Nuk dihet nëse e ka zbuluar Estvill, sepse zakonisht përdoret mënyra e përpunuar nga pediatri me famë Richard Ferber drejtor i qendrës for Pediatric Sleep Disorders në Boston dhe publikuar nëpërmjet librit Solve Your Child’s Sleep Problems më 1985.
Mënyra e doktor Ferber mund të përshkruhet kështu:
1. Përgatitet fëmija për gjumë, duke bërë të njëjtat veprime çdo mbrëmje (banjë të ngrohtë, pizhamat, leximi i një përrallë….)
Vihet fëmija në shtrat dhe dilet menjëherë nga dhoma.
2. Nëse fëmija fillon të qajë, lëreni të qajë për periudha kohe të kontrolluara, para se të hyni, duke rritur gradualisht kohën (psh para 3 minutash, pastaj 5 minutash, pastaj 10, e kështu me radhë)
3. Kur duhet ngushëlluar fëmija pa u marrë në krahë.
Në rast se fëmija vjell, mund të ndodhë shpesh duhet të pastrojmë gjithçka, duhet thënë fëmijës se gjithçka shkon mirë, pa e marrë në krahë dhe të dilet nga dhoma.
4. Në këtë pikë, sipas Estvill, fëmija kupton, se është e kotë të qajë dhe kështu e zë gjumi.
Personalisht kjo mënyrë mua më fut të dridhurat, por ç'është më e rëndësishme më duket e rrezikshme.
Shpresojmë në mirëkuptimin e nënave, që na lexojnë.
0 comments:
Post a Comment