Reklame

Follow by Email

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Përshëndetje stafi dhe ju nëna!
Kam nevojë për ndihmën tuaj!
Jam në pritje të një bebusheje (vajzë) dhe më duhen disa sugjerime për emra të shkurtër dhe modern.
Miredita Bebe&Vogëlushë!
Kam nje vajze te vogël, 10 muajsh.
E kam mësuar te rrije me te gjithë por më shumë gjatë ditës rri me vjehrrin dhe vjehrrën, ata e përkëdhelin dhe nazelojnë nga të gjitha anët.
Pershendje bebe e nena!
Jam jashte temë.
Dua të më jepni disa keshilla qe pas lindjes se djalit une nuk duroj dot me asgjë, as shaka, as fjalet e tjerëve.
Po mendoja te shkoja te bej nje kontroll, po me vjen turp kam shumë nerva dhe burri po me largohet.
Pershendetje!
Kam nje shqetesim.
Jam shtatzënë me fëmijën e dyte.
Dhe bera testin doli dy vija.
Mirëmëngjes Bebe&Vogëlushë!
Kam nje hall shumë të madh.
Vjehrra ime është me probleme depresive dhe përdor ilaçe të rënda.
Nuk dua tja lë vajzën, por burri më rreh dhe më kërcënon ta lë tek ajo të ma rrisë.

 Pershendetje mama.mund ta postoni ju lutem?
Bera kete testin diten qe prisja te me vinin periodat po nuk di si ta marr.bera dhe dy teste te tjera qe dolen neg.periodat ende sme kan ardhur.kam.
Kam dhimbje gjoksi, rëndesë në fund të barkut, perzierje sidomos kur bej kafen.
Mos harroj, kam dhe cistit kronik (infeksion urinar qe perseritet here pas here)a ndikon qe hormoni hcg te mos kapet shume nga testi?(pi shume uje prandaj)
Pershendetje nena te dashura,
Doja tu pyesja une skam shume qe kam lindur por me ka filluar nje renie flokesh shume e madhe, theksoj qe gjate shtatzanise i kisha super mire floket u dendesuan, a u ka ndodhur juve, a do pushoj kjo gjendje keshtu, ju vlersoj per komentet

Flm nese e postoni. Me ther ne shpirt kur degjoj engjellin tim 3 vjec qe gerhet e I mbaet fryma neper gjume (mish te huaj) doktori me dha kete mjekim per disa kohe pastaj te shoim reagimin e te veprojm. Nena a ka kaluar kush situatn time si kan reaguar femijet tuaj . flm
Pershendetje!
Doja nje mendim lidhur me eksperiencen ne lindje.
Pershendetje!
Dje pashë tek fëmija im, që i kishin rënë pak flokët, ne nje vend si pulle rrumbullak.
Isha tek pediatri dhe tani javen tjeter me la termin tek dermatologu.
Pershendetje nena!
Kam vajzen gati 4 muaj e cila i rrotullon syte shpesh edhe nuk te fikson, kur flet me te edhe bebja e syrit i shkon shumë poshtë.

Përshëndetje Bebe&Vogëlushë!
Duke ju falenderuar, që bëheni pjesë e faqes sonë ju lëmë në këtë klik programin ushqimor të ditës së Premte.

ZEMRA E PARADITES
Frutë e grirë (Mollë dhe Kiwi).
+ Grissini (Shkopinj buke).
+ Ujë Natyral

DREKA
Makaronçin me salcë domate të përgatitur shtëpie.
Nena te dashura!
Me pergjigjeni dot se jam shumë ne hall?!
Djali im 16 muajsh pati 4 dite temperature dhe sekrecione (gelbazë).
Vajta te pediatra me tha e ka nga dhëmbët, perdori nurofen dhe supost, por ky kishte dhe icik kollë.
Pershendetje!
Doja nje mendim nga ju nena.
Kam djalin 6 muajsh, por vuan nga kapslleku.
I jap uje shumë dhe fruta gjithashtu por s'ka rezultat.
Përshëndetje Bebe&Vogëlushë!
Sot po publikojmë programin ushqimor të ditës së Enjte.

ZEMRA E PARADITES.
Frutë e grirë, (mix frutash)
+ Crackers në formë vezake + Ujë Natyral

DREKA
Sot për drekë kemi menduar:
Makaronçin (Minipipe) me pesto kungulleshkash (kungulleshka,

Mirëmëngjes Bebe&Vogëlushë!
Për programin e ditës së sotme kemi menduar:

ZEMRA E PARADITES
Frutë e grirë (Mollë dhe Kiwi)
+ Crackers në formë vezake
+ Ujë Natyral
Mirëmëngjes Bebe&Vogëlushë!
Ja programi për moshën 1vit+.

Fillojmë në zemrën e paradites me
frut në formë pelte (Mollë dhe Banane)
+Ujë Natyral

DREKA
Quinoa

Pershendetje nena!
Ti keni mire bebushat e femijet.
Kam nipin 1muajsh dhe te pjesa kofsheve ne fund te barkut i kane dale si dhjam tha (si ne foto).
Dhe pediatra dhe kirurgu thanë që është dhjamth.

Pershendetje!
A mund te me thoni a eshte pozitiv testi anonim ju lutem!
Pershendetje!
Une kam nevoje te di rreth vitaDHA materna sepse informacioni ne google nuk disponohet
Pershendetje nena!
Ku mund të gjejmë qumësht
Pershendetje!
Kerkoj te blej atlete/ kepuce
Mirëdita të gjithë miqve tanë Bebe&Vogëlushë!
E nisim ditën e sotme duke me programin ushqimor të ditës së Premte me:

ZEMRËN E PARADITES
Shkopinj buke ose biskota PLASMON.
Ose Frutë (Banane)
+ Crackers në formë vezore.
Mirëdita të gjithë miqve tanë Bebe&Vogëlushë!
Ua keni bërë gati drekën kolopuçëve? :)
Nëse ende jo kaloni nga Bebe&Vogëlushë, për disa ide më shumë.

ZEMRA E PARADITES
Shkopinj buke ose biskota PLASMON.
Ose Frutë (Banane)
+ Crackers në formë vezore.

DREKA
Mirëdita të gjithë miqve tanë Bebe&Vogëlushë!
E nisim ditën e sotme duke ju kërkuar ndjesë thellësisht për vonesën, për shkak të një virusi në telefon dhe me programin ushqimor të ditës së Premte me:

ZEMRËN E PARADITES
Shkopinj buke ose biskota PLASMON.
Ose Frutë (Banane)
+ Crackers në formë vezore.

DREKA
Sot për drekë kemi menduar: Makaronçin në formë minipipa me pesto kungulli ngjyrë portokalli.
+ Vaj ulliri ekstravirgjër

Vazhdon dreka me Mashurka të zjera në avull.
+ Dy minidjathra lloj scamorza.
+ Frutë (të ndryshme)

ZEMRA E PASDITES
Biskota Plasmon të thërrmuara në frutë (Mollë + Boronicë) të miksuar.
Pershendetje nena te dashura!
Kam bebin 4 muajsh ka ca ditë, sikur i rrinë faqet e kuqe shume dhe lekura si hurdhje pak.
Pershendetje!
Kam djalin 4 muaj.
Doja te pyesja sa here ne dite duhet ta perdor ujin fiziologjik dhe
Miredita nena!
Te jeni mire se bashku me bebushat!
Une qe ju shkruaj pres te behem nene pèr here te pare.
Pershendetje!
Nje informacion, ju lutem!
Mirëmëngjes Bebe&Vogëlushë!
Sot për drekën e bebave 10 muajsh+ kemi menduar:

ZEMRA E PARADITES :
Biskota Mellin (ose crackers me drithëra)
+ Ujë natyral me ekstrakt lëng molle.





DREKA
Makaronçin (format i përshtatshëm për moshën)
+ Pesto me kungulleshkë e grirë
+ pak Frut i thatë sipas dëshirës (stika pishe... Etj, asnjëherë pa u këshilluar më parë me pediatrin e fëmijës)
+ Vaj ulliri ekstravirgjër
+ Djathë i grirë (grana)..Të përziera bashkë për peston.
+ Djathë në copa (Branzi)
+ Ujë natyral
+ Panine
+ Frutë (Nëna e fëmijës sot ka zgjedhur frutin e Rrushit të bardhë, pediatra e fëmijës sim, mendon t'i ofrohet më vonë, sepse ka përmbajtje të lartë sheqeri. Për çdo paqartësi konsultohuni me pediatrin e fëmijës suaj)

ZEMRA E PASDITES
Frutë e grirë imët (Mollë)
+ tre biskota Mellin të thërrmuara të përziera në frut.
+ Ujë natyral, me ekstrakt lëngu molle.

DARKA
Sot kemi vendosur një darkë sa më të lehtë.
Makaronçin
+ vaj ulliri ekstravirgjër
+ djathë i grirë Grana
Dhe vazhdojmë me 3qofte të vogla me mish viçi të freskët.
+ Ujë Natyral
+ një Panine për të krruar mishrat e dhëmbëve.

Oreks të mbarë dhe kalofshi një ditë të gëzuar, sot!
Përshëndetje të përzemërta nga Bebe&Vogëlushë!

Mirëmëngjes të gjithë miqve tanë Bebe&Vogëlushë!
E nisim ditën e sotme me programin ushqimor të ditës së Enjte me:

ZEMRËN E PARADITES
Shkopinj buke ose biskota me miell orizi (pak më të forta, se biskotat e zakonshme).
+ Frut (Dardhë).

Ose Zemrën e paradites
Biskota Plasmon ose shkopinj buke (Grisini).
+Ujë Natyral.

DREKA.
Sot për vaktin e drekës kemi menduar Makaronçin me pesto Kungulli në ngjyrë portokalli.
Zjejmë në ujë pa kripë Makaronçinin, format i përshtatshëm për moshën, për rreth 8 minuta.
Zjejmë kungullin portokalli, e kullojmë dhe e kalojmë në mikser me vaj ulliri ekstravirgjër, Djathë i grirë Grana, pak stikë pishe (asnjëherë pa u këshilluar me pediatrin e fëmijës), pak nen, nenexhik, menta.....!
Bashkojmë makaronat me peston e kungullit.
Vazhdon dreka me:
+ Karrota të zjera mirë (me spërkatje vaj ulliri ekstravirgjër)
+ Bukë e freskët (një fetë e vogël)
+ Frut (Rrush, i pastruar nga farat dhe i prerë në katër apo më shumë pjesë).
+ Ujë Natyral.
Mirëmëngjes Bebe&Vogëlushë!
Për ditën e enjte kemi menduar:

ZEMRA E PARADITES
Frutë (mix)
+ Dy crackers.
+ Ujë Natyral