Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëdita të dashura nëna! Mezi vendosa tju shkruaj, sepse jeta ime eshte shume ne udhëkryq dhe kam kaluar nje dhimbje te madhe.
Kur isha ne universitet, ne vitin e katert u njoha me bashkeshortin tim.
Kur mbarova shkollen, u martuam dhe me pas erdhi ne jete vajza jone, drita e jetes.
Kur vajza ishte tre vjeç, bashkeshorti im humbi jeten ne nje aksident me motorr.
Nje Zot e di si do tja dilja mbanë, pa ndihmen e njerëzve te burrit, sidomos babit me mamit te tij. Qaja dite nate dhe nuk doja tja dija as per gocen. Se si kam qëlluar tek prinder me plagë, në zemër dhe njëkohësisht kaq te kuptueshëm, nuk kam per t'a kuptuar kurre.

Pas dhjete vjetesh qendrim me t'a, te shtepia e burrit, u njoha me nje shok te punes, qe e dua dhe me do shume.
Eshte njeri shume i rregullt dhe i mire.
Vetem pak i madh ne moshe, por kjo nuk vihet re fare.
Goca eshte goxha e rritur dhe nuk ka asnje problem, per lidhjen tone.
Prindërit e tij më thonë të martohem prapë, por kunata më thotë "do fusësh burrin e botës në shtëpi, t'a kapi me zor gocën"
Askush nuk e di çfarë me tha kunata dhe skam ndermend tju them prinderve te tij, por qe ate dite kam vendosur ta mbyll lidhjen, nga frika se kunata ime një fare te drejte e ka!
Ju lutem si mendoni?
Jam e deshperuar, te humb nje njeri të mire dhe te rifilloj jeten nga e para, por ska me te mire për mua, sesa mireqënia e goces!
Ju faleminderit nese nuk me gjykoni!
Kalofshi mirë dhe jete te lumtur!

0 comments: