Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëmbrëma B&V!
Si kaloni nëna.
Kam një djalë 2vjeç, që ka kërthizën shumë jashtë barkut.

Më duket, se ja kemi shkaktuar ne prindërit, kur mjekonim kordonin e kërthizës, ditët e para.
Ia kemi terhequr fashon dhe ajo ishte e ngjitur, kështu qe terhoqi me vete dhe kordonin, qe ngeli pak jashte.
Jam shumë e merzitur dhe e kam menduar cdo dite, këta dy vjet.
Ndoshta me te degjuar ose nga pervoja juaj kalon vete apo duhet operuar?
Po unë mund te bej ndonje gje per t'a mbeshtetur brenda?

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Quhet hernie kërthizore dhe mund t'u ndodhe shume fëmijëve deri në moshën 2vjeç, më vonë zhduket vetë.
Në disa raste, përveç pak rasteve mjekët këshillojnë të pritet deri në 4-5 vjeç (ose më përpara nëse vendos pediatri) për të parë në është e nevojshme ndërhyrje kirurgjikale.
Juve vetë nuk duhet të bëni asgjë, as rrjeta, as fasha, për të mbështetur hernian.
Një përshëndetje të sinqertë nga Bebe&Vogëlushë!