Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Përshendetje nëna!
Ndoshta eshte akoma heret, sepse vajza ime eshte vetem nje vit e gjysmë, por prinderit e burrit, po bejne plane per pushimet dhe e duan atje gjate veres.
Te them te drejtën ata kane shtepine e tyre ne mal, ne fresk, shume mire, per kete vape, qe ka plasur.

Në fillim isha dakort, por sa me shume i njoh, aq me shume e kuptoj, qe ata nuk i mesojne goces ato qe duam ne prinderit.
Kane nje menyre tjetër edukimi, jane edhe te moshuar dhe e mesojne keq, me teka.
Duan me patjetër t'ua çojmë gocën, paçka se ne prindërit nuk kemi thënë akoma po ose jo.
Si thoni nena, ne kete moshe dhe keto kushte ta çoj te gjyshërit?
Faleminderit pa fund, nëse me jepni mendime!
Kalofshi bukur!

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
E kuptojmë, që në këtë moshë të vogël, të vajzës, dhe ndryshe nga ju në mënyrën e të edukuarit, është vështirë tu besohet fëmija gjyshërve, por mendojmë gjithashtu se mënyra e edukimit të prindërve mbizotëron tek fëmijët dhe një periudhë e shkurtër me gjyshërit nuk i fshin kurrsesi vlerat edukuese, që keni përdorur ju.
Asgjë nuk do të ndryshojë nëse e lini me gjyshërit, për pak javë, gjatë vitit.
Vajza juaj është pak e vogël, por nëse nuk jeni e qetë, mund të shkoni të rrini edhe ju për pak kohë pranë saj, derisa të rritet.
Shpresoj tju kemi ardhur në ndihmë sadopak!
Pushime të gëzuara nga Bebe&Vogëlushë! :)