Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Të dashura nëna te Bebe&Vogëlushë!
Jam mami i dy fëmijëve te mrekullueshëm, 5 dhe 10 vjec.
Nëse puthemi apo përqafohemi vajza e madhe na bërtet me sa ka në kokë, na thote boll dhe mbyllet ne dhomen e vet, duke qare.

Nuk dime si te sillemi dhe si t'i shpjegojme, se nuk mund te beje keshtu. Ju kerkoj ndihme nena, sepse kam shume frike, se kjo e demton shume vajzen.
Faleminderit!
Era

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Vajza juaj tashmë është aq e rritur, sa të kuptojë, se kur mami dhe babi puthen shpesh mund të ndodhë, që të vijë bebi tjetër... :) :)
Ndoshta është xheloze dhe për këtë i vjen edhe "turp".
Ju shumë mirë mund të uleni të flisni me të, kur është e qetë, t'a pyesni, se çfarë e tremb kaq shumë dhe mos ka frikë, se i vjen një motër apo vëlla i dytë. Nëse edhe në këtë mënyrë nuk shihni ndryshim, shumë mirë mund të flisni edhe me një psikolog të fëmijërisë.
Shpresoj shumë t'ju kem ndihmuar sadopak!