Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëmbrema Bebe &Vogëlushë!
Do doja dhe unë te ndaja me ju historinë time.
Dhe nje mendim nga nenat nqs jan lunduar ndonjeherë kaq shumë..
Me kerkon falje pas 18 muajsh ajo që per mua ishte shoqja ime me e shtrenjtë, por tani per mua ajo s'eshte asgje.
Para 18 muajsh solla ne jetë dy engjejt e mi.
Nje djalë dhe nje vajzë.
Pershendetje nena te dashura!
Kam djalin 19 muajsh dhe tani po fillon te kuptojë emrin e vet.
Nuk flet fare vetem mami thotë ndonjeherë.
Femijet i do, madje kur eshtë i gëzuar, i përqafon, por nuk di te luaj fare me to. I shikon kur luajnë me top, po kur ja hedhin atij, ai e merr dhe luan vetë.
A mundeni me publikuar pyetjen?
A mundet dikush me më treguar diçka rreth semundjes tuberkuloz te kockave?
Pershendetje!
Kam djalin 21muajsh dhe u be nga tre jave qe nuk me ha asgje, refuzon cdo gje.. veten qumeshtin pi.
Pershendetje!
Vajza ime eshte 18 muajsh, nuk po flet asnje fjale pervec mama e baba...
I kupton te gjitha.
Pershendetje nena!
Shpresoj qe femijet t'i keni mire me shendet!
Une kam vajzen 2 vjec dhe nga analizat ka dalë me lambje.... i kam perdorur medikament Flagyn, por pa rezultat.
Mirëdita!
Do doja te pyesja, kam djalî 17 muajsh dhe kam 3 ditë qe po i heq gjirin.
Cikel akoma nuk kam.
Dje me tim shoq patem marredhenie te pa mbrojtura.
Ka shumë shanse qe unë te mbes shtatzanë, sepse kam degjuar qe thonë qe kur heq gjirin ngel shumë shpejt.
Përshëndetje & Vogelushe!
Ju lutem a mund te me thoni nje program ushqimor per bebe 6 muajsh e lart, mirëpo
Përshëndetje nena te dashura!
Une e kam nje djalë 8 muajsh e gjysem e kam ne gji akoma, me janë vonuar mestruacionet 5 ditë.
Pershendetje!
Jam nje nene 20 vjec dhe vajza ime eshte 2 vjece e 3 muaj.
Ështe hera e dyte qe i merren mendtë per nje moment dhe me pas bie ne djerse
Pershendetje Nena!
Do doja nga ju nje keshille
jemi ne kerkim te nje bebi dhe nuk e di akoma a jam apo jo shatzane se edhe test nuk kam berë ende.
Pershendetje !
Quhem Majlinda dhe pres te behem nene shume shpejt ., eshte femija i pare . Ju lutem a mund te me ndihmoni te llogaris javet e sakta ..
Çfarë është kjo bote keshtu moj motrani? Qysh kanë ikur për pambuk keto kunatat tona me aman?! Jam 20 vjec dhe para tre javësh linda zemrën time! Ishim të lumtur sa s'thuhet
Pershendetje nena!
Doja te dija nga eksperiencat tuaja kush ka lindur me menyren çezariane, nese keni pire ndonje vitamine
Përshëndetje Nena!
Ju lutem mund te me ndihmoni me ndonje informacion?
Kam per ti bere cunit vaksinen e 1 vjecit.
Mirëmbrema Bebe&Vogëlushë!
Mirëmbrema te gjithe mamave te faqes!
Kam nje shqetesim: me ka humbur fletorja e vaksinimit, nga nderrimi i baneses.
Kam vajzen 7vjec sapo i mbushi.
Pershendetje b&v!
Kam dy vjet qe kam lindur dhe pasi e ushqeva me gji djalin gjithe këte kohe, gjoksi jo vetem qe m'u var shumë po edhe m'u dobesua shumë, sa vetëm lekura ka mbetur si gjoks plake.
Përshëndetje!
Kam djalin 3 vjec.
Ka nevoje per syze.
Ka pasur ndonjera ndonje problem te tille me femijet?
Përshëndetje!
Po lexoja statusin per kalendarin kinez, por nuk po kuptoj diçka.
Pershendetje mama, si jeni?
Bebushat si i keni?
Dua tju pyes per dicka ju lutem.
Ne cfare jave te Shtatzanise I keni lindur bebat?
Une jam ne fund te shtatzanise e po me duken ditet si shekuj te gjata.
Përshëndetje!
Nena ju lutem shumë pa ofendime!
Kam nevojë per keshilla nga ju. Kam vajzen 4 muaj dhe ka lindur me peshë 3060, mirëpo ne fillim humbi peshë ra ne 2900 tash vajza ime edhe 3 ditë mbush 4 muaj dhe para 2 jave e pata te pediatri dhe peshonte 6200, mirëpo mua kush ma sheh vajzen me thotë nuk paska shtuar peshë, shumë qenka e dobet. Po me kap stresi dhe frika qe unë s'po di me rrit bebin mirë.
Kam djalin qe hera heres i behet lekura me poka te kuqe si ne foto.
Cfare mund te jete?
Faleminderit!
Përshëndetje!
Ne qofte se ka mundesi publikojeni!
Djalit tim i kane dale këto shenja, tek te dyja kembet tani ia pashe, mbase e dini çfarë janë!
Faleminderit paraprakisht!


Ja disa këshilla:
Për kokrrat në pjesën intime, buzët e vaginës shumë nëna përdorin detergjente intimë me aftësi dizinfektuese (të shpesh këshilluar në vende si : pishina, palestra ose gjatë periudhës së ciklit menstrual).


Gjatë shtatzanisë duhet të përdorim përkujdesje natyrale.
Është provuar se japin goxha lehtësim.

Çaji me sherebelë.
Vini për të zjerë 7gjethe sherebele në 200 milimetra ujë dhe përdoreni për të bërë gargarë çdo dy orë.

Shurup qepe
Eshtë i mrekullueshëm për të lehtësuar kollën gjatë shtatzanisë, është njëkohësisht tretës gëlbaze dhe antibakterik.
Në një filxhan vendosni qepën të grirë në feta të holla, mbulojini me sheqer dhe lëreni të gërshetohen shijet me njëra tjetrën për pak orë. Nga kjo përbërje merrni 4-6 lugë në ditë.

Paketa me patate
Në një napë të pastër mbështillni pataten dhe e vendosim poshtë mjekrrës, për të qetësuar dhimbjen e fytit.


Ju lutem me ndihmoni!
Jam ne muajin e fundit te shtatzanise, mirepo u bera 3 dite me dhimbje dhembesh pa pushim.
(Nëse dëshironi të ndihmoni nënën lini komentet tuaja tek ikona Përgjigje. Faleminderit!)
I kam vene karafila, po s'me kane pushuar.


Mirëmëngjes B&V!
Më eshte skuqur jashte mase zona intime.
Pas tamponit vaginal qe bera filloi infeksioni.
(Nëse dëshironi të ndihmoni nënën lini komentet tuaja tek ikona Përgjigje. Faleminderit!)
Pyeta doktoreshen time se mos kisha infeksion me kandidë meqenese vura re
- Vini re nje nje sasi sado te vogel urine me ngjyre te erret.

- Kur stomaku nuk arrin te mbaje lengjet.

- Shfaqen marramendje kur qendroni ne kembe dhe ndiheni te dobet.

- Palpitime ose takikardi (frekuenca kardiake e pershpejtuar)

Villni gjak.








- Foshnjat fillojne te komunikojne qe ne ditet e para te jetes, kur mesojne se (jo gjithmone per gezimin e tyre) e qara u sjell ushqim dhe perkujdesje.

- Brenda 6muajve ne pergjithesi femijet jane ne gjendje te njohin tingellimin e gjuhes meme.
Fillojne te nxjerrin edhe tinguj qe me kalimin e kohes pamjen e nje tipi bisede (pa kuptim).

- Brenda vitit te pare te jetes mesojne te shqiptojne pak fjale te thjeshta, ndonjehere pa ia ditur kuptimin.


Ja progresi i bebeve meshkuj dhe ato femra ne gjatesi gjate dymbedhjete muajve te pare te jetes!
Prinderit megjithate duhet te mbajne metrin ne dore edhe pas mbushjes se ditelindjes se pare: 18 munajsh ne fakt gjatesia e shtati te arritur nga femrat eshte gjysma e gjatesise se tyre kur te rriten, ndersa tek meshkujt kjo gje ndodh vitin e dyte te jetes.


Pas pak fillon shkolla dhe shume mama ngrejne problemin e mengjesit te pare per femijet e tyre, te studiuar per te pajtuar kerkesat e shpejta te pergatitjes se mengjeseve tipike shqiptare te ritmeve moderne dhe jo te merzitshme me ato te nje raporti ushqimor te shendetshem dhe te plote.
Edhe une vete e urreja mengjesin apo buken me recel qe me linin prinderit e mi para se te shkonin ne pune, e thaja dhe nuk e haja ;-) prandaj e di shume mire si ndihet im bir qe si shumica e femijeve parapelqejne "kripen time te dashur" ;-) Atehere vendosa: Tani e tutje do ti hap deren fantazise dhe shumellojshmerise ne mengjes. Ja cfare shembujsh gjeta per nje mengjes te shendetshem dhe te ekuilibruar: Na mbetet vec te ndryshojme cdo dite shije!
Tru i skuqur me hudhra (pjate e dyte)

Kjo pjate eshte e preferuara ime por meqe asnje ne shtepi nuk i ha trute une do ti bej dhe pasi ti hane do ti them cfare jane! :-D
Pjate me ideale per Halloween nuk behet :-D

Perberesit:


Pediatri keshillon te lini femijen 10 muajsh+
te haje vete,
ta sorrollase ushqimin neper duar,
ta njohe
ta doje .....


Kjo eshte ora e se vertetes!
Nese e keni rritur sic duhet beben tuaj do duket rezultati i mundimit tuaj pikerisht ne kontrollet qe ben pediatri ne kete moshe :-D
Verifikohet nga ky i fundit sa kemi vjele nga ajo qe kemi mbjelle :-D duke mbikqyrur grafiket e peshes trupore, e cila shpreh me se mire shkallen e adipozitetit te femijes.


Pershendetje  nena!
Uroj te jeni mirë!
Kam nevoje per rroba per djalin nje vjec nese ndonje nene ka mundesi të me ndihmojë? Faleminderit shumë!
Ti keni me jete fëmijët!


Pershendetje nena!
Jemi me fat qe Zoti ne rradhë te pare na ka bekuar me engjej.
Une per vete me nje engjell djalë.
Po jua tregoj historinë time qe edhe pse ka kaluar me shumë se nje vit e kujtoj gjithnje se me ka lenë shenjë te keqe.


Pershendetje nena!
Kam vajzen 4 muajshe prej dy muaj i perdor klizmen, sepse nuk del jashtë.
Te gjitha menyrat ja kam provuar, vaj ulliri masazh millage, termometri, por jo nuk del, nuk kam çfarë te bej.


Përshendetje!
Moj nena kam djalin 3 muajsh po ben ca ditë me temperaturë nga dreka dhe nga pasditja i hipen me shumë.
Pse keshtu?


Jam një nene kam dy femije vajzen 3vjec dhe djalin 7muajsh.
Jetoj vetem me bashkeshortin dhe femijet e mi...
Djalin e kam te qetë shumë, mirepo vajza po e ngacmon shumë e gjuan me shqelm, e shkel...e gjithckaa...


Pershendetje!
Ju lutem me falni per pytjen se nuk eshte e temes.
Doja te pyesja te gjitha nenat nga Anglia :)
Kam nje muaj qe kam marre letrat se kam kerkuar azil, por kam shume deshire te shkoj


Pershendetje nena dhe administratorë!
A ka ndonje cerdhe te mire private afer ambulances numër 10 ose shkolles Gjon Buzuku (zona e Oxhakut)?


Supë me spinaq dhe proshutë 10 muaj +

Per nje racion supe:
1 karrote

gjysme patate

50 g proshute (cotto) te gatuar

2 luge krem bollguri (semolino)

1 luge djathe kackavall pa kripe


Vetem brenda dhjete viteve te fundit gjithcka ka ndryshuar. Kane mbetur ne klase kalendaret dhe menute fikse. si pasoje kalimi nga qumeshti i nenes ose ai artificial, tek ushqimet e ngurta mund te filloje pa asnje brerje ndergjegje nga nena.

Me pak rregulla ne krahasim me te shkuaren, por te sigurta per ti mesuar femijes te ushqyerin "plotesues" te pakten deri ne vitin e pare te jetes. Me pak fjale te vazhdohet me gjivaktin ose ushqimin me qumesht artificial, por duke futur ne programet ushqimore te femijes te gjithe elementet e tryezes per te rritur, pa ekzagjeruar me proteinat. Dhe gjithmone ti drejtohemi pediatrit te besuar per cdo hyrje te re ne menune e bebes.

Skemat e vjetra


Sik.... sik... sik..... Mos ja filloi prape :-)
Lemza èshte nje reaksion, qe shkaktohet nga kontraktimi i pavullnetshem i diafragmes, gjate te cilit fluksi i shpejte i ajrit provokon kur kalon neper kordat zanore dhe shkakton zhurmen klasike te lemzes "sik".


Perberesit:
1 cope sapuni rrobash, 75 cl uje, 1 luge sheqer pluhur, 4 luge vaj luledielli, nje kullonjse me vrima te imeta, 1 pipe.



Meqenese nje mikja ime me pyeti me te drejte ku do ta gjejme kohen per ti bere te gjitha ato qe thashe me lart, vendosa ti shtoj edhe nje pjese tjeter ketij kapitulli per ta mbyllur bukur. :-)
Pra permbledhja:
Garderoba! Si behet nderrimi i stines?
Hyrja e pranveres shenon momentin e duhur per te bere nderrimin e dollapit. "Nuk eshte e nevojshme te gjejme nje dite te tere per te zhvilluar kete operacion te rendesishem" na kujton L.Larese guru italian i spaceelearing, ose me sakte e artit per te eleminuar te panevojshmen, "edhe sepse eshte e pamundur te gjesh nje moment te gjate ne vrullin e perditshem ose ne profesion, duke e lene gjithnje per me vone takimin me garderoben".


Shko ne lavanderi:
Rrobat e trasha sidomos palltot dhe kostumet duhet te cohen ne lavanderi dhe duhet te rifreskohen para se te mbyllen per muaj te tere ne dollap. Mund te behen edhe me dore nese jeni eksperte por jua siguroj qe eshte goxha here me mire qe ne rast se keni rroba qe i perdorni ne raste te vecanta, atehere leruani ne dore ato profesionisteve. E njejta gje edhe me mbulesat e renda te krevateve nese nuk arrini ti lani dot me dore.

Mola ne dollap:


Tani! Qe mamaja e papersosur i perket shenjes se Shigjetarit, kjo dihet me kohe e me vakt, por ne ka gje qe ajo  e shtyn derisa vapes ti dale flaka, kjo eshte momenti i nderrimit te garderobes. Dhe dreqi ta haje vesh kemishen me menge te gjata kur dal dhe vetem kur me shkon djersa ne ulluk, atehere s'kam c'bej dhe filloj e hedh te gjitha veshjet njera mbi tjetren, bej nje mal te madh mbi krevatin dopio dhe nuk ka burre nene qe ti rregulloje deri ne darke, aq me teper pas lindjes se goces.
Ju lutem moj nena me ndihmoni
Cupes time ju mbush syri me pika te vogla te kuqe e viva te doktoresha dhe me than Ti bej analizen e gjakut I ka ndillur ndo njeres kjo gje se po cmendem


Te dashura nena te faqja Do doja sugjerimet tua ja që djalin nga gjiri, pasi është mesuar dhe diten dhe naten fle vetem duke pire.


Mirembrema nena!
Jam e shqetesuar se qe kur kam lindur nuk me kanë ardhur periodat.
Vajzen e kam 10 muajshe dhe vazhdoj i jap gji.


Pershendetje Nena!
Kësaj here po shkruaj per te kerkuar ndihmen tuaj.
Jam ne pritje te nje bebi vajze.
Nuk kam mundesi per blerjen e rrobave, pasi
Pershendetje bebe dhe vogelushe!
Doja te pyesja nenat nga eksperiencat e tyre edhe dy dite nisem per ne Shqiperi pushime dhe udhetoj vetem me femijen.





Pershendetje!
Ju kerkoj te me ndihmoni me zgjedhjen e nje emri per mbesen time!
Kush eshte me i bukur dhe i vecante Emily apo Melina?



Përshëndetje!
Ju kutem publikojeni sa me shpejt,  pasi kam nevojë per keshillat dhe eksperiencat tuaja.


Pèrshèndetje nèna!
Jam e interesuar tè blej njè karrige ushqimi tè lartë pèr bebe (high chair)


Pershendetje!
Do doja mendimin tuaj per nje shqetesim. Mestruacionet i kam te crregullta jo ne date fikse.
Me kane ardhur ne muajin maj e ne qershor s'me kanë ardhur fare.


Kam vajzen 1 vjece dhe sot e cova per peshe, por konsultorja me tha qe vajza ishte dobesuar 1 kg dhe nuk ishte zgjatur fare.


Më ka marrë malli per ate kohe! :-)))
Tani s'kam kohe, as te ha buke!
E megjithate nje xhiro ne fletet e ditarit rreth asaj periudhe, qe me duket tre shekuj larg tashme, me ndihmon te qesh me ndryshimin e menjehershem te skenes, pasi erdhi Edi me Aiden. Librat e emrave kushedi nga marrin pluhur, macja eshte bere pa lare me putra te zeza si macja e nje te pastrehu, divani ka humbur ngjyren e bardhe, ekskluzivisht ka marre ngjyre bordo thane fshati, parfumosur nga njollat e ushqimit te Aides.
Eshte semundje, qe une si injorante qe jam ne kete fushe e quaj "semundje qe te fut ujin nen rrogoz". Vjen pa e kuptuar pas tre ditesh temperature te larte qe mund te arrije edhe 40° , nuk prezanton asnje simtome tjeter dhe nena pothuajse asnjehere nuk e kupton qe behet fjale per te. Shpesh eshte shkak zenkash midis prinderve sepse zihen tre dite me radhe jo ma ftofe cunin, jo ma le ne korent gocen dhe pas tri ditesh pa gjume ja ku shfaqen pucrra ne te gjithe trungun e trupit pervec gjymtyreve dhe faqeve. :-)))



Sikur grate shqiptare te ishin te interesuara per te rejat mbi heqjen  graduale te qumeshtit te gjirit bebes se tyre, aq sa jane te interesuara per te rejat mbi veshjen, lukun dhe moden, bebet shqiptare do zinin vendin e pare ne top ten-in boteror te standartit të jetesës dhe rritjes se foshnjave dhe kur them kete, ne radhe te pare flas per vete.

Jemi injorante ne kete fushe dhe sa me pare ta pranojme kete aq me mire do te jete per bebet tona. Sot jam pak e nxehur mos ma vini re, prandaj vendosa te shkruaj dy fjale mbi kete argument.


Me lindjen e te dy femijeve te mi isha me fat.
Nderrimi i henes ndodhi pasi ata erdhen ne jete.
Fytyra ime ne foto tregon ç'hoqa. :)

Megjithate jo te gjitha nenat e ardhshme e kane kete fat. Henes mund ti teket qe t'ua mbushe sallen e lindjes me nje duzine grash, me barkun ke goja. Dhe te gjithe bebat mezi presin te dalin jashte duke shpresuar me kot gjithe jeten, qe te futen perseri aty ku ishin :-) Gjate muajve te shtatezanise dreqi ta haje, sikur ma bejne kastile! Me tregojne per nje grua qe lindi ne ambulance, se nuk arriti te arrinte ne kohe spitalin e vet privat, i mbyllur per festa ose nga debora e madhe njera polli ne makine, nje tjeter polli ne nje barrele te zhvendosur ne korridor etj etj si keto.


Pesha e trupit përqëndrohet e gjitha tek dora ndërkohë që është duke rënë, një kavilje qëperdridhet... dhe ja ku na shkon mendja menjëherë tek frakturat.
Çfarë duhet bërë menjëherë?
Nëse vogëlushi ankohet për dhimbje shumë të madhe ose/dhe shfaqet ënjtje në zonën e interesuar është e nevojshme ti drejtohemi mjekut në Ndihmën e Shpejtë.
Çfarë duhet bërë menjëherë pas rënies?


Sot me vjen nder mend Edi im 13 muajsh.
Ne shtepine e prinderve te mi ime moter eshte duke qeshur e lodruar me te voglin tim, pas nje viti qe s'kishte pare nipin. Pushimet e gushtit jane nje mrekulli per te afermit e mi, sepse gezon gjithe shtepia sidomos kur takohen me niperit dhe me mbesat. Kjo atmosfere e bukur prishet menjehere nga te thirrurat e panikut te sime motre, qe trembet se Edi perplas buzen pas frigoriferit.... dhe kur femijet s'jane te tute, eshte mese normale te te kape me shume paniku se vete prinderit e femijes. Une me nje qetesi per tu lavderuar e marr me shpejtesi ne krahe dhe i fus buzet ne uje te rrjedhshem, shoh sa e madhe apo e vogel eshte prerja dhe pasi jam qetesuar se hemorragjia nderpritet vetem pas pak sekondash per fat... degjoj ofshama pas shpines sime.... kthehem menjehere dhe shoh time moter te mbytur ne lot dhe pa ze ngasherente :-)))

- Po ti c'ke me?

- Po cfare te kem? E vrava cunin...- me thote mbytuarazi .

- Ah ti je fare, po ja me kaloi, s'ishte gje!- ia kthej duke qeshur.

- Po ti dukesh sikur s'e do fare cunin?- me kthehet.



S'e kuptoj pse duhet te ngujohemi ne shtepi pas lindjes se bebes!
C'kuptim ka te rrime brenda kater mureve? Me kete diell te mrekullueshem qe na ben si neve vetë,  ashtu edhe femijes mire per kockat pse te mos e shijojme?
Mos harroni nje grua shtatzene apo lehone nuk eshte e semure! :-) Prandaj pa frike gjeni nje cante te madhe dhe te bollshme, radhitni brenda gjithe sendet e listes se meposhtme dhe hajt marsh shijoni jeten ;-)


Sot Aida mbushi 5 muaj dhe une jam treguar me e papersosur se kurre, isha e sigurte se fillonte supën e dyte, por jo thjesht i shtohet nje luge me shume perimesh te kulluara tek papa e drekes. Pasi e qortova dhe e mallkova veten nje mije here qe po e humbas persosmerine (tani dreqin me falet nuk shkoj dot as ne banje pa Aiden ... loool ) ja autokritika dhe kthesa ime per te mbledhur trute e kokes dhe te behem serish nje mama per shpi :-)

Mora perimet qe i pelqejne shume sime bije, e bej gjithnje kete gje sa here qe shtoj gjera te reja tek suoa, perdor perimet qe adhuron keshtu e ka me te lehte te pranoje risine. Po e llastoj shume do thoni ju? Ahaaaa jooooo e bej qe te jem rehat vete dhe te mos mundohem shume! Pra kete radhe nxora nga frizeri karrota dhe patate!  I zjeva ne nje kile uje!

 I shtypa ne shtypesen e perimeve dhe i futa gjysmen e lengut dhe perimeve!

I kullova dhe i ndava nga lengu i vet, gjysmen e te cilit e futa ne frigorifer per neser, po ashtu bera dhe me frutat! Si lengu dhe frutat mos harroni pasi i keni zjere duhet te perdoren tek supa brenda 24 oresh dhe jo me shume!

Pas supës mos harroni t'i jepni fruten, kujtoheni ta futni kete te fundit ne frigorifer 10 min perpara. Kjo e lehteson shume bebin tuaj nese i hane trycat, rrenjet e dhembeve :-)












Digjemi kur gatuajme, digjemi nga uji i nxehte, digjemi nga kafja e mengjesit, digjemi edhe ne plazh... te gjithe digjemi, por objektet qe djegin jane dashuruar me shume pas meje sidomos llampat e gjumit kur i kerkoj celesin per ti fikur. Por per vete dime te ruhemi sepse eshte instikti qe na ben te veprojme sa me shpejt dhe te mposhtim dhimbjet!... Po per femijet tane cfare duhet te bejme qe te mos kryejme veprime trashanike, dhe te evitojme keshtu pasoja te paparashikuara?




C'te ben femija s'ta ben perenia thoshin pleqte! :-)

Rrini te qete s'ka ndodhur asgje e keqe, vec Edi im tani para pushimeve e gjeti te drejtonte dhamet, 600 euri per nje aparat plastik! Duket si ai regbit dreqi ta marre , kishim perdorur ate dhe kursenim per pushimet! :-)


Shfletoj kohen kur Edi ishte vetem 7muajsh. E lexoj me poshte:

... zgjohet shume naten keto kohet e fundit edhe dy apo tre here te pije qumesht (Edin e ushqeja me gji) fle nje cerek ore dhe rri nje ore zgjuar, pra rezultati vetem dy ore gjume kete muaj cdo nate. Zot kur ngrihem te bej kafen e mengjesit e bej permendesh dhe mekanikisht. Keshtu sic e kam nisur do le ndonjehere gazin hapur dhe do gjejme belane :-( Cfare s'do te jepja per nja tre ore gjume te panderprere!

Pak kerkime ne WEB dhe ja cfare duhet te bejme:


Sot gatuajme... gatuajme...

Qofte me karrota. :-))


3 luge gjize

3 karrota



Edhe ti po te ishe, te haje fasule perdite nuk do te te merziteshin, edhe pse i adhuron fasulet? :-) Pra  kur ti zjesh perimet e fëmijës tënd mos ver gjithnje te njejtat, alternoji:

Zjeni perimet si me siper, sot ndryshova perimet perdora kunguj dhe patate, sic e pate edhe ne video ime bije e shijoi ne maksimum :-) Sekreti? Ne 2kg uje dhe perime hedhim 3-4 kokrra kripe te trashe.                                                                        

Ndajme  perimet e zjera dhe nje pule te plote, te ciles i kemi hequr pas zierjes kockat dhe e kemi copetuar, i ndajme nga lengu i tyre, i kullojme dhe i hedhim ne tasa te vegjel dhe i bejme gati per ti futur ne frizer.