Mirëdita Bebe&Vogëlushë! Pak javë më parë pata dy raporte seksuale me te dashurin tim dhe kam frike se kam mbetur shtatzane.
Nje dite me pas mora pilulen Ellaone dhe duhet te kishin ardhur mestruacionet, por asgje dhe tani jam shumë dite me vonese.
Pyes veten nese me ka çrregulluar ciklin pilula?
Kam shumë frikë të bëj testin edhe për arsyen se po dola pozitive kam zgjedhur t'a heq fëmijën.
Jetoj ne Itali dhe doja te dija, dini gjë si behet dhe brenda sa muajsh.
Do ju lutesha pa ofendime!
Mirëmbrema!
Si fillim ju këshilloj të bëni një test shtatzanie. Nëse del pozitiv dhe ju keni vendosur tashmë në mënyrë të pakthyeshme të bëni NVSH (ndërprerje të vullnetshme të shtatzanisë) në shtetin italian mund të bëhet brenda 90 ditëve të para. Duhet të drejtoheni në një Konsultor, ku si fillim do t'ju jepen informacion, konsulta, vizita, çertifikata, gjithashtu edhe përpjekje për të të ndryshuar vendimin e dhimbshëm, që keni marrë.
Pasi të zgjidhni çdo të bëni në Konsultor do t'ju bëjnë vizitën, do t'ju lëshojnë çertifikata/dokument, që tregon gjendjen e shtatzanisë, e nevojshme për të bërë NVSH.
Kjo çertifikatë mund të kërkohet nga mjeku juaj gjinekolog i besuar, mjeku i familjes etj.
Përshëndetje!

2 comments:
Te keshilloj ta mendosh perseri! Jam kunder abortit! Nese nuk je e afte te mbash nje femije ,sigurohu qe mos ta krijosh fare,por ta shkaterrosh me duket veprimi me i tmerrshem.Do vi nje dite qe do pendohesh, do e kerkosh dhe sdo e gjesh me ate krijese.Shume femra te tjera do jepnin gjithcka per te marr lajmin e shtatzanise, nese je me fat dhe e merr kete lajm, gezoju dhe lufto per ate krijese te pafajshme!
Ufff me vjen shum keq qe gjerat te kan shkuar keshtu.ti ke nje arsye ndsh te fort qe ke mar kete vendim.po te keshilloja te flisje edhe njeher me dashurin.sepse te behesh prind esht gjeja me e bukur ne bot..ka shum nena qe mezi presin nje bebe ndersa ti e ke zoti ta fali ty kte dhurat .mundohu te gjesh nje zgjidhje tjeter vec abortit.
Post a Comment