Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Përshëndetje Bebe&vogelushe!
Kam disa dite, qe kam pëlqyer kete faqe dhe vendosa tju shkruaj per nje problem te madh me vajzen tone, kur mami eshte ne pune, sepse vajza jone 28 muajshe e ben kaken si foshnje e porsalindur, të butë, si krem dhe ç'është më e vështirë për babin, me erë shumë të rëndë.

Praktikisht unë vë kundragaz kur e nderroj. :)
Ia hoqem panolinin ca kohe, por tani e vume prape.
Nuk mund t'a linim ashtu, se e bën kudo neper shtëpi dhe duhet t'i bejme dush gjithe kohes...!
Si mendoni?
A eshte normale goca apo ka probleme?
Nëse ka probleme, cfare mund te kete?

1 comments:

Bebevogelushe said...

I nderuar babi i faqes sonë!
Në radhë të parë parë ju falenderojmë, sepse rrallë, për të mos thënë asnjëherë nuk na shkruajnë babat :).
Së dyti ju lutemi të tërhiqni këmbën, që të mund të na shkruajnë edhe baballarë të tjerë më vonë! :) :)
Së treti, por jo më pak e rëndësishme, shumë fëmijë të moshës 2-3 vjeç e bëjnë kakën të paformuar ende mirë.
Përsa i përket pelenës disa fëmijë arrijnë t'a heqin nën dy vjeç.
Të tjerë pak më vonë.
Çdo fëmijë ka kohën e vet të duhur për heqjen e pelenës.
Sa për kundragazin bëni mirë, që e vini :) kjo është ndoshta një nga arsyet, që babat nuk para ndërrojnë pelena! :) :) :) :)
Ah edhe diçka, unë merrja frymë me gojë. :) :) :)
Shpresoj tju kemi ardhur në ndihmë sadopak!
Faleminderit që na keni shkruar!