Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëdita nëna!
E gjej veten ne temen e mesazheve te sotme. Faleminderit per keshillat, qe na ndihmojne.
Kam djalin 4vjeç.
Vitin e kaluar ankohej, se e rrihte nje shok i kopshtit.
U thashë edukatoreve te benin diçka, por ato me thane, qe djali duhet te mesonte te vetëmbrojtje, sepse e rrahin dhe nuk reagon fare.

Filloi te qante naten dhe te shihte endrra te keqija.
Kam folur me prinderit e djalit dhe mu pergjigjen si edukatoret.
Aty mu ngriten nervat.
Unë e kam mësuar, pa dhune, tani dalka, qe te fillojme t'i rrahim edhe ne???
Ndërkohë edhe tani qe eshte me pushime djali eshte shume i shqetesuar dhe zgjohet naten prape.
Vitin tjetër nuk e lë me kaq, por nuk di çfarë te bej.
Me keshilloni dicka nena, sepse nuk mund t'a le djalin ne kete gjendje!
Faleminderit!

1 comments:

Bebevogelushe said...

Flas nga përvoja ime si nënë.
Pas shumë vitesh vuajtje, nga shokët e kopshtit dhe shkollës, e mësova djalin të vetëmbrohej.
Kujdesu të shohësh nëse ka gurë apo sende të mprehta, që të mos i bjerë koka atij çunit, që e bezdiste, vëri duart në kraharor dhe shtyje.
Që atë ditë çunin s'ma kap më njeri me dorë.
Të mbrohesh nuk është të rrahësh, është të mos lejosh më të të prekin. Jam me edukatoret.
Përshëndetje të përzemërta!