Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Përshëndetje nena te dashura!
Jam mami i nje femije 9 muajsh që eshte i shendetshem, nuk ka asnje problem.
Ceshtja qëndron tek frika ime, sa herë që dëgjoj të flitet për vdekjen në djep (SIDS), ku kam degjuar te thone, që rreziku shmanget nëse femija fle me kurriz.

Deri para pak javesh e vija te flinte keshtu dhe ai nuk zhvendosej, por tani ka filluar të flejë përmbys.
E kthej, po perseri kthehet ne pozicion te rrezikshëm.
Mund te me jepni ndonje keshille o nena, sepse jam bërë me fiksime, më duket sikur do t'a gjej çunin, pa frymë në krevat!
Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim!

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Një fëmijë i moshës 9 muajsh është i vetëdijshëm tashmë për rrezikun dhe vendos vetë si të flejë apo të ndërrojë pozicion, kur merr frymë keq.
Pediatrët këshillojnë të kontrolloni hundën, të mos jetë e taposur, sepse merr frymë me vështirësi.
Për SIDS-in mos u merakosni!
Përshëndetje të përzemërta dhe faleminderit që n'a keni shkruar!