Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Miremengjesi Bebe & Vogelushe!
Ne lidhje me temen e sotme... eh jane shume gjera qe veshtire te permblidhen ne pak fjale.
Kur mora vesh qe isha shtatzane, vetem mami ime ishte me mua.
Ajo ishte prezente edhe kur bera ekon e pare, pasi burri ndodhej ne pune.
Ka qene e para, qe e pa femijen tim ne eko dhe ne ate moment i rrodhen lot te medha gezimi.

I jam mirenjohese per cdo gje.
Ka qene mbeshtetja ime me e madhe.
Edhe tani qe jam ne pune, ajo kujdeset per djalin tim.
E do jashte mase.
Pa te nuk jetoj dot thote.
Nga ana e burrit kam vetem vjehrrin.
Kur mori vesh, qe isha shtatzane, jo vetem qe nuk u gëzua, por fjala e tij e pare ishte: hiqe.
M'u shemb bota mbi koke. Ne muajin e peste te shtatzanise, pas një debati, zotëria me shtyn nga shkallet.
Lavdi Zotit femija nuk pesoi gje.
Edhe pas lindjes vazhdojne presionet.
Ti nuk je nene, ti nuk kujdesesh per djalin, ti nuk di etj.
Nderkohe qe une punoj gjithe diten per tia siguruar atij femije te gjitha nevojat dhe kerkesat (edhe burri punon, normalisht).
Nga ana e vjehrrit nuk kam degjuar kurre nje fjale te mire, a ka nevoje per gje ky femije?
Jo se ja kam nevojën, por ai nuk e kupton qe s'ka te drejta mbi femijen tim, pasi kurre nuk e ka dashur.
Ndiej se e urrej.
Me vjen te pelucas, kur e shoh sot gjoja si gjysh te perveluar, kur ne fakt ka dashur te ma vrase djalin (shtiret vetem qe te acarohem une).
Lavdi Zotit, nuk jetoj me ate.
Bashke me burrin dhe me djalin jetojme me mamin time te shtepia ime, dmth nuk me duhet ta duroj shume.
Ama ato pak minuta qe e shoh, me vjen te qaj nga inati, por permbahem.
Me falni se u zgjata pak!
T'i keni me jete bebushat!

0 comments: