Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje nena!
Kam nje shqetesim.
Kam dy mace ne shtëpi, mi ka sjell kunati nga Italia, se u shperngul ketu ne Shqipëri ato jane te vaksinuara qe te vogla.

Problemi im eshtë se unë i kam fobi, por femijet e mi i kane shumë qejf.. Djali i vogel 1 vit luan shumë me to, por kam frike nga qimet e maceve, se mos i futen ne goje dhe mos sëmuret.
Me ndihmoni nena!
A duhet ti mbaj apo jo ne shtepi.
Per macet kujdeset vjehrra.
Une nuk i prek dot.

1 comments:

Bebevogelushe said...

Nëse vendos t'i mbash fëmijët duhet të luajnë, kur dëshiron macja dhe jo e kundërta, sepse ndryshe nga qeni, që luan orë e pa orë, macja kërkon vetëm përkedhelje dhe luan pak.
Kur ta prekin i rrituri duhet të jetë i pranishëm dhe të vërë rregulla.
Macja nëse nuk do, nuk preket.
Pasi prekim macet, duhen larë duart.
Meqenëse janë të vaksinuara nuk mendoj, se sëmuren edhe po të kenë kontakt.
Mos harroni antipleshtin rregullisht.
Për më tepër kontaktoni veterinerin.
Mos i privoni nga kjo, fëmijët tuaj!.
Faleminderit që na keni shkruar!