, ju dhe familja juaj.
Gëzohemi bashkë me ju, që është jashtë rrezikut për jetën!
Kërkoni sa më shumë në këtë periudhë ndihmën dhe mbështetjen e familjes dhe bashkeshortit tuaj.
Së bashku do t'a keni më të lehtë të kapërceni gjendjen.
Për të ndaluar ikjen e qumeshtit të gjirit, nuk di vërtet, se çfarë mund të them, por mund të kërkoni ndihmë nga mjeku obstetër, në spitalin, ku është shtruar bebi juaj.
Urimet tona më të ngrohta për shërim sa më të shpejtë të vajzës suaj!
Kurajo dhe forcë!