Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Miredita Bebe&Vogëlushë!
Po ju shkruaj për shoqen time më te mire.
Eshte me te vertete ne gjendje shume te dhimbshme.
Foshnja e saj eshte shtruar prej 10 ditesh ne reanimacion.

Doktoret i thane se foshnja e saj nuk ka pothuajse asnje shprese te shpetoje.
Tani janë prane foshnjes ne spital, por kthehen neser pasdite.
Prindërit e shoqes sime duan të heqin gjithë sendet e bebit nga shtëpia, edhe pse shpresojmë, që bebi të shpëtojë, para se mami të kthehet.
A është e drejtë t'i heq rrobat e bebit nga shtëpia edhe pse mjekët thonë është pa asnjë shpresë?
Nuk di çfarë të bëj?
Do t'ju falenderoja pa masë, nëse më ndihmoni me ndonjë këshillë. Ndihem e pashpirt, nëse filloj t'i mbledh rrobat dhe gjërat e tjera.....! :( :::::
Ju falenderoj pa fund!
Eglantina

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur mikeshë e faqes sonë!
Gjendja, që po kalon shoqja juaj është me të vërtetë e dhimbshme, por ne besojmë, se është më e drejtë, që t'i lini gjërat e bebit, ashtu si i kanë lënë prindërit.
Bebi është ende.
Gjendja e tij është vërtet e rëndë, por kjo nuk do të thotë, se nuk ia doli dot mbanë.
Ndaj mendojmë, se u takon prindërve të bebit, kur dhe në ç'mënyrë t'i rregullojnë ato.
Kjo do të shërbente edhe për t'i përballuar gjërat, së bashku, të përballojnë dhimbjen të bashkuar, pa rrezikuar ndonjë ndarje të mundshme (që në të tilla raste nuk përjashtohet të pritet) dhe i ndihmon të përballojnë dhimbjen e asaj, që mund të ndodhë.
Ndoshta gabohemi..... Shpresoj tju kem ardhur në ndihmë sadopak!