Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje!,
Doja te rrija anonim ju lutem.
Pershendetje!
Me fal nena qe jam larg temes bebave. Por jam aq e trishtuar sa, nuk di si ta kaloj kete trishtim ne shpirtin tim😟 Me ka ikur deshira per te jetuar, skam me forc, 😞nga gjithe hallet e problemet qe me ka shoqeruar jeta per keto 18 vite. Familja ime po me shkaterron emocionalisht, shpirterisht, nuk pres asgje te mire nga te tjeret, kur sme don familja ime. Mire qe fati im sme ka buzeqeshur, por duhet te duroj dhe keto😕. Ne kemi vite qe jemi martuar 18 vite,por skemi femije, kam pasur humbje femijesh pa lindur, por dhe nje mbasi e linda. Me vjen inat me familjen time, sepse sillen keshtu!!! Vetem se jan me mire nga ekonomia, se sa e bashkshortit tim. Per mua ai eshte oksigje, jete, dashuri, eshte i vetmi qe ne kupton. Ne bem shume vite martes bashke tani. Ato kan inat😟 Pse un bej per ate. Sepse per ate qe Ai eshte asnjehere se ka mare respektin e duhur.Ju kam thene pse,pse,pse po me beni te behem e ftohte me te vertet me ju?
Por nuk me dalin ne temen se pse sillen keshtu me ne😕!? Un flas ne tel me to por sdua😥😥 por me vjen keq eshte familja ime. Sdua ta hedh poshte,edhe pse ato cfare nuk kam sajuar per ne😭 duke na bere edhe te cmenduar. Nuk e kuptoj nene time asnjehere nuk me mban krahe😭 vetem ti je e keqja😭😭😭😭 nuk mund te bej debat ne familje time asnjeher per te drejten time, se un dal gjithmone ajo koke derrja😰😰sipas familjes sime. Ne jemi nje cifte i bukur te gjithe drejtimet,na duan te gjithe perveç familjes sime.😭 Nganjehere them ti shkepus lidhjet fare nga familja ime, e di do dal un e keqja perseri. Por edhe un kam te drejtat e mia, pse gjithmone te mirin duan ta pushtojne. Un se di se kur do jem njehere e qete😞 .
Pershendetje nena te dashura!
Jemi vërtet heroina te heshtura, vetem ne qe kemi fëmijë e dime sa lodhje dhe emocione kemi nga engjejt tani qe Zoti te na i ruajttë.
Une kam nje vajzë te vogel qe per pak dite ben 11 muajshe, por kam dy dite qe eshte shume nervoze dhe qaramane.
Pershendetje!
Jam ne javen e 8-te shtatzanisë.
Ekon e pare e bera 5 javeshe, tjetren e kam 9 javeshe.
Perzjerje kam patur ne javen e 4-t dhe te 5-të, ndersa tani nuk kam me, vetem ndjej fryrje barku dhe keputje...
Pershendetje te nderuara! Unë dhe bashkëshorti im kemi dy vajza, por fëmijën e tretë dëshirojmë patjetër t'a kemi me gjini djalë.
Pershendetje B&V!
Jam e interesuar për një karrocë për  fëmijë (gjinine akoma nuk e dimë tamam),
Femija im eshte 14 muajsh, akoma nuk ecën dhe tani ka filluar të mbajë këmbët.
Ështe normale kjo?
Pershendetje!
Si duket?
Mirëmëngjes nena te dashura!
Halli im më i madh është se njerëzit më ndalojnë rrugës dhe më thonë akoma nuk ke lindur ti?! Gjithë ky bark me gru!
Disa vënë duart te barku pa marrë as leje dhe më mërzisin me fjalë.
Përshendetje bebe & vogelushe, edhe ju nenave!
Uroj ti kini mirë femijet tuaj!
Po ju shkruaj , per nje shqetesim timin.
Unë edhe burri im kemi disa muaj, që tentojmë te bëhemi me nje vogelush, por akoma s'ka ardhur.
Mirembrema nena!
Po kaloj nje periudhe shumë stresuese.
Kam nje djale 3 muajsh, por ka dorë vajza e kunatit, gati 3 vjeç.
Djali fle gjumë, mbesa e ngre, kur i jap gji, vjen për t'i gjuajtur te duart, kur luan i hedh kubat në drejtim të tij, ndonjëherë kur nuk jam unë, se jam duke bërë diçka, ka arritur edhe t'i gjuajë, kërcen mbi krevat, kur unë e vë në krevat të madh për t'a ndërruar, ajo kërcen dhe hidhet, afër çunit...
Pershendetje!
Sa nga ju kane info per (IVF) kisha disa pyetje.
1) A kanë mbajtur regjim gjate kohes deri ne marrjen e pergjigjes?
Pershendetje nena !
Këmba e bebit tim, pasi bëri vaksinën 2 muajshe u nxi, u bë gungë dhe u mbush me pucra te vogla te kuqe.
E mbajta me kompresa dhe pas 9 ditesh ajo qendron njëlloj.
Kush mund të më tregojë ndonjë kurë bimore apo ilaç, per lamjet ne zorre ose krimbat?
Ju falenderoj!
Mirëmëngjes nëna te dashura!
Jetoj ne Angli me burrin dhe vajzen time te vogel.
Kemi marre para nja nje viti kunaten, motren e vogel te burrit, bashkë me burrin e vet, qe jetojne veç, por afer nesh.
Ne i ndihmuam qe ata te vinin ketu.
Pershendetje!
E kam beben 3 muajshe dhe tulet e këmbëve nuk i ka njësoj.
Këtu ku jetoj unë pas 3 dite qe lind i bëjnë eko te këmbëve dhe ka dalë mirë.
Pershendetje B&V!
Kush nga nenat qe jetojne ne Oslo ka mundesi te me ndihmoje me rroba per femije (kam dy femije)
Pershendetje!
A mund të më ndihmoni me një farmaci me ilaçe omeopatike? !
Përshëndetje nëna...!
Ju lutem më ndimoni!
Kam çunin, sapo ka bërë 1 vit dhe shyqyr asnjë ditë smë është ftohur.
I kanë dalë 8 dhëmbë deri tani.


Na ka ndodhur të gjithëve, si prindër të vëmë re thonjtë e fëmijëve tanë delikatë, shenja të ngjyrave të ndryshme, të rrjepur...!
Ndodh shpesh,por nuk duhet të shqetësohemi.
Thonjtë mund të shfaqin probleme, si pasojë e mungesës së kalciumit ose mungesë e ndonjë elementi ushqimor, një gjë që ndodh shpesh gjatë rritjes .
Pershendetje!
Desha te parashtroj nje pyetje deri tek nënat.
E di se nuk jemi pediatër, por ndonjëherë praktika me fëmijët na ben te dimë dhe ne shumë gjëra.
Fëmija im sapo bëri 2 muajsh.
Deri tani e piu qumeshtin, po tani nuk e ka me dëshirë.
Sa herë ja fus ne gojë, bebi e nxjerr me gjuhë jashtë edhe e shikoj qe nuk e ka qejf qumeshtin fare..!


Shkak per renien e gjakut (diepistasa) nga hundet ne periudhen e shtatzanise mund te jete ''shperthimi'' i venave te gjakut, qe dobesohen dhe behen me te ndjeshem gjate 9muajve,
ose gjakderdhja nga hundet mund te jete shenje, ose te vije si shkak i patologjive dhe shqetesimeve.

Kush me ndihmon me linkun, qe ka ushtrimet për të shkuar mitra në vend?


Kur dalin dhëmbët e parë, vogëlushët tanë japin shenjat e para karakteristike:
– rritje e sasisë së pështymës
– përpjekje për të kafshuar, me qëllim lehtësimin e ndjenjës së krruajtjes te mukozat
– mishrat e dhëmbëve të fryrë dhe të përskuqur, nën të cilat dhëmbët shtyjnë për të dalë.
– shqetësim, humor i prishur.
Pershendetje!
Nëse ndonjë nga ndjekësit e faqes tuaj interesohet per krevat fëmije.
Ju lutem nena kush ka mundësinë të më ndihmojë me rroba per dy vajzat, njera 1 vjec e gjysmë, tjetra 3 vjeç.
Jam e papunë.
Pershendetje Nena!
Kam një shqetësim, që vetëm xhani m'a di dhe ato që  e kanë provuar.
Jetoj vetem me burrin.
Kam dhe nje vajze 8 muajshe e gjysem.
Pershendetje!
Dua të di pak në lidhje me vaksinimin e fëmijëve në Greqi.
Vaksinën e 2 vjecarit ja kam bërë fëmijës, në Shqipëri, pas kësaj si vazhdon vaksinimi këtu ne Greqi, me thoni pak ju lutem?
Pershendetje!
Po tentoj per shtatzani.
Ciklin e pres pas 5 ditësh, por ka rreth një jave kam dhimbje barku gjate gjithe ditës , sikur e kam plagë.
Ju lutem shume nese mund te me pergjigjeni!
Çuni me flet, po kohëve te fundit me eshte bere agresiv, qan pa arsye, eshte bere tekanjoz.
Pershendetje nena te Bebe&Vogëlushë!
Prej disa vitesh përpiqem për të ngelur shtatzënë.
Bëj një test dhe më del pozitiv.
Bëj edhe një tjetër edhe tjetri pozitiv.
Pershendetje!
Jam nënë e një bebe gati 2 muajshe dhe po afron data e vaksinës, kam shumëëëëë merak.
Po mendoj t'i blej vaksinat me idene se jane me te sigurta.
Pershendetje nena!
Kush më ndihmon me rroba dhe këpucë për djem mbi 2 vjeç, si edhe aerosol, Faleminderit!
Tiranë


Kur nje mama eshte e detyruar te nderprese ushqimin me gji te foshnjes per mungese qumeshti, atehere duhet ti drejtohet qumeshtit pluhur te posacem vetem per foshnja. Ky fenomen sjell me vete nje ankth dhe brerje ndergjegjje nga ana e nenes, e cila mendon se femija e saj nuk ushqehet mire, ose mund ndihet e gjykuar nga familjaret e vet,te cilet ndonjehere mund te tejkalojne limitet e veta dhe ta rendojne me batuta nenen e re.
Pershendetje nena!
Jam nenë e nje vajze 2 muajshe e 20 ditë e lindur me peshë 3900.
Tani vajza peshon rreth 6 kg e veshur me rroba.
Pershendetje!
Jam 24 vjeç, nene e nje vajze 4 vjeç.
Tani jam perseri shtatzene 2 muajshe, por po vuaj shumë.