Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëdita nena te dashura!
Kam nje djale te mrekullueshëm 14 muajsh.
Po mendojme te nisim edhe nje femije tjeter.
Me thene te drejtën i trembem nje femije tjeter, edhe pse nuk me pelqen t'a le djalin vetem, por jam gati 40 vjec.

Kam frikë se nuk e përballoj dot psikologjikisht një shtatzani tjetër.
Dhe e dyta a nuk i heq dashurine djalit tim? A e përballoj dot ngarkesën?
Ju lutem me thoni nga eksperienca juaj!
Faleminderit paraprakisht!

2 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
I ndodh çdo nëne të merakosur dhe të kujdesshme të ketë dyshime të tilla.
Ato e pyesin gjithnjë veten, a do të vuajë fëmija i parë, nga ardhja e të dytit, do të jetë shumë normale, që fëmija juaj të ndiejë xhelozi për vëllanë ose motrën e vogël, do të ketë edhe mundim për prindërit, që do të kalojë me kohën,por mami me babin do jenë aty pranë gjithnjë t'ju kujtojnë, se i duan të dy fëmijët me të njëjtën forcë dhe askush nuk ia merr dashurinë tjetrit, secili ka dashurinë e vet, secili ka mamin dhe babin e vet, të cilët edhe pse të lodhur, do të jenë gjithnjë gati, për çdo nevojë, për secilin.
E rëndësishme është, që ne t'u japim fëmijëve tanë dashuri dhe vëmendje.
Urimet tona më të mira!

Unknown said...

Sigurisht e dashur biles do perfitosh me shum nga shtatzania ,dhe per djalin cdo kush ka venin e vet sdo ndryshoi asgje