Mirëdita nëna!
Me ne fund e zuri gjumi i drekës dhe mezi gjeta pak kohë tju shkruaj. Si fillim faleminderit, qe jeni dhe ndihmoni.
Zemra ime është 7 muajsh.
Ne muajin e 4-t i dolen dy diamantet e poshtem :).
Sic duket tani po i dalin edhe dy lart më duket, sepse nuk po fut asgje në goje.
Mirë që po vuaj me çunin, po më thonë edhe e thave fare , për të ngrënë.
Sikur nuk dua t'i jap unë.
Une jam e para, qe dua te haje.
Vazhdoj me gji dhe me ha vetem omogjenizatë frute dhe kos. Si t'ja bej qe te mos e mbylle me gojen para ushqimit.?
Edhe kur e ushqej me zor, e pershtyn.
Faleminderit nëna!
Ditën e mirë!

1 comments:
E dashur nënë e faqes sonë!
Së pari mbyllini veshët ose lërini hapur, në mënyrë që nga njëri tju hyjnë dhe nga tjetri t'ju dalin, llafet e njerëzve.
Së dyti të gjitha nënat e kanë kaluar këtë fazë.
Asnjë nuk ka ngelur pa rritur.
Qetësohuni dhe vazhdoni të përgatisni si çdo ditë supërat, të cilat duhet t'i servirni gati të ngrohta, që të mos jenë të nxehta, sepse kështu irritojnë mishrat.
Përdorni lugë të butë, për të mos e lënduar, sepse dhëmbët janë shumë të ndjeshëm në këtë periudhë.
Ndoshta dhimbja e plasjes së mishrave sjell dhimbje, si pasojë fëmija refuzon ushqimin!
Nëse refuzon totalisht ushqimin e ngurtë, mund t'i afroni gjirin ose t'i jepni omogjenizatin me frutën e dëshiruar ose kosin.
Pa stres, pa shtrëngime, pa ankthe!
Me krahë të lehtë!
Post a Comment