Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje nena te dashura!
Ashtu sic kam gjetur zgjidhje per cdo gje ketu dhe ju falenderoj ashtu shpresoj te gjej dhe tani.
Jam pak jashte teme po shpresoj te me ndihmoni!
Kam dy femije te vegjel dhe jemi pa pune si une dhe im shoq.
Jetojme me prinderit e tij, por jemi shume ngushte nga te gjitha anet.
Kemi njerez ne Gjermani dhe duam te shkojme atje, por nuk e di si mund ti bejme dokumentat.
Jemi te dy me shkolle te larte dhe gjuhen e dimë.
Ju lutem po te dini cfaredolloj alternative ( te ligjshme ose jo) ma sygjeroni vetem ketu mos te rrime se po na iken truri!
Ju falenderoj!
Pershendetje!
Dua nje pergjigje nga ju! Ne daten 29 Tetor me erdhen periodat.
Ne daten 15 Nentor kreva marredhenie me prezervativ, po me ngeli brenda.
È hoqa me shpejtesi bera banjë, por tani eshte data 28 dhe nuk me kane ardhur akoma.
Kam ngelur shtatzënë?
Ju lutem me ktheni nje pergjigje!
Më falni!
A mund te me ndihmoni me numrin e telefonit të doktor Fatmir Komani?
Pershendetje!
Kam kete koshin e vajzes te pa perdorur fare, sepse vajza s'me ndenji sikurse një dite.
E kam blere 55 mije e shes 45.
Nese interesoheni mund te komentoni!
Faleminderit! 😊


Ne perpjestim te zhdrejte me uljen e temperaturave rriten problemet me hundet e bllokuara te foshnjave te porsardhura ne jete. Te gjitha nenat duhet te mos harrojne dhe te kene shume kujdes: kur foshnjat e porsalindura i kane hundet e bllokuara nuk duhet ti japim ilace, sepse trupi i tyre eshte ende i pambrojtur dhe nuk ka marre fuqi. Ç'duhet bere atehere kur foshnjes sone i jane bllokuar hundet? Lexoni me poshte disa ''hile'' qe u munduam ti rendisim per prinderit qe na lexojne shpesh.

Pershendetje!
Jam shume e merzitur!
Kam nevojë per keshillat tuaja
Kam vajzen dy vjec dhe ka mbi dy jave qe nuk do te hajë, dmth ka hequr dore nga supa nuk e ha fare, do te hajë gjera ne dore si psh kastravec, buke thate, djath, kosin e ha shume, biskota me kripe, domate pi edhe gji ,
Une prap jam e shqetesuar sepse vajza ka pasur nje regjim te shendetshem ushqimor. Doktorri me tha ska gje jepi ato qe do,
Cmund te me sygjeroni ju?si tja kthej deshiren per ushqim se u çmenda nga stresi
Faleminderit


Anemia mund të prekë fëmijët, që në muajt e parë të jetës. Nënat nuk duhet të shqetësohen,sepse në shumicën e rasteve nuk është serioze.
Anemia është ulja e rruazave të kuqe të gjakut.
Forma më e shpeshtë e Anemisë është pakësimi i Hekurit.
Nga lindja dhe deri në fund të vitit të parë të jetës sasia e gjakut dyfishohet. Është shumë e zakonshme, që niveli i hekurit tek një fëmijë pak muajsh, të mos jetë i lartë,por në disa raste mund të ulet shumë.


Herën e kaluar folëm për bllokimin e hundëve tek foshnjat e porsalindura, ndërsa në këtë pjesë flasim për taposjen e hundëve tek fëmijët më të rritur. Nuk di juve, por një ndër makthet me të shpeshta me fëmijët e mi jane sekrecionet dhe taposja, apo hundëve të zëna, sepse pikërisht në këto momente nuk janë në gjendje të hanë, ose të marrin frymë ashtu si duhet ndaj qajnë gjatë pothuajse gjithë ditës. Pikërisht sot filluan fëmijët me hundë të taposura, ndaj tema e ditës mendova të jetë kjo situatë stresuese për të gjithë prindërit, sidomos ata për herë të parë.

Le të rendisim disa nga shkaqet dhe lehtesimet per hundët e zëna

Ftohja: hunda e zënë mund te jetë pasojë e Ftohjes së zakonshme, vetëm nëse ajo shoqerohet me dhimbje fyti, temperaturë, dhimbje gjoksi dhe kollë.

Gripi: hundët e mbyllura mund të shkaktohen infeksionet e gripit, nëse fëmija ka shenjat e ftohjes normale, por plus tyre shtohen dhe të përzierat, të vjellat dhe humbja e oreksit.



Alergjia: kur përveç hundëve të bllokuara fëmija ka kollë, sy të skuqur që mund të lotojnë.



Objekte të huaja: atëherë kur fëmija ynë nuk ka asnje shqetesim tjeter dhe gëzon shëndet të plotë, duhet të kemi kujdes mos ka hyrë një objekt i jashtem në menyrë të paqëllimshme. Sigurohuni që të mos ketë ndodhur një gjë e tillë para se të shkoni tek mjeku ose pediatri.



Trajtimet që lehtësojnë hundët e zëna.

Pasi të marrim vesh, se cfarë e ka shkaktuar bllokimin e hundëve duhet të kemi parasysh një gjë të rëndësishme: moshën e fëmijës.

Nëse fëmija ynë është më i madh se 3muaj, mund të përdorim pa asnjë rrezik zbutës për koret dhe shkrirjen e gëlbazës.

Kujdes! Fëmijët nën 3muaj nuk u duhen dhënë ilace! Këshillohet të mbahet me të ngrohta dhe të presësh të shërohet natyrshem.

Lehtësimet natyrale për hundët e zëna janë:

Ushqime të pasura me lëngje, jo vetëm ujë, por edhe supë e larmishme, leng mishi...

Fëmija duhet të mbahet në ambjent jo të thatë, dhe blini pompëz të posaçme në farmaci ose dyqane te specializuara artikujsh foshnjorë, por shumë kujdes, të mos ushtrohet shumë presion, sepse mund të lendojmë fëmijën. Merreni beben tuaj me vete ne banje mbylleni deren, uluni diku bashke me foshnjen dhe hapni rubinetin dushit apo te lavamanit. Rrini ulur bashke me foshnjen derisa te krijohet reja karakteristike e avullit ne ambjentet e banjes. Avujt e ujit te nxehte kthehen ne nje ilac te vertete dhe përdoren si teknika për të cliruar dhe lehtësuar gëlbazën ne gjoks dhe kanalet e hundës së foshnjave. Gjithashtu merrni një gjethe menteje (nenexhiku) dhe me të provoni ti fërkoni pjesën pooshtë hundës. Kjo bimë ka efekte të jashtëzakonshme kundër ftohjes, gripit, hundës së bllokuar dhe dhimbjes se fytit.

Nëse fëmija ka alergji, Asnjëherë me kokën tonë, Menjëherë tek pediatri, që të gjejë shkakun e alergjisë dhe më pas kurën e përshtatshme kundër alergjisë, ose ta mbajme nën kontroll atë.

Urojmë t'ju vijë në ndihmë ky klik, sa herë që shfaqen keto shqetësime!


Ju lutem mund ta shperndani cfarë ushqime i perdoren nje femije 8 muajsh qe ka pak anemi, mjeket vetem ilace dinë, asgje tjetër!
Pershendetje nena!
Pas abortit spontan ne javen e tretë a mund te ngel shtatzane pas pastrimit 😔?
Po ju si ju ka ndodhur nga eksperiencat tuaja ? Pergjigjet tuaja do të me qetësonin!




Zemrat e mia sot do t'ju njoh me një mikeshë! Më premtoni që do silleni mirë dhe nuk do më vini në pozitë. 

- Kush është kjo? - vetëm përdorimi i përemrit ''kjo'' në vend të emrit, më paralajmëron se si gjithmonë një nënë nuk ka shanse të mëdha të bëjë figurë mjalti, nëse takon dikë me fëmijët me vete :)


Po afrohet ora e gjumit dhe mami përgatitet shpirtërisht për të përpjetën e fundit të kësaj të djele.
I latë dhëmbët?.... këmbët? Shpejt gjumë!
Marr të voglën, e vë në krevat të vogël, turrem të tërheq edhe të madhin që ka një javë që pret filmin ''Moxart'' pjesa e dytë. Sapo i mbush mendjen me të mirë çunit, e vogla ka ''shpërthyer'' hekurat e krevat-burgut dhe një Zot e di qysh më shpëtoi pa parë që ishte shtrirë me të atin, sa vë njërën në krevat, tjetri më ka rrëshqit me vrap dhe do shof Mooooxartin, se do më pysi zysha muzikës nesër (la prof) nesër.... shpejt në krevat se do lexojmë Kësulëkuqen me mamin.



Ja si të siguroheni i aftësive dëgjuese. Cilat mund të jenë shkaqet e Ipoakuzisë?

Ndër shkaqet më të mundshme mjekët otorinë dhe audiologë përmendin:
që nga thjesht tapa e dyllit ose otitet e rënduara e deri tek shurdhimi. Ja sesi të arrijmë në kohë, nëse fëmijët tanë mund të kenë probleme.

Fasha e moshës 0-3 muajsh

Zakonisht pas vaktit të drekës, kur foshnja duket i qetë dhe përgjumësh nëna mund të provojë të bëjë një zhurmë të befasishme, psh të fishkëllejë. Nëse ndihet mirë me shëndet dhe nuk ka asnjë sëmundje duhet të reagojë duke përpëlitur qepallat dhe duke tundur kokën.

Fasha e moshës 3-12 muajsh


Vështirësia më e madhe me to është fakti, që bilancet rrallohen me rritjen e bebit, ndaj për ti ardhur në ndihmë Bebevogëlusheve tona, le të shkruajmë në ditarin tonë kohën, kur vizitohet fëmija tek pediatri dhe çfarë analizash kryhen për çdo moshë. Sot u kujtojmë nënave të forumit tonë çfarë kontrollesh kryen pediatri në takimin e parë pas lindjes së foshnjës.

Ky takim zhvillohet 15ditë deri në 1muaj pas lindjes. Në shumë vende të botës takimi i parë lihet rreth 2javë më pas. Pediatri vlerëson rritjen e bebit tonë duke matur peshën trupore, gjatësinë, rrethin e kokës.


Sot do të mësojmë të gënjejmë?
Po, po, të gënjejmë!
Vështirësia më e madhe ka qenë gjithnjë ky peshk i bekuar! Pa mbushur vitin e parë, pra gjatë kalendarit të pranimit të ushqimeve të ngurta, sapo hapte gojën i vinte për të vjellë. Kur u rrit, më dëgjoi një herë që peshku e bën për të vjellë dhe që nga ai çast u thoshte të gjithëve: nuk e ha peshkun, se më ban për të vjellë, por jam e vendosur 'të gënjej' nuk shkon më kështu.

Ja dhe gënjeshtrat e banorëve të detit, për bebat më të vegjël :)

1. Provova shumë lloje peshqish, derisa kuptova se i pëlqen gjuhën, pa hala dhe me pak kripë e përçau me kafshata buke në formë topash. Vështirësia: do punosh me duar :)



2. Më mirë peshku i freskët, sesa ai i ngrirë. Të ngririn sikur e kuptonin me erë dhe shtynin pjatën, me demek haje vetë. Kështu që e blej të freskët dhe shumë herë e kam provuar ta gatuaj në avull, sidomos gjatë muajit të 10-të. Provoni t'i shtoni VUE (Vaj Ulliri Ekstravirgjer), përziejeni me supe minimakaronash dhe një paketë djathi Bebe. Sukses i garantuar Vështirësia: pak i shtrenjtë dhe do kërkosh ofertat më të leverdisshme.



Gjëja e parë që këshillojnë pediatrët me forcë është të inkurajojnë nënat, që në ditët e para pas lindjes, të ushqejnë ekskluzivisht me gji. Gjivakti është një nga faktorët kryesorë të ekuilibrit të metabolizmit të fëmijës dhe si pasojë uljes së peshës trupore.


- Duhen bërë kujdes të mënjanojmë pijet me gaz, ose sheqer. Rrugë të lirë, për fëmijët tanë, frutave dhe lëngjeve të tyre të shtrydhura ose të fruluara purè, të freskëta në kushte shtëpie.


Ajo çka shkakton gjendjen e kapsllëkut (mëse normale, gjatë periudhës së pritjes së ëmbël) është:
pesha, që ushtron fetusi në aparatin tretës, shkaktar ky i peristalsit dhe i ngadalësimit të tretjes së ushqimit  

Dhe prodhimi i hormoneve që dembelosin organet e tretjes me anë të efektit qetësues që ushtrojnë në të.


Konjuntiviti eshte infeksion i syve, mund te kete natyre virale ose

ose bakteriale, nje ose dyanesore.

Femijet ne kopshte, cerdhe, femijet me delikate (si psh ata, qe kane syte me ngjyre te qarte), femijet alergjike, qe bien ne kontakt me femijet e tjere, jane me te ekspozuarit ndaj infeksionit.

Konjuntiviti tek femijet, shenjat:

- syte vecanerisht te skuqur


Cdo nene ne kete rast cuditet dhe i ben vetes pyetjen: pse fillon t'a beje cicin tek bekat? Kishte nje muaj qe e bente ne banje dhe tani u rikthye prape i vogel. Ardhja e nje vellai a motre te vogel eshte nje nga arsyet, por ka edhe

plot shkaqe te tjera.

Pse ndodh keshtu? Cfare mund te bejme ne si prinder?Dhe krejt papritur, nuk e ben cicin ne banje, do cucin genjeshtar, thith gishtin e madh te dores, nuk flet drejt fjalet, por flet si femije i vogel, mund t'i mbahet goja, kerkon biberonin me qumesht etj.
Ne kete rast kemi te bejme me shembuj te rikthimit feminor.
Por mos u shqetesoni dhe nuk ka nevoje per te bere alarm!
Femija i kthehet gjendjes se meparshme , kur vemendja dhe perkujdesja e prinderve ishte me e madhe.


Persa i perket kesaj teme, te gjitha ne, do te deshironim te kishim nje ekograf ne shtepite tona, por me mire qe nuk e kemi, se do i luanim fene duke e matur fetusin, me shume se peshoren tone trupore pas dietave :)

Ja pak permasa per nenat qe na lexojne:

Java 10: 5g / 3.1-4.2cm 11: 8g / 4.4-6cm
Pershendetje!
Kam nje problem me djalin 15 muajsh, po i dalin 3 dhemballe njeheresh, i kane dalë majat, por ka 3 dite me temperature, i jap Algofren dhe ja ul temperaturen per 7-8 ore pastaj i hypen prape.
Eshte aktiv luan ha, pi.
Pediatra më tha qe i japin temperature rrënjët e dhëmballëve.
Nuk e di nqs ju ka ndodhur ju dhe si keni vepruar?
Faleminderit!
Pershendetje mama!
Kam nje problem e desha nje mendim nga ana juaj.
Kam vajzen 4 vjec cdo dite kerkon nje moter apo nje vëlla... problemi im eshte se jam shumë mbi peshë, 100 kg e kam frike se mund te shtoj dhe me shumë...
Jam ne stres si me thoni dhe une e dua shumë nje tjeter femije... po jam 100 kg dhe kam frike...
Faleminderit nese e publikoni, anonim ju lutem!
Pershendetje!
Jam e interesuar per nje Relaks me bateri me cmim te arsyeshem .
Cila nga nenat e disponon te komentoje, se e kontaktoj unë. 😀
Të dashur Bebe&Vogëlushë!
Jam një vajzë 33 vjec.
Jam e martuar që prej 10 vjetësh.
Kam pasur shume probleme shëndetsore si infeksione te renda ne rruget urinare, heqja e dhembeve, heqje apendisiti, ftohje bronkopleomoni etj.
Megjithe peripecite, qe kalova vitin e kaluar mbeta shtatzënë me dy binjakë, por pësova abort spontan. Asnje prej tyre nuk arriti të shpëtonte.
Qe prej dites se pastrimit me duket sikur me kane hedhur ne nje pus te zi!
Po kërkoj kaq nga kjo jete, pse atehere gjithcka ne helm..? Pse nuk ma ka shkruar Zoti te behem dhe une nene? Ia kam dedikuar jeten ardhjes së bebit dhe nuk mbarojne sakrificat që kam bere! Pse atehere nuk arrij te behem edhe une me femije?
Pershendetje bebe & vogelushe!
Jam pak e shqetesuar per djalin, pasi nuk e di nese e ka bere vaksinen e meningjitit.
Djali ka lindur ne 2012 dhe ja kam bere te gjitha vaksinat qe jane . Por nuk e di nese ne ate vit eshte perfshire dhe vaksina e meningjitit apo jo? Nese ndokush ka ndonje informacion do me qetesonit, pasi tani nuk jetoj ne shqiperi dhe nuk di ke te pyes...
Flm paraprakisht
Pershendetje!
A jeni mire nena?
Jam shume e merzitur.
Nuk di ku te shprehem desha te ju shkruaj juve!
Jetojme Franc vete se s kem askënd.
Vetem une me djalin dhe burrin, shume monotoni, mos me pas asnje familjar me shku naihere ose nai shok a shoqe.
Ju qe skeni askend cfare bëni!
Djali po me dhimbet shume vetëm.
Vete nganjeher qan pa arsye ose gjuan cka ka në dorë.
Me shetitur e qes po kot spo ka me kend luan.
Ju lutem shprehuni a ka nai kush vete a vetem une jam keshtu si qyqe po me duket vetja, shumme po mërzitni!
Pershendetje nena!
Kam djalin 4 muaj.
Sot e pata ne këshilltarë. Peshen e ka 6 kg, ndersa gjatesinë 62 cm.
Kur e kam lindur ka pas 3 e 350kg, e ushqej vetem me gji.
Aty me thanë se nuk eshte se ka shtuar mire, cdo muaj keshtu me thone Pediatri me thotë se s'eshte shume mire se cdo muaj shton nga 500 ose 600 gr.A.
Djali eshte shume mire nuk qan, pampersin e mbush normal, pi shume shpesh, por pi vetem 10 min.
Nuk mund ta mbaj me dhunë në gji 30 minuta si thotë pediatri ose naten me thotë ta zgjoj cdo dy ore djali pi ne ora 23 pi e pasandej kur zgjohet ore 4 e mengjesit per te pire une mundohem ta zgjoj, po s'mundem s'kam shanc.
Desha te me tregoni sa kg kanë peshuar bebet tuaj kur kane pas 4 muaj.
Me falni se u zgjata shume ti keni me jete te gjate bebet 😊☺
Pershendetje bebe & vogëlushë!
Nëqoftëse do kishit mundësi me më ndihmuar me një publikim. Kam dy karoca per te shitur. Roza me gri eshte 50.000 leke kurse e kuqja 20.000 leke. Faleminderit.
Nena te dashura!
I bera vajzes sot vaksinen e 1 vjec.
Sipas eksperiences suaj cfare me keshilloni?
Pershendetje B&V!
Kam djalin 5 muajsh.
Ju lutem me thoni se cfare fruti/perime mund ta ushqej?
Me thoni nje program per ta ushqyer.
Faleminderit!
Pershendetje!
Jeni faqe e mrekullueshme!
Kam vajzen 8 muajshe ka filluar me grindet shume. Naten bente nje gjume te qete, normal, tani cohet grindet, po ben nje jave. E kam me gji dhe te pakten e qetesoj sadopak.
Mos ndoshta dhembet i janë zbardhur pak, por jo. Shume faleminderit ju nena qe do me pergjigjeni nga eksperienca tuaj!
Pershendetje!
Te lutem shume publikoje! Kam nevojë per ndihme nga te gjithë.
Pres nje djale dhe nuk kam mundesi te blej asgjë.
Kush ka gjendjen te me ndihmoje me ndonje rrobe, cdo gje e vogel me vjen ne ndihme!
Përshëndetje!
Kur fillojnë fëmijët të flasin....?
Une kam nje djalë, qe sapo ka mbushur 1 vjec, kupton kur i flet po si fjalë vetem mama thotë!
As në kembë nuk ecen vet e marr perdore!
Do doja shumë të më tregonit eksperiencat tuaja!
Faleminderit!
Mirëdita të dashura nëna!
Jam e gezuar, qe ekziston kjo faqe, sepse mund të flasim lirisht.
Jam pesë e gjysmë muajshe shtatzëne, por edhe pse analizat me dalin mire, martesa ime nuk vete fare mirë.
Ndihem shume keq, sepse nuk jemi me te dy si me pare.
Unë punoj shume, ndersa im shoq do qe ti kushtohem me shpesh marredhenieve tona seksuale. Une shqetesohem sidomos per bebin te barku.
Si mendoni nena do të kaloje shpejt?
Eshte thjesht faze apo zgjat?
Ndonjehere me duket se kur te linde femija, babi do t'a kete lene mamin, me duket sikur do te me ndaje dhe biri im do te linde pa babin pranë?
Ju lutem komentoni, sepse kjo gjë po me shkakton nje ankth te papare!
Faleminderit!
Miredita mama!
Si jeni?
Shpresoj gjithçka mire! Jam mami i nje vajze 28 muajsh.
Eshte femije i levizur dhe e gjalle, por problemi eshte, qe nuk flet.
Nese do ndonje gje e tregon me gisht, ose me merr perdore dhe me thote me sy objektin qe po kerkon
Thote tek tuk ndonje fjalë, por kur perpiqem t'i mesoj nje te re dhe i them perserite, ajo tund koken per jo dhe iken.
Kete vit e regjistrova edhe ne kopsht, por asnje ndryshim.
Eshte shume kokeforte dhe Ben cfare t'i thoje mendja e vet!
Ju falenderoj nese me qetesoni sadopak!
Mirëmbrëma!
Si jeni?
Desha një pytje per një fëmijë 2vjetësh.
Vajzës veshi i kullon, nuk dëgjon. I kullon ujë edhe i ze dylli.
Sot I ka zenë kore veshi si dylli.
Ja hoqem i doli gjak.
Desha të pyes se 30% nuk degjon eshtë me aparat ne vesh.
Është fëmijë 2vjeç e gjysmë, nuk degjon hiç.
Desha tju pys njëherë, kemi 3muaj spo i gjejmë ilaç.
A mundet të jetë rrjebull apo si?
Më falni per shqetësimin! Naten e mirë!
Pershendetje nena!
Kam vajzen 8 muajshe me shqeteson ky problem se e ushqej ne darke, derisa ngopet po cohet shumë herë naten, per te pire, gati cdo nje ore me pi shumë. Çfarë te bej?
Si t'ja largoj pak kete gje?
Pershendetje!
Kam djalin 1 muajsh dhe me ka dhënë doktoresha një ilaç Combiflor për dhimbje barku.
Mund te me tregoj ndonjera per eksperiencat qe ka pasur dhe si mund tja perdor dalit.
Sepse acarohet shumë. Faleminderit. Anonim.
Mirëmbrëma nenadhe B&V!.
Ju lutem ndonje recetë per bebe 5 muajsh dhe bebi im peshon 6.400 kg deri tani e kam ushqyer vetem me gji, po tani nuk po i del gjiri e me duket sikur nuk ngopet!
A peshon bebi im mirë? Apo mos eshtë gje nen peshë?
Si i keni bebat ju me peshen...?
Ju falenderoj nga zemra nese përgjigjeni!
Ti keni mirë bebat😊
Pershendetje!
Jam ne hall!
Kam ne shtëpi dy mace te vogla, shume te bukura, 3 muajshe nuk kam vend ne shtepi ku ti mbaj dhe jemi te gjithe jashtë shtepie gjate gjithe ditës.
Jane shume te pastra me vjen keq ti le diku, prandaj dua nje familje qe ti mbaje te dyja bashke, nuk dua ti ndaj.
Ju lutem me thoni nese ndonjera eshte e interesuar!
Me vjen jashtezakonisht shume keq, pasi vajza ishte mesuar dhe i donte shumë!
Pershendetje!
Kam nje valixhe me rroba per bebe per te shitur (me nje cmim te arsyeshem). Jane te mirembajtura.
Une banoj ne Fier.
Nese eshte dikush qe interesohet mund t'u dergoj foto te rrobave.
Pershendetje!
Jam nje e dy djemve, djali i madh eshte kater vjeç, i dyti dy vjet.
Kam mbetur perseri shtatzane.
Jam ne nje dilemë te madhe.
Jemi ne kushte jo te mira, me qira jetojmë.
Me vjen keq ta qes, me dhimbset shpirti sdi çfarë te bej. Tash sa i regullova femijet çerdhe mendosha te punoj te marrim kredi të marrim banesë.
Kam hall të madh.
Dua veç mendimet e nenave të tjera.
Ju lutem anonim!
Zakonisht kur kam diten e ovulimit e kuptoj, sepse me dhemb barku nga njera ane dhe keshte bera test ovulimi. Ishte me dy vija. OK deri këtu!
Ngela shtatzene dhe jam ne javen e gjashte te shtatzanise, por ka dy dite qe me dhemb ana e djathte njesoj si dhimbjet e ovulacion.
Per cudi bera test ovulacin dhe doli me dy vija.
Tani a mund te ndodhë te evoloj gjate shtatzanise cuditem nderkohe qe kam bere 5 teste shtatzanie dy Clear Blue dhe me del 6 javeshe!
Pershendetje!
Jeni shumë te mirë per pergjigjet qe ne ktheni 😘
Jam në muajin e fundit të shtatzanisë.
Mund te me ndihmoni me nje emer vajze?
Me bashkim emrash Vasie & Artan. Faleminderit!
Pershendetje nena!
Jam e shqetesuar shummme sa nuk di ç'të bej!
Kam vajzen 3 vjeç e nje muaj, mirëpo flet fjalë lidh deri ne 4, 5 fjalë po jo teme llafosë rrjedhshëm, sepse me perserit fjalet e mia. Ndonjerë pothuajse perditë nga pak, kurse ne kopsht i perserit fjalët e atyre, nuk kupton gr dy muaj kam qe e coj pak fjalën di, po jam e shqetesuar, se nuk flet shqip. Njehere që te llafosi e pyes çfarë hengre ne kopsht me perserit mua, por theksoj se kupton shumë. Me thotë keto fjalë prsh mami dhe ne emer mua hajde dalim xhiro, dua kinder, dua kis cokollat, ku vajti babi , dua bukë, dua ujë dua portokalle, beji babit kafe e i pelqen T'ia coj kjo i thotë urdhëro Babi pije
Uffff ato fjalë që thotë i shqipton saktë te pastra, po kam merak perse s'me flet si femijet e moshes së saj se ka nje djale shqiptar ne kopsht, qe flet shumë mirë me i vogel se vajza. Nuk di cte bej, ta coj ne Shqipëri ca muaj ne kopsht apo jo .
Ne shtëpi nuk flas greqisht se unë nuk di mirë.
Të dashura nëna të Bebe&Vogëlushë!
Unë që ju shkruaj jam një vjehrrë. I drejtohem kesaj faqeje, sepse e di, qe nenat ketu komentojne qete, pa ofenduar. Eshte dicka, qe nuk me pelqen tek nusja e djalit tim.
Im bir punon ne transferte dhe pothuajse cdo njezete dite largohet nga shtepia.
Nusja ime kur iken babi ne pune nuk u gatuan, gjera te ngrohta femijeve. I pergatit gjithnje te ftohta.
I kam thene shpesh se duhet te gatuash edhe per femijet, se janë gjynah.
Ajo me thote se ankohesh per vete, jo per femijet.
Gjithashtu ajo thote gjithmonë, tani qe s'eshte babi hame diçka të shpejte. I kam thene t'a ndihmoj, i gatuaj une, por ajo nuk bindet. Hë se ne rregullohemi thote.
Mua nuk me duket aspak e drejte. Përveç kësaj çështje unë shkoj shumë mirë me nusen e djalit.
Si thoni nena? A me ndihmoni me ndonje keshille? Edhe nusja e ndjek shume faqen tuaj. E ndjekim të dyja.
Do mireprisnim cdo lloj mendimi. Pa ofenduar as atë as mua, ju lutem!
Faleminderit!
Pershendetje!
Mund ta nxirrni dhe njehere postimin tim per boxin per femije?
Ky eshte boxi, ka dhe tapet ku vendoset bebi per te lozur muajt e parë!
Ju faleminderit nese e publikoni!
Pershendetje B&V!
Kam blere kete lloj caji qe quhet Ferugreen ne Neranxi doja te dija kush nga nenat e ka perdorur po dergoj dhe nje foto dhe si e perdorni
Pershendetje B&V!
Jam shtatzane, ne muajin e 4-t dhe kam shume dhimbje koke te shpeshta, ka raste te forta dhe dhimbje normale koke. Gjithashtu doja t'ju pyesja dhe per dhemballat e kalbura qe kam.
Mund t'i gerryej dhe ti mbush gjate shtatzanise? Faleminderit per pergjigjet qe do me jepni!
Pershendetje nena!
Ciklin e fundit e kisha ne 13 Tetor.
Pas mbarimit te ciklit kam kryer marrëdhenie te pambrojtura.
Ne datën 11 Nentor bera testin Clear Blue me doli negativ.
Kete muaj cikli s'me ka ardhur ende, por mbremë vura re pak ngjolla kafe te mbathjet po cikli sme ka ardhur dhe shenja skam si kisha ne shtatzanine e pare.
Si mendoni mund te jem shtatzane?
Faleminderit!
Nena ju lutem me ndihmoni!
Jam shumë e merzitur! Kam vajzen 5 vjec dhe ka parazit ne koke nuk é di se ku i ka gjetur.
I jane ngjitur.
E kontrolloj, e laj dhe e kreh me kreher te vogel i kam marrë nje ilac ne farmaci, po s'ben efekte. Ju lutem me thoni emrin e ndonje ilaci qe t'ja hequr përgjithmonë.
Jam kaq e stresuar sa dhe koka ime me kruhet e s'po e dalloj me.
Esht berë merak se mos mi ka ngjitur goca.
Është viti i dytë qe ndodh kjo gjë!
Me ndimoni ju lutem!
Me vjen zor t'i them edukatores ne kopsht, qe tju thojë nenave te kontrollojnë femijet se mos me shajne mua dhe gocën, pasi s'eshte aspak pamje e kendeshme te shikosh vajzen duke kruar kokën.
Vjehrra s'më ndihmon, më poshtëron, me thotë kam rritur 4 femje e i kam pasur te paster, svete te marr ilac kam tiro, ose pastroje vajzen tende se do me vine niperit e mbesat nga jashte e me mbushen me atë!
Ufaa nena,
Jam shumë e merzitur paster e mbaj vajzen pse te ndodhi kjo gje me ndihmoni me emrin e ndonje ilaci te mire qe i heqë! 😢😨😥😦😧😟😩😳😢😢😢😢
Pershendetje te dashura!
Kam vajzen 17muajshe. Kam bere analizat e ujit të trashe para 2javesh dhe me doli shumë mire!
Para dy netesh ka vjellë gjithçka, edhe ujin qe pinte, edhe qumeshtin e gjirit (sepse e kam akoma me gji, ska pire kurre qumesht tj)... dhe ne mengjes i mora yoviten dhe trisolin dhe nuk ka vjell me, po kur po e ndërroja shikoj qe ka larje (nga ato krimbat e vegjel te bardhet)
U habita, sepse s'ka pasur kurre dhimbje barku, eshte shumë aktive!
Mbremë vetem ka qare, kishte dhimbje barku dhe forcohej shumë!
Mund te me sugjeronit cfare mund ti perdor?
Me se mund ta ushqej?!
Faleminderit shumë!
Ju lutem emri Amela çfarë domethenie ka.
A mundet ndokush te me ndihmojë?

Në radhë të parë faleminderit për mesazhin!
Së dyti kuptimi i emrit Amela mendohet se mund të shpjegohet me trajtën e pashkurtuar të tij Amelia, që mendohet se vjen nga Amalia: kuptimet e kësaj forme mund të vijnë nga gjermanishtja Amal, punë, përpjekje.
Amela mund të tregojë një grua punëtore, të zellshme, të papërtuar, energjike, produktive dhe plot dëshirë për t'i bërë gjërat.
Femija ime është nje muajsh .
Ka tre ditë del jashtë vetem ngjyrë jeshile.
Jam një nënë në gjendje të mjerueshme ekonomike, e divorcuar dhe ne nevojë shumë per qumesht,  ushqim.veshje per femijen.
Kush ka mundsinë te me ndihmojë sadopak.zoti!
Zoti ju beftë dritë.
Faleminderit!
Pershendetje nena te palodhshme.
Kam djalin 2 vjec dhe eshtë anemik.
Me kanë thenë per kete kungullin qe eshtë per aneminë.
A eshtë e vërtetë dhe nese eshtë si t'ja jap?
Faleminderit!
Pershendetje nena!
Ndoshta jam jashtë teme,  por kisha nje pyetje.
Une jetoj në Itali dhe kam nenshtetesinë italiane
Di ndonjera nga ju a mund tja bej letrat kunates time nuses vellait ??
Pershendetje te gjitha nenave te kesaj faqeje!
Kam nje shqetesim qe nuk po e kaloj dot.
Jam ne fillim te shtatzanise time te dyte (6 javeshe) pothuasje gjithe kohen rri e merzitur,dua te qaj.vjerren dhe vjerrin nuk i duroj dot neper shtepi,me merzit shume prezenca e tyre. Ndjej sikur dua te rri vetem me burrin dhe vajzen time,nuk dua njerez te tjere neper shtepi.Une jetoj ne USA dhe prinderit e burrit nuk jetojn gjithe kohen me mua Por vetem 6 muaj ne vit. Une gjate gjithe kohes mendoj si tja shpreh burrit kete qe me mundon Por Kam merak se mos ai ma merr per keq. Kam jetuar edhe me pare me ata dhe se Kam patur kete ndjenje qe Po kaloj tani.
Tani as naten nuk fle e qete nga keto ndjenja qe me mundojn. Ju lutem me thoni dicka sepse kam shume merak se mos demtoj bebin time me kete gjendje qe Po kaloj...ju pershendes!
Si jeni?
Shitet Karroca. .
Ka nevojë për larje, pasi ka qenë e mbyllur për shumë kohë.
Ështe në gjendje të mirë, shtrihet komplet, dmth perdoret edhe për beba të sapolindur.
Ndodhet në Tiranë.
Kushton 70000 lekë te vjetra :)
Te interesuarat të komentojnë, se i kontaktoj unë.
Përshëndetje!
Ju lutem me ndihmoni!
Kam djalin 14 muajsh ka dy ditë me temperaturë.
I shkon 38.5 deri ne 38.8 pasi i jap algofren.
E cova per vizitë, me tha eshte shumë mirë, nuk ka as ftomë as grykët.
Sot pashë se i kishte dale nje dhemballë poshte dhe e kishte mishin shumë te acaruar.
Nuk di cfare te bej!
Është hera e parë që ka temperaturë.
Faleminderit!
Pershendetje b&v!
Si gjithmonë kur kam ndonjë problem me femijen te ju drejtohem!
Kam 3 dite me vajzen 3 vjece me temperaturë.
E cova te pediatri dhe e vizitoi.
Vetem pak grip kishte.
Sot nuk ka me temperaturë, por po e heq barku.
Nuk di cfare t'i jap ne kushte shtepie se me janë bere 4 shurupë ne frigorifer dhe nuk dua ti marr gje tjeter ne farmaci!
Faleminderit!
Pershendetje mama!
Kerkoj te me rekomandoni nje kopsht dhe cerdhe afer fushes ali demi, privat apo shteteror. Ju lutem eshte urgjente sepse jam shume e merzitur dhe e pakenaqur me ato ku jane gocat momentalisht dhe me duhet ti coj 1 vend tjeter. Ju falenderoj paraprakisht. Jeni te mrekullueshem
Përshëndetje Bebe&vogelushe!
 Pershendetje nena!
Unë bashkë me bashkeshortin punojmë ne punishten tone si bukepjekes. Sic mund te merret me mend nga te gjithë rri gjithe diten ne kembe dhe kam humbur nje femije para dy vjetësh. Deshtim jo i varur prej meje. Tani kam te gjitha shenjat e shtatzanise, por kam shume frike se puna që bej eshte e rrezikshme per bebin tim. Nese jam shtatzënë do me duhet t'a le punen? Theksoj gjithashtu se përkulem shumë per te marre buket! Jam në gjendje shume delikate. Nuk mund te vazhdoj pune duke menduar se mund të humb edhe këtë fëmijë. Ju falenderoj nëse më ndihmoni sadopak!


 Mirëmëngjes e dashur! Mjekët gjinekologë këshillojnë: Duhet patjetër në radhë të parë të siguroheni në jeni apo jo shtatzënë. Nëse e bëni tepër herët kujdes, sepse mund të mos dalë i vërtetë. Përsa i përket shtatzanisë së parë asnjë prej tyre nuk është e ngjashme me të dytën e më tej. Përsa i përket punës suaj rrini e qetë, sepse pothuajse gjithmonë një grua, që mbetet shtatzënë vazhdon jetën e saj normale. Kur një shtatzani ndërpritet vetiu kjo nuk varet nga puna që bën nëna, por të një impianti jo të rregullt. Fat, mbarësi dhe gjithë të mirat!
Pershendetje nena!
Kam vajzen 17 muajshe dhe nuk i kam bere akoma vaksinen MMR.
Kam vendosur tja bej neser.
Jam shume ne ankth.
Si keni vepruar ju dhe si e kane kaluar femijet tuaj?
Vajzen e kam rezus negativ.
Pershendetje!
Ndoshta jam jashtë teme. Jam nje nene e 2 fëmijëve, te voglin e kam 18 muajsh
Problemi eshtë se unë kam nje jave qe kam shumë sekrecione ngjyrë kafe.
Nuk jam shtatzënë, cikli me vjen rregullisht.
Dikush mund te me thojë nga se vjen?
Faleminderit!
Ju përshëndes!
Anonim ju lutem 😕😢
Pershendetje stafi i Bebe &Vogelushe!
Nese ka mundesi te publikoni mesazhin time ndoshta marr ndihme nga nenat qe jane pjese e faqes. Prej 10 ditesh jam nena e nje vogelushi dhe me ardhjen e qumshtit me filluan problemet me gjoksin. Njeri nga gjokset eshte care dhe djali nuk e thith me eshte bllokuar gjoksi nuk di si te veproj.
Faleminderit pres pergjigjen tuaj!
Mirëdita Bebe&Vogëlushë! Pak javë më parë pata dy raporte seksuale me te dashurin tim dhe kam frike se kam mbetur shtatzane.
Nje dite me pas mora pilulen Ellaone dhe duhet te kishin ardhur mestruacionet, por asgje dhe tani jam shumë dite me vonese.
Pyes veten nese me ka çrregulluar ciklin pilula?
Kam shumë frikë të bëj testin edhe për arsyen se po dola pozitive kam zgjedhur t'a heq fëmijën.
Jetoj ne Itali dhe doja te dija, dini gjë si behet dhe brenda sa muajsh.
Do ju lutesha pa ofendime!


Mirëmbrema!
Si fillim ju këshilloj të bëni një test shtatzanie. Nëse del pozitiv dhe ju keni vendosur tashmë në mënyrë të pakthyeshme të bëni NVSH (ndërprerje të vullnetshme të shtatzanisë) në shtetin italian mund të bëhet brenda 90 ditëve të para. Duhet të drejtoheni në një Konsultor, ku si fillim do t'ju jepen informacion, konsulta, vizita, çertifikata, gjithashtu edhe përpjekje për të të ndryshuar vendimin e dhimbshëm, që keni marrë.
Pasi të zgjidhni çdo të bëni në Konsultor do t'ju bëjnë vizitën, do t'ju lëshojnë çertifikata/dokument, që tregon gjendjen e shtatzanisë, e nevojshme për të bërë NVSH.
Kjo çertifikatë mund të kërkohet nga mjeku juaj gjinekolog i besuar, mjeku i familjes etj.
Përshëndetje!


Mirëmëngjes Bebe&Vogëlushë!
Kisha nje pyetje, qe ndoshta ju duket budallallëk, por une duhet te di, sepse nuk e ndjej shpesh bebin te me levize dhe behem merak. Keshtu tund barkun dhe ai me pergjigjet.
Këto tundje, që i bëj barkut e rrezikojnë bebin tim?
Faleminderit per çdo ndihme!


Përshëndetje e dashur!
Mjekët gjinekologë thonë se tundjet e barkut nuk e rrezikojnë bebin, por pse duhet t'a shkundni në këtë mënyrë disi të ashpër barkun, kur ka një mënyrë më të butë? :)
Shtrihuni në divan nga ana juaj e majtë dhe bebi fillon të lëvizë!
Me kollajxhe!
Përshëndetje nena!
Quhem Ana dhe jam në javën e 36-të të shtatzanisë.
Kam shumë dhimbje stomaku kohët e fundit të barrës.
Doktori im më këshilloi të marr Malox plus, por një mjeke tjetër, shoqja ime më tha në asnje menyre. Eshte i rrezikshem per bebin.
A mund të marr Malox Plus gjatë shtatzanisë për dhimbjet e stomakut?


Ju falenderoj paraprakisht!
E dashur nënë e ardhshme e faqes sonë!
Dhimbjet e stomakut gjatë shtatzanisë janë shumë normale, sepse zmadhohet hapësira e mitrës, duke shtyrë në stomak dhe ndikon në "lëvizjet gastrite".
Mund të kontaktoni një mjek gjinekolog dhe të ndiqni këshillën e tij ose të pini përgatitjen klasike të një gote uji me lëng limoni dhe sodë buke.
Përshëndetje e dashur dhe faleminderit që na keni shkruar!
Ah moj nena!
Te gjitha ju po te degjoni historinë time do thoni sa te mira i kemi vjehrrat, qenkemi ankuar kot!
Jam martuar me një burre italian! Me burrin dhe ekonomine jemi mire, por vjehrra ime është shume e keqe.
Me thote kthehu nga ke ardhur! Nuk te duroj dot! S'të shoh dot me sy.
Me mbyll deren e banjes dhe fshihet ne dhomen e saj.
Une i trokas, ajo ben sikur nuk eshte ne shtepi dhe nuk bezan.
Sidomos pas lindjes së goces mua mu shfaqen probleme me jashtëqitjen dhe urinoj shpesh.
Njeri me te pashpirt nuk kam pare.
Ndonjehere aq shumë vuaj saqe detyrohem te shkoj tek komshia.
Po gjithsesi nuk mund te shtyhet jeta keshtu?
Ju shkrova thjesht per tju thene të mos qaheni kot, se për të zgjidhur asgje nuk bej dot me.
Kur vjen burri në shtëpi ajo mohon ose thote nuk trokita, nuk te degjova, ske ardhur te trokasesh.....
Nuk di c'te bej....
Jam e tmerruar nga kjo gjendje.
Ju përshëndes!
Mos paci fatin tim!
Pershendetje bebe&vogelushe,!
Dyshoj se vajza 2 vjec e 4 muaj me ka gelltitur pak plasteline (bashkangjitur foto te llojit te plastelines, treguesi I moshes ne etikete 2+). A eshte nja rast urgjent ky qe duhet bere vizite urgjente patjeter? Ju lutem shume nje pergjigje nqs njera nga nenat ka pas rast te tille. Ju lutem anonim. Faleminderit shume
Vajza ime ka gjithe pasditen qe i rri temperatura 37.3-37.5
Ju lutem nena cfare ti bej per sonte se neser urgjent tek pediatri.
Ju lutem publikojeni!
Vajzen e kam 2 vjeç e 6 muajsh!
Pershendetje!
Si jeni?
Jam e interesuar të shes një rrethore, shumë pak e perdorur, ne gjendje shume te mire :)
Funksionon edhe me bateri (ka muzikë edhe tinguj të ndryshem).
Ndodhet në Tiranë.
Kushton 30000 lek të vjetra :)
Përshëndetje nena!
Kam nje problem me djalin.
Eshte 15 muajsh, nuk ha nese nuk e lë para televizorit... e di qe është shume e gabuar dhe dua te mos e le me.
Boll, dua t'i them jo.
Si t'ja bëj moj nena, edhe sepse nuk behet fjale për për cerek ore ?
Ai i zgjat shumë vaktet e ngrënies.
Kam bërë aq shume autokritikë me veten, saqe tani dua vetem të më ndihmoni me keshilla, qe me te vërtet me japin ndihmë, jo te me kritikojne. Faleminderit paraprakisht!
Pershendetje!
Në datën 16 Tetor kisha te fundit.
Gjate kesaj kohe kemi tentuar per shtatzani.
Kam dhimbje gjoksi si dhe te kafenjta, kur shkoj ne banje dhe fshihem.
Sot pashe dhe si njolla gjaku.
Sot bera test dhe ishte negativ.
Si mendoni ju?
Jane shenja shtatzanie?
Pershendetje!
Doja te pyesja nenat qe jetojnë ne Itali, per te bere martesen mes dy shtetasve shqiptare, pasi terhiqen certifikatat dhe leja per martese nga personi i deleguar duhet ti sjellë tek personi qe martohet per te shkuar ne Milano, apo duhet te shkojne patjetër me postë???
Si duhet vepruar?
Me duhet nje përgjigje pak shpejte.
Ju faleminderit!
Pershendetje!
A mund ta publikoni kete karrocën shëtitëse?
Shes 200 mije jap edhe nje kangur te Chicco dhe nje termometer elektronik falas.
Pershendetje!
Do doja nga nenat ne Tirane rekomandim,  per nje okulist per femije.
Faleminderit B&V🤗
Pershendetje nena!
Dua te shes box per femije, ka lodra sipër (sikur krevati) rrjete mushkonjash dhe tapetin me lodra ku vendos bebin muajt e pare.
Box-in e kam palosur e futur ne canten e vet, e per pasoje s'kam nje foto reale per momentin.
Po ju dergoj nje foto qe ngjan me te, vetem se ngjyren e ka te verdhe dhe jeshile.
Cmimi 60 mije lekë te vjetra.
Jetoj ne Tirane.
Kush eshte e interesuar te komentojë dhe e kontaktoj ne inbox.
Ju faleminderit dhe kalofshi mire me kolopucat tuaj!
Ahh se harrova, ka edhe këte mbeshtetesen ku nderron bebin!
Pershendetje.
Si jeni?
Jam e interesuar të shes kete tip tapeti për bebat.
Eshte i paperdorur, vetëm i lare në lavatrice. Ndodhet në Tiranë edhe shitet për 12000 lekë te vjetra :)
Pershendetje!
Kam nje vajze 2 vjec e cila ka vec 4 dhembe lart dhe 2 poshte, mishrat i rrinë te enjtur mbi 10 muaj, por asnje dhembe tjetër nuk del.
Ja kam bere dhe me pansoral.
Lexova nje artikull ketu ne faqen tuaj qe duhej te kish 20 dhembë gjithsej nje femijë 2 vjec, kjo imja 6 dhe i ka te krimbur, sado i kam perdorur flour.
Kush di cfare te bej, pasi po me vuan shume vajza? Faleminderit!
Pershendetje!
Dua te ndaj me ju nje problem!
Kam vajzen 8 muajshe.
 Qe prej 4 muajve i perdora klizme sepse nuk dilte jashte pasi i nisa frutat perimet ja hoqa klizmen dhe fillova ta ngacmoj pak me termometer dhe sikur po mesohet pak te shtrëngohet, por nuk mund ta shtyj cdo ditë kështu!
Ju lutem me thoni dicka!
E kam me gji! Faleminderit!
Pershendetje per te gjithë!
Kam nje pyetje.
Kam pare enderr kapelen e pare te djalit tim.
Me thotë dikush nese di se çdo te thotë?
Faleminderit nese dikush jep përgjigje!
Publikojeni anonim.
Faleminderit!
Pershendetje nena!
Doja tju beja nje pyetje.
Kam vajzen 2.5 vjec.
Nuk me ha fare dhe unë tani kam nja 2 herë qe ja rrah nje vezë te fresket dhe ja jap ta pijë ne darkë.
E di qe e mira eshtë qe ajo ta pijë ne mengjes, por ajo nuk e pi qumështin ne mengjes, kurse ne darkë e pi me vezen.
Doja te dija a eshte mirë?
E ja jap ne darkë vezen.
Faleminderit per pergjigjet!
Nena pershendetje!
Motra ime ka problem me kerthizen pas lindjes i kullon pak leng.
Keni pasur ndonjera nga ju keshtu problemesh dhe si quhet doktori tek i cili duhet te shkojm! Faleminderit nese komentoni
Pershendetje bebe&vogelushe!
Dicka po me shqeteson tek djali 1 vjec e gjysmë.
Çdo ditë dhe më shumë po i vjen era gojes sikur ka ngrene qepe.
A ka pasur ndonjera ndonje rast te tille dhe çfare mund te jete?
Ju falenderoj per informacionet!
Miredita nena te dashura!
Kam djalin tre vjec. Jetojmë vetë s'kemi asnje te aferm ketu ku jetojmë. Kam edhe nje vajzë më të vogël.
Djalin e kam çerdhe deri ora 3. Tash dimër, ftohtë, shi, shumë s'mund t'i nxjerr me ecur jashtë. Desha te marr mendim nga ju: a ben me ja ble nje play station?
Kam dy mendime mos eshte i vogel tre vjet e gjysmë.
Mos po ja demton sytë, nuk kanë as ipad.
Nganjeherë shikojnë TV ma shumë, ju kam blere lodra, libra.
Kam luajtur bashkë me djal, po nuk di desha te me tregova sa vjet ju keni ble femijëve play station?
Mirembrema!
Kam per te shitur keto produkte per bebe.
Te gjitha 7000 lekë.
Ose vec e vec me cmimet perkatese.
Nenat e intersuara te komentojne.
Ndodhem ne Tirane. Faleminderit! Sexholino (deri 1 vit), relax dhe portierë!
Miremengjesi bebe & vogelushe!
Une kam cunin ne shkurt mbush tre vjec dhe e kam futur ne kopesht.
Orari i kopeshtit eshte 8-4, po per arsye te orarit te punes burrit kemi rene dakord qe ta çojmë ne 7-2.
Une jam ne shtepi dhe po ndihem keq qe e zgjoj femijen kaq heret nga ana tjeter kam deshire qe femija te zhvillohet te aktivizohet me shumë.
Desha mendimin tuaj si po veproj, se jam merzitur. Shume faleminderit!
Pershendetje!
Me falni se ndoshta jam pak jashte teme, por ndonjera nga ju ka kaluar te njejten situate dhe me ndihmon.
Dua te humbas disa kg po nuk po mundem sado qe perpiqem.
Jam rreth 63 kg nderkohe qe pesha ime ideale eshte 55-56 kg.
Dua te mbetem shtatzene por nuk po mundem, ndoshta po ndikojne kilogramët dhe stresi qe perjetoj nga keto kilet te tepert, prandaj po ju kerkoj ndihmë.
Ne shtatzaninë e pare e kisha shumë lehtë, se isha e dobet.
Ju faleminderit nqs me ndihmoni!
Pershendetje!
Doja te pyesja mikeshat e faqes, nese njohin ndonje klinike ne Tiranë, qe e bën analizen a TORCH me lire se 100mij lekë
Faleminderit!
Pershendetje!
Per pak dite lind femijen e dyte, djale.
Dua t'i vendos nje emer te bukur shqip te shkurter me kuptim psh unë kam menduar Lis.
Kush me jep ndonje ide mendim tjetër?
Ti keni mire femijet dhe vete😊!
Pershendetje nena!
Kush ka nje rrethore qe sju duhet me, te ma dhurojë, sepse s'kam mundësi t'ja blej të re në dyqan!
Faleminderit!
Ju kontaktoj une.
Përshëndetje B&V dhe i paci me jetë vogelushat nena!
Doja t'ju pyesja mos i ka ndodhur ndonjeres.
U mjekova me Utragestan per 3 dite nga 2 kokrra qe të me vije cikli, por ka kaluar 5 dite akoma nuk me ka ardhur.
Kam bere testin, por rezulton negativ .
Uroj te jetë ndonje shtatzani, por nuk e di.
Miredita Bebe&Vogëlushë!
Për fat të mirë nuk kam asnjë problem shëndetësor, por do desha t'ju shkruaj për diçka, që kam vënë re tek shoqëria ime dhe e tim shoqi.
Para se të prisnim kete femije ishim te rrethuar nga shoke dhe shoqe shume te mire dhe te dashur. Sapo moren vesh qe jam shtatzane filluan te treteshin si kripa ne uje.
Mirëmbrema juve dhe nenave këtu!
Kam nje problem me vajzën. Ka 1 muaj... me eshtë skuqur nga poshtë.
I kam perdorur shumë kremra dhe kura asnjera nga ata si kan dhenë efekt
Më dhemb shpirti t'a shoh ashtu e s'po di çfarë të bëj. Dhe pediatra me ka dhenë ilac e s'i kan dhenë efekt.
Çfarë te bejmë moj amani?
Ju lutem publikojeni pak sms time!
Kam djalin 2 vjeç.
E cova tek doktori i lagjes se e pat kapur pak gripi.
Doktori i dha shurup Ketotifen me dozë 2x1,5 ml, ndersa unë i kam ngatërruar dozën, i kam dhenë 2x5 ml.
Djali pas 24 oresh i ka filluar temperature dhe eshtë mbushur trupi me pucrra nga mezi e lart.
Tani nuk jam e sigurt ngaqë i janë shfaqur doktori tha i ka virozë.
Ju lutem me ndimoni çfarë të bej qe t'i hiqen.
Keto janë ilacet qe po i perdor tani.
Pershendetje nena!
Sot mora pergjigjen e analizes se Urinekultures e cila behet 3 dite rresht dhe me doli qe e kam urinen me bakterin, aty perfshihet dhe echoritikoli.
Jam dy muajshe + shtatzënë.
Fillova po pi caj brushnice dhe kurumuvin caj.
Doja te dija nga ju a ndikon negativisht ke fryti ky bakter dhe a eshte e domosdoshme perdorimi i antibiotikut?
Jam konfuze se kam frikë se mos ma demton frytin antibiotiku.
Uroj te jeni mirë!
Pershendetje nena qe ndiqni faqen beba & Vogëlushë!
Dhe unë jam nje nëne qe e ndjek këte faqe.
Kam dhe unë nje problem.
Kam djalin 2 vjec e gjysem dhe eshtë i pa bindur, nuk bindet fare.
I kam folur me te mirë, me keq, akoma i kam bertitur dhe ndonjeherë e kam qëlluar, por prapë me te njëjtën gjë.
Nuk kam femijë tjeter eshtë shumë i ngjitur pas makinave.
Kur ulem ne lokal, nese del nga lodrat nuk vjen tek unë, po shkon te tavolinat e tjera.
Theksoj qe nuk i mungon asgjë.
Ja plotesoj cdo deshirë. Kur te bejë tre vjec ta coj ne kopsht, se e cova po nuk i eci.
Me thoni si te veproj, se jam shumë e stresuar. Shumë faleminderit nese e publikoni! 😒😔
Mirëdita nena te dashura!
Kam nevojë per disa keshilla per djalin tim 3 vjeç. Jam shtepiake dhe nuk punoj, ndaj edhe djalin nuk e kam cuar ne çerdhe dhe ne kopsht nuk do t'a çoj, meqe jam vete ne shtepi. Theksoj qe jetoj ne Itali.
A mund te me me ndihmoni me disa lloj aktivitetesh te pershtatme per kete moshe, meqenëse ju ndjek gjithmonë dhe ve re se publikoni shume gjera?
Si mund tja bej diten interesante, qe te mos e ndjeje vetmine?
Keni ndonje link per kete moshe?
Ju faleminderit per cdo këshillë apo propozim!
Pershendetje!
Si jeni?
Nje pyetje kisha unë.
Jam shtatzënë 6 javeshe.
A ka problem nese fle permbys?
Faleminderit!
Nëna dua të diskutoj një temë, që besoj se të gjithave ne na prek, pothuajse në çdo fashë moshe t'u perkasin femijet tane.
Çfarë mendoni per prinderit, qe regjistrojne femijet e tyre, duke nisur nga tre vjec , tre, katër kurse jashtëshkollore njëheresh?
Shoh mama që i çojne ne anglisht, balet, pishine e lloj lloj. Ato me thone, qe femijet e tyre vene gjithe qejf ne keto kurse.
Mua kjo e imja me duket shume e lodhur pas kopshtit...
Ndoshta jam une qe po e pengoj te aktivizohet, sic bejne shumica e femijeve?
Faleminderit paraprakisht nëse me ndihmoni te largoj kete mendim nga koka!
Me falni se jam jashtë teme!
E kam djalin 6 vjec, peshon 22 kile, eshtë shumë i levizshem, po problemi qendron se kur e vendos ne gjumë me duhet te nderroj shpesh se djersitet shumë, plus me ankohet shumë nga dhimbja e kokës.
E kam vizituar te pediatri e thotë nuk ka asgjë, po une e di se i dhemb koka se zbehet vjell e djersitet shumë.
Si te veproj?
Çfarë mund te ketë?
Me falni se e zgjata!
Pershendetje!
Doja te pyesja nenat nese dinë se si behet analiza e sekrecioneve vaginale!
Pershendetje nena!
Une do doja, nese ndonjera prej jush ka informacion lidhur me analizen NIPT, e cila te jep nje rezultat 99.9% rreth sindromes Daun per bebin.
Nese keni informacion ne cilen klinike mund te behet ne Tirane?
Do t'ju falenderoja shume per informacionet, pasi jam shume ne dilemë! Anonim ju lutem!
Pershendetje!
Ju lutem mund te me shpjegoni nga eksperienca juaj, nëse keni te tilla?
Nipi ime 2vjec e gjysëm ka thuajse 1 vite qe zgjohet çdo natë rreth orës 3-4 te mengjesit dhe qan pa vetëdije dhe nëse e merr ne krahë ose i flet qan me shume...
Theksoj se te qaren e ka të pavetëdijshme, sepse pasi pushon se qari ai fle serisht gjume dhe fle i qetë.
Dhe me fillimin e kopshtit kjo sjellje ende nuk ka ndryshuar.
Dikush nga nënat mund te me ndihmoj me opinionin ose eksperiencën e vetë ? Ju uroj gjithë te mirat!
Pershendetje nena te dashura!
Sa javeshe duhet te jesh per te vendosur doktori diten e operimit?
Ju faleminderit shume!
Të dashura mama!
Jam shumë e brengosur, sepse vendosa t'ju shkruaj per dicka qe nuk ia kam thene askujt ne bote!
Pyetja ime shume delikate, ndaj ju lutem te mos me paragjykoni. Besoj se asnje mama nuk ndihet keshtu si une ndaj dua te ruaj anonimatin.
Doja t'ju pyesja nëse ndonjëra prej jush ndjen nje indiferencë ndaj fëmijës së vet, sikur ku di unë, sikur befas dhe papritur të ka mbaruar dashuria për fëmijën tënd.
Sikur te eshte shuar çdo ndjenjë. Sikur je penduar, qe e ke lindur.
Nuk di sa do zgjasë kjo gjendje, por me besoni kam bere c'eshte e mundur per te ndezur dashurine por fatkeqësisht ndihem shume e larguar. Theksoj se djali im ka lene gjirin dhe vuaj shume per t'a ushqyer. Nuk ma hap gojën fare per te ngrene dhe une po ndjehem shume keq. Me duket sikur jam nena me e keqe ne bote. Ju lutem pa paragjykime!
Pershendetje nena!
Paçi me shendet bebet ne radhë te parë!
Kam nje hall te madh!
Vajza ime 7 muajshe ka 1 muaj qe nuk e pi qumeshtin fare!
Çfarë të bej moj nena?
Ështe shumë e vogël, jam kam provuar te gjitha llojet e qumeshtit, nuk e do asnjërin!
Po t'i japesh te hajë, ha ushqim.
E kam provuar mos ta ushqej, ndoshta pi qumesht, mirëpo vetem qan nga uria, ama nuk e pi.
Çfarë te bej o nena?!
Mmund ti ndodhë gje bebit tim?
Ju lutem kam shummë nevojë per keshillat tuaja!
As pediati nuk di çfarë të me thotë me!
Jam shumë ne merak!
Ju perqafoj shumë!
Pershendetja nga Tetova bebe e vogëlushe!
Desha te ndaj me fanset e ksaj faqeje dicka qe me ka ndihmuar mua per te patur me shume qumesht, kur ke femijen ne gji.
Ne fillim dyshova, por kur e provova e verejta edhe vet se me të vertete funksionon.
Eshte uji i gazuar!!!
Ne fillim nuk e preferoja, por pasi gjate gjidhenies zakonisht ndjej etje fillova ta zevendesoj ujin me ujë te gazuar.
Ai nuk kushton shume dhe ka edhe dicka shume te mire. Me 45 minuta ushtrime (gjimnastike) 3 here ne jave kam arritur te humbi disa kilogram qe i fitova ne shtatzeni😁
Shpresoje shume qe ky shkrim t'i ndihmoj ndonjeres se edhe une do kisha dashur te di per kete mrekulli, qe ne femijen tim te parë, te cilin nuk arrita dot gjate ta mbaj me gji. Ju pershendes!
Ju lutem anonim!
Po ju shkruaj per motren eshte 4 javeshe shtatzene, mirëpo vajti Te bente eko per temthin veshkat (per organet e brendshme,
 se para 2muajsh ka patur shqetësime ne stomak, mirëpo doktori  I kishte pare dhe mitren dhe normalisht e ka shtyp pak.
Ajo eshte ne merak mos I ka shkaktuar gje shtatzanise.
A mund t'i ndodhë gje bebit?
Ju lutem se jemi ne merak.


Disa nga ushqimet më të pasur me hekur, në jetën e përditshme përdoren pak.

Majdanozi që në doza të mëdha është i rrezikshëm.
 Çaji në gjethe, që duhet evituar të pihet gjatë vakteve kryesorë, sepse përmban një përbërës, që ndalon thithjen e rregullt të vetë hekurit.
Përshëndetje nena!
Djali im 14 muajsh ka mungesë hekuri shume.
Me cfare ushqimesh ta kalojmë, pasi kemi marre dhe mjekim?
Pershendetje nena!
 Me ndihmoni pak cfarë eshte Skizofrenia dhe a eshte sëmundje kaluese!
Ju faleminderit te gjithëve!
Pershendetje!
Ju lutem publikojeni!
Jam shumë e merzitur.
Po kaloj ne depresion.
Kam 7 vite martesë dhe nuk kam femije.
Jam 29 vjec.
Nuk kam lenë vend pa shkuar dhe prapë asgjë.
Heren e fundit kam vajtur te nje grua qe te ngjesh barkun.
Ju lutem a keni degjuar per këte metode dhe a keni pasur sukses?
Ne qofte se po pas sa muajsh.
Unë kam 8 muaj qe kam vajtur.
Theksoj se jam 90 kile 160 e gjatë.
A ndikon kjo ne mbosmetjen shtatzane? Anonim ju lutem!
Pershendetje nena!
Mund te me thoni cilin acid folik (foto) keni perdorur, kur keni tentuar per shtatzani, apo duhet patjeter me rekomandim te mjekut.
Faleminderit!
Anonim ju lutem!
Pershendetje nena!
Kam per te shitur nje set Trio te Chicco-s me cmim te arsyeshem.
Kush eshte e interesuar eshte e lutur te komentoje.
Faleminderit!
Pershendetje!
Isha e interesuar per nje krevat te tille.
Ju lutem mund ta publikoni?!
Pershendetje Bebe & Vogelushe!
Doja te flisja ne lidhje me problemin tim.
Jam 20 vjec, prej pothuajse 4 vitesh kam venë re se kam një cist ne gjirin e majte dhe herë pas here sekrecione, qe ne fillim fare ishin te kuqe e tani jam te verdha.
Kam berë shumë kontrolle ne Tirane e Itali, por me kan thenë se nuk eshtë gje me rrezik.
Me kan thenë se kam kanalet e zgjeruara.
Në Shqipëri më kanë thenë ta bej operacin e ti heq kanalet, por unë nuk e kam berë.
Ketu ne Itali me thone jo te behesh se je shumë e re.
E nuk di cfarë te bej, se ndonjëherë ndjej edhe pak dhimbje.
Kam 1 vajze 21 muajshe dhe e kam ushqyer me te 2 gjinj, por nese i heq kanalet, nuk mund te ushqej me, vec me njerin. Do te doja mendimin tuaj nena, sa keni degjuar ose ju ka ndodhur një rast i ngjashem.
Faleminderit!