Miredita Bebe&Vogëlushë!
Nuk e di se cfare po me ndodh.
Para dy vjetësh u bera me nje vajze.
Fillova të reduktoja oret e punes dhe ndihesha shume e lire, per te shijuar vajzen.
Isha shume e shendoshe, kur ngela shtatzane.
Megjithatë siç ju thashë kalova periudhe shume te gezuar.
Fatkeqesia ime ishte, se në kete periudhë pesova njera pas tjetres dy fatkeqesi ne familjen time. Babi më vdiq nga karçinoma, siç quhet ketu, ndersa mami filloi terapinë për sëmundje të rëndë gjiri.
Burri me rri shume afer, vajza eshte drita e syrit dhe me ben me te lumturen ne bote, megjithatë e detyroj veten te hiqem se jam e lumtur.
Jam shendoshur shume e me shume, mezi leviz.
Ndihem kaq keq, sa dua te zhdukem nga kjo botë.
Mjeku i familjes më ka këshilluar ilaç me pika, per te permiresuar gjendjen shpirtërore, por une nuk dua te marr pislleqe.
A mundem ta kaloj kete gjendje vete me kalimin e kohes?
Ju lutem çfarë me keshilloni ju nena.
Do pinit ilace te ishit ne vendin tim?
Faleminderit kush pergjigjet!
Mbremje te bukur ju uroj!

1 comments:
E dashur nënë e faqes sonë!
Zitë sjellin gjithmonë në jetët tona shumë tronditje, sidomos kur janë sëmundje të rënda dhe të papritura
Edhe pse një gëzim kaq i madh në botë, si lindja e një fëmije mendohet se do t'a mbysë zinë, ajo ndihet dhe do kohë "të largohet".
Fakti, që jeni në mëdyshje për terapinë e këshilluar, tregon se ju e dini se keni nevojë të kuroheni.
Të gjithë thonë, se koha shëron gjithçka, por sesa kohë n'a duhet për t'a kaluar gjithsecili nga ne, kësaj nuk i dihet.
Përse duhet të prisni të jetë koha t'ju shërojë, kur ekziston mundësia të filloni, që tani kurën?
Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj!
N'a shkruani, sa herë të dëshironi!
Post a Comment