Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëdita nena Bebe&Vogëlushë!.
Djali im pati temperaturë të lartë të dielën.
Arriti pikun në 39.3.
E mbajtem me Takipirinë supost dhe pati te vjella.

Po ha vetem supen me oriz dhe po i jap qumesht gjiri.
E cuam te pediatri, që e vizitoi dhe tha ka marrë virus, por nuk gjeti gjë në rrugët e frymëmarrjes.
Temperatura i ra, por i dolen shenja të acaruara në trup.
Më thanë,  se ka kaluar Skarlatinën ose Sëmundjen e gjashtë.
A mund të më jepni ndihmë?
Faleminderit dhe shëndet për bebet tuaja!

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Pediatri i fëmijëve të mi, kur kaluan të njëjtën gjë, më tha si pediatri i fëmijëve tuaj, Sëmundja e gjashtë ose ndryshe “temperatura treditëshe”. 
Është një sëmundje e shkaktuar nga viruset 6 dhe 7, në vitet e para të jetës.
Shfaqet me temperaturë të lartë, që ilaçet e zbresin pak.
Pasi kalojnë tre ditë temperatura bie dhe dalin shenja në trup.
Me daljen e shenjave sëmundja është kaluar.
Gjithsesi këshillohuni sërish me pediatrin e fëmijës.
Te çdo fëmijë ndryshojnë edhe sëmundjet.
Duke mos qenë mjek u mundova të sjell vetëm përvojën time si nënë.
Përshëndetje të përzemërta!