Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Të dashura mama!
Jam shumë e brengosur, sepse vendosa t'ju shkruaj per dicka qe nuk ia kam thene askujt ne bote!
Pyetja ime shume delikate, ndaj ju lutem te mos me paragjykoni. Besoj se asnje mama nuk ndihet keshtu si une ndaj dua te ruaj anonimatin.
Doja t'ju pyesja nëse ndonjëra prej jush ndjen nje indiferencë ndaj fëmijës së vet, sikur ku di unë, sikur befas dhe papritur të ka mbaruar dashuria për fëmijën tënd.
Sikur te eshte shuar çdo ndjenjë. Sikur je penduar, qe e ke lindur.
Nuk di sa do zgjasë kjo gjendje, por me besoni kam bere c'eshte e mundur per te ndezur dashurine por fatkeqësisht ndihem shume e larguar. Theksoj se djali im ka lene gjirin dhe vuaj shume per t'a ushqyer. Nuk ma hap gojën fare per te ngrene dhe une po ndjehem shume keq. Me duket sikur jam nena me e keqe ne bote. Ju lutem pa paragjykime!

9 comments:

Bebevogelushe said...

Dashuria per femijen nuk shuhet asnjeher, ndodh qe tè nevrikos dhe x momentin ndjen pak agresivitet ndaj tij.Por kurr tè ftohesh me krijesen tende 😢Shpresoj tè jesh shprehur gabim dhe si ndjen ato qe ke shkruar 😡😡😡

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Nuk e di pse, por arrij të të kuptoj.
Ka shumë mundësi, që kjo të mos jetë gjë tjetër veçse një periudhë kalimtare.
Pas pak kohësh do të shohësh djalin tënd dhe do të të mungojë ajri, kur të mendosh se si do të ishe po të mos e kishe afër teje.
Gjëja e parë është të falësh veten dhe të pranosh se edhe plot nënave të tjera u ndodh e njëjta gjë. Kanë komplekset, mendimet, vuajtjet etj prej të cilave turpërohen të kërkojnë ndihmë nga njerëzit e dashur. Mos ngurro të flasësh me dikë të aftë për ato që ndjen. Mos ngurro, sepse bëhet fjalë për qënien më të rëndësishme për ty në botë! Ju uroj fat e mbarësi!

Bebevogelushe said...

kur femija nuk ha,merzitesh pa mas dhe jo se nuk e do . bej dicka per ti kthyer oreksin femijes dhe do e shohesh

Bebevogelushe said...

Nuk ka lumturi me te madhe ne bote se femija.
Ti je vetem e lodhur dhe e stresuar . Ushqyerja me zor, eshte nje stres i vazhdueshem qe nuk te lejon te shijosh kenaqesite e tjera qe te fal femija .
Duhet sh durim , mos ia percill edhe femijes stresin qe ke ti.
Kurajo se do kaloje, bebi yt ka nevoje per buzeqeshjen tende.

Bebevogelushe said...

Edhe kjo na meti pa lexu si nuk e don njeriu fmin e vet zoti te falt

Anonymous said...

Do e quaja faze kalimtare. E di qe vuan kur nuk te ha femija por mundohu ti japesh me shpesh e ndoshta funksionon, ndoshta i del ndonje dhemb?!. para tre javesh e ndava gocen nga gjiri, dy ditet e para se doja veten se ajo vuante shume, u dobesua se refuzonte cdo gje, por ja u stabilizuam. Kalova dy jave pa gjumr dhe mendoja se si do kaloj netet, osha nervoz por me pak durim ia dola. Kur shoh gocat e mija(sepse i kam tre) ne mbremje, pas nje dite ne te cilen jam raskapitur pune- shtepi them sun paramendoj jeten pa to. Ato me japin energji per cdo gje. Mundoju te kenaqesh ne cdo beprim, cdo te qare afroje afer vetes, ndjeja aromen e vogelushit e do shikosh se sa e bukir eshte jeta me te. Ka disa kohe qe sdal fare ne mbremje por ia vlen- buzeqeshja e tyre tregon se ia vlen cdo sakrifice. Merre dil me te, pi kafe me ndonje qe te qeteson, shikoje se sa mire flen, mendo pozitivisht

Bebevogelushe said...

E dashur nene! Menyra se si ti i pershkruan ndjenjat per femijen tend pengjason me gjendjen depresive qe disa nenave u ndodh pas lindjes. Ndoshta kjo ndodh edhe me vone, prandaj une te keshilloj qe te kerkosh ndihme mjeksore te ndonje specialist. Keshillohu me pediatrin e femijes tend ndoshta ai di ku te te drejtoje, ose me ndonje mjek familjeje qe te te japin informata sepse ndoshta vuan nga ndonje gjendje depresive. Mos u shqeteso, me mjekim, mirekuptim dhe dashuri nga familjaret e tu kalon.

Bebevogelushe said...

Bravo!!!! keshilla me e mire kerko ndihme per veten sepse nuk eshte normale.Une kam vajzen dy javshe I kam gjiret cope dhe nuk mendoj keshtu perkundrazi ja jap qumshtin vetem princeshat e mia te jene mire ,me vjen keq shume dhe te kuptoj por te kerkosh ndihme sa me pare do jete zgjidhja e duhur e cdo gje do rregullohet . Te uroj cdo te mire e zoti te ndihmofte.

Bebevogelushe said...

Esht stresi pas lindjes, te gjith nenat e kalojn, shko konsultohu dhe mer mjekim