Reklame

Follow by Email

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Amani me mama me ndihmoni!
Kam vajzen 15 muajshe dhe dua t'i  jap qumesht lope, po nuk di cfare lloji t'ja jap, se tek fshatari nuk kam besim (heren e fundit na sillte qumesh nga lopa e mjekuar me antibiotik). Ju cfare qumeshti u jepni femijëve?
Faleminderit!
Nje emer doktori, nje gjinekolog te mire dua.
Po patet Facebook te atij doktori, jú falenderoj shume!
Uroj të jeni mirë te gjithë!
Jam nje vajzë qe po ju shkruaj per herë të parë. Kam parë janë ndihmuar shum njerëz ne nevojë.
Unë quhem Eni, jam nga Durrësi.
Kam kaluar nje moment vështirë, jam ndarë nga bashkëshorti.
Jetoj me prindërit qe janë shumë të varfer.
Vajzen s'ka kush ma mban, po kerkoj nje punë. Kam nevojë per ndihmë nga ju miq.
Me nje ndihmë vogel monetare kush ka gjendjen e mirë.
Kam nevojë per pampersa per vajzen a ndonje pako ushqim.
Zoti ju ndihmoftë të gjithëve.
Pershendetje nena & Bebe & Vogelushe!
Desha te pyes nenat kam vajzen 4 muajshe.
Ka 5 ditë qe s'me ka dalë jashte fare.
Ishim te spitali sot.
Doktori tha qe s'ka ndonje problem, me tha t'i jap vaj ulliri nga dy luge kafeje, po ajo nuk e ka pasur ndonjehere këte problem, ndaj po me merakos pak.
E kam me qumesht gjiri dhe formule ne darke, vetem 150 ml.
Mund te me jepni ndonje mendim ju lutem.
A ju ka ndodhur juve, se jam ne merak edhe pse ishim te doktori? Faleminderit nese e publikoni!
Anonim
Pershendetje!
Jam nje nene qe kam vajzen e semurë rendë nga bllokimi.
Jam e varfër, nuk po mundem, as me ushqim ta plotësoj.
Kush ka mundesi të me ndihmojë me sa ka mundësinë.
Zoti u shperbleftë!
A mund te me thoni a mbyllet nje Facebook dhe si mund te mbyllet nje Facebook?
Faleminderit per pergjigjet!
Pershendetje Nena!
Djali im eshte 14 muajsh dhe akoma e ushqej me gji.
Viruseve gribale , sigurisht qe nuk i shpetoi dot as ky i imi. Djali pati nje ditë te vjella dhe diarré dhe aq i kaloi. Ajo qe me shqeteson janë hundet, te cilat vazhdojnë prej 4ditesh te jeni te zena (me shum naten) dhe frymemarrja eshte si me zhurme. Kam shumë frike mos me bllokohet ne kraharor, sepse nuk ka nxjerr sekrecione jashte. Sipas eksperiencave qe keni pasur me bebat tuaj a i kalon kjo gjendje apo duhet ta coj patjeter te doktori?
Shumë faleminderit!
Pershendetje!
Kam bebin 3 muaj me qumësht formulë, qe kur ka lindur sepse nuk kisha qumsht gjiri qa mund ti shtoj ndonje gjë tjeter?
Anonim
Pershendetje!
Kam per te shitur krevat per femije, ngjyra e bardhe, i mirembajtur, me tundje dhe njera ane mund t'i ulet lehtesisht. Krevati shitet 10 mije leke te reja, pa aksesore sic eshte ne foto. Faleminderit
Pershendetje !
Jam bere Nene per here te dyte para dy muajsh .…
Zoti me gezoi serish me djalë (dmth kam 2 djem) por djalin e dyte e Linda 36+1 sepse kam pasur probleme te miat shendetsore....E Linda 2.800kg cunin dmth me nje peshe sh te mire ,e mbajten vetem 2 dit ne inkubator dhe analizat I dolen shume paster....doja ta ndaja me ju kte eksperienc se jam shume e lumtur qe u bera serish Nene por dhe kam shume frike nga qe eshte pak I parakohshem ....SDI cfare te bej me vaksinat qe ka tja bej apo Jo?? Ju lutem kush ka raste te tilla tme thone si kane vepruar ,ju lutem anonim
Kam djalin 3muajsh dhe pasi pi qumesht e vjell direkt dhe e ze shumë lemza.
Peshë merr, por kam merak mos ka refluks!
Pershendetje Bebe & Vogelushe!
Do doja nga nenat nese ka ndonjera ndonje nga ato jorganet qe i veshin femijet ne gjume te ja blija.
Kam degjuar qe jane shume te mire me zinxhir dhe femija qendron ngrohte naten teksa fle. Jetoj ne Tirane.
Kujt i ndodhet nje i tille te lërë nje koment dhe une do i kontaktoj ne inbox.
Ju faleminderit .
Dhe ti keni mire bebat ne kete te ftohte.
Dua nje mendim nga nenat qe i kane bebat 10 muajsh.
Programi ushqimor i bebit tim eshtë ky:
mengjes terhan,
nga ora 12 fruta,
nga ora dy perime (supe, oriz, spinaq, fasule, cdo ditë të ndryshme kuptohet) nga ora 8 i jap ose biskota me kos ose nutriben kremin se ne darke nuk dua ta rendoj
Ah po ja kam filluar dhe vezen, po peshkun si thoni tja nis?
Gjithashtu e kam dhe ne gji, qe nuk ka orar per këte gje por sa herë i pihet i jap, por eshtë shumë e fixuar pas gjirit!
Pershendetje nena te dashura!
Jam 42 vjec dhe kjo eshte shtatzania ime e parë.
Jam 2 muajshe e gjysem.
Sipas analizave te fundit me njoftuan se kam nje perqindje të lartë ne gjak ku fëmija mund te dalë edhe me probleme.
Me sugjeruan te bej nje analizë tjeter e cila shkon ne amerikë dhe e marr pergjigjen pas 2 javesh.
Ju lutem kush ka informacion të me orientojë.
Pershendetje nena!
Kam vajzen dy vjeç e tre muaj dhe dua ti heq gjirin me patjeter per nje problem timin shendetsor.
Ajo eshte shume e lidhur pas gjirit, si te veproj per tja hequr sepse nuk me premton koha ( javen tjeter shtrohem ne spital) nuk dua ta perjetoj keq goca.
Me keshilloni si te veproj me gocen qe te mos vuaj dhe çffar kujdesi duhet te tregoj me gjirin qe te mos me krijoj probleme
Faleminderit dhe te jeni mire
Pershendetje Bebe&Vogelushe!
 Ju lutem nese mund ta publikoni  e te me vini ne ndihme.
Perioda ime e fundit ishe me date 1 dhjetor, gjatesia e ciklit tim eshte 33dite.
Tani nuk kam ende cikel(pra jam 7 dite ne vonese) ju lutem mund te me thoni sa dite eshte normale vonesa e ciklit? Kur duhet te bej testin per me sakte ??
Pershendetje bebe & vogelushe!
Do doja ta publikonit kete msg per te marre mendimin e fansave. Kam nje problem shume te madh .
Jam nje nene e re e nje vajze 3 vjec. Problemi im eshte qe jam shume nevrike dhe me ndodh shpesh qe e godas vajzen 😣 (jo shume kuptohet) por ndjehem shume keq per kete dhe e vuaj shume por nuk e kontrolloj dot veten. Edhe mamaja ime me ka goditur edhe nuk mund ta harroj dhe ndjehem akoma me keq dhe nuk dua te behem si ajo. Ju lutem me ndihmoni me ndonje keshille pasi nuk kam mundesi per specialist. Ju flm dhe anonim ju lutem.
Pershendetje!
Doja te me ndihmonit me komentet tuaja.
Vajza ime 3 vjece ka nje jave me kolle. Kollitet vetem ne gjume, nese nuk e ngre nuk pushon. Kur nuk eshte ne gjume eshte mire.
Ju lutem me ndihmoni!
Pershendetje te dashura mama 😊😊 !!
Para 2 ditesh kam pasur kriza te forta në veshken e djathte, pasi shkova ne urgjencen e maternitetit te vjeter (Mbreteresha Gerald...) u konstatua se kisha kristale ne urine 😐😐 !! Jam në javen e 34 +6 shtatzania e pare me binjakë !!
Më shtruan dhe qetesues perdoren 1 serum I cili permbante :voltaren...buskopan...valium! Sigurisht u qetesova, por meraku tim qendron mos ndoshta i demton bebat voltareni, sepse më keshilluan që mund ta perdor edhe në kushte shtepie në formë bustine?
Faleminderit nese e publikoni, sepse jam vertet shumë në merak)
Dite te mbare 😘😘
Pershendetje!
Jam në pritje të një vajze..
Mund te me ndihmoni me disa emra?
Faleminderit!
Pershendetje nena!
E kam vajzat 3 muajsh.
I është bërë e thatë ne fytyre e ne dy vena e ka si varr.
A dini ndonje krem, apo çfarë mundet me qenë kjo!
Pershendetje!
Kam nje shqetesim, por nuk di te kush mjek duhet te drejtohem...!
Kam perioda te çrregullta. Kam gati 10 muaj që i kam hequr qumeshtin gocës, por akoma kur i shtrydh me nxjerrin nje si leng te holle te bardhe.... po ashtu u ben disa muaj qe aknet me dalin tek disa pjese ne fytyre, here pas here, madje ndonjehere teper te acaruara...
Nuk di te cili mjek përkatës duhet te shkoj?!
A eshte ndodhur ndonjera nga ju ne nje situate te tille???
Jam bere shume merak...! Ju faleminderit!!!
Pershendetje!
Dua te mbetem anonim.
Ne radhe te pare dua tju uroj Gezuar 2017!
Kam nje shqetesim!
Kam çunin 2vjec e 4 muajsh ka disa raste qe kam vene re qe me dridhet sikur ka ftohtë.
Dridhja fillon me tundjen e kokës, pastaj me shpatulla!
Jam e shqetesuar!
Ju ka ndodhur ju prinder?
Mirëpres pergjigjet tuaja!
Pershendetje te dashura mama!
Shumë pak më ka ngelur nga ardhja në jetë e femijes tim të parë, do doja te me sugjeronit emra dyqanesh per te bler kremrat, pampersat, karrocat edhe cdo gje tjeter qe i duhen nje nene e femijes. Dua emra dyqanesh ne Shqiperi edhe ne Gjermani (se mund te mi sjellin edhe qe andej). Uroj me te mirat per ju edhe bebushat tuaj.
Pershendetje nena!
Ju lutem me ndihmoni me ndonje informacion!
Kam djalin 2 vjec me probleme, i kam berë letrat per kemi, para 1 viti.
Djali e fitoji kampin, por unë nuk e fitova kujdestarinë.
Kam shkuar ne Tiranë, tek kempi epror, me thanë shko merr leter tek spitali Nënë Tere... Unë e mora por nuk di ku t'i dorëzoj.
Ju lutem me ndihmoni!
Mund ta publikoni ju lutem?!
Vajzes sime 6 muajshe i janë bere syte me sklepa dhe a e ka perdor ndonjera kete ilac per sytë.
Unë ja kam perdorur djalit 5 vjec.
Ben edhe per bebat apo jo?
Pershendetje bebe & vogelushe!
Jam jashte teme, por doja disa mendime nga ju nena te dashura!
Tezja ime po blen shtepi, mirepo une doja ti beja nje dhurat por qe ta kete gjithmone perpara sysh.keni ndonje ide ju nena te dashura?
Pershendetje!
Kam bebin 20muajsh.
Qysh kur kam lindur kam pasur dhimbje te kerbishtjes, sidomos kur bej pune te ndryshme.
Arrij derisa me zor iki.
Kohet e fundit dhimbjet me jane shtuar me shume...
Nuk di cfare te bej!
Me jepni ndonje keshille ju lutem.
Anonim ;)
Pershendetje!
Sot vura re ne zorrë te trashë me ka dalë nje si copë mishi.... dhe ka kohë qe ne krah te majtë po fjeta, me dhemb barku shumë.
Di ndonjera cfare mund te jetë?