Reklame

Follow by Email

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Të nderuara nëna te Bebe&Vogëlushë!
Ju pershendes kudo qe jeni dhe uroj te jeni mirë.
Unë gjithmonë kam dashur një fëmijë, por tani më është kthyer në fiksim.

Mendoj vazhdimisht vetem kete gje, me ngrihen nervat dhe zihem, kur burri im, ne ditet me rrezik, nuk do te kryeje raporte intime me mua.
Edhe me shoqet ndihem shume keq, kur me thone prit, me qetesi, do kesh dhe ti femije, por qetësohet.
Theksoj se dua te ndryshoj kete sjellje time, qe po na shkatërron te gjitheve si familje? Ju lutem me thoni si tja bej, per t'u qetesuar?

1 comments:

Bebe dhe Vogelushe said...

E dashur mike e faqes sonë!
Është shumë e vështirë të ndryshosh sjellje, në kuptimin, që ju na shkruani.
Mendoj se mënyra më e mirë për t'ju qetësuar dhe t'a jetoni me sa më pak ankth këtë gjendje është të flisni me bashkeshortin tuaj, për atë, që ju shqetëson, të ndani me të ankthin, që ju ka kapluar, në lidhje me ardhjen e një bebeje.
Kështu edhe lidhjen tuaj të mund t'a jetoni më të qetë.
Urojmë sa më shpejt një lajm të mirë!