Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje nena qe ndiqni faqen beba & Vogëlushë!
Dhe unë jam nje nëne qe e ndjek këte faqe.
Kam dhe unë nje problem.
Kam djalin 2 vjec e gjysem dhe eshtë i pa bindur, nuk bindet fare.
I kam folur me te mirë, me keq, akoma i kam bertitur dhe ndonjeherë e kam qëlluar, por prapë me te njëjtën gjë.
Nuk kam femijë tjeter eshtë shumë i ngjitur pas makinave.
Kur ulem ne lokal, nese del nga lodrat nuk vjen tek unë, po shkon te tavolinat e tjera.
Theksoj qe nuk i mungon asgjë.
Ja plotesoj cdo deshirë. Kur te bejë tre vjec ta coj ne kopsht, se e cova po nuk i eci.
Me thoni si te veproj, se jam shumë e stresuar. Shumë faleminderit nese e publikoni! 😒😔

4 comments:

Bebevogelushe said...

Faleminderit që na keni shkruar!
Fëmijët e kësaj moshe, por edhe të moshave më të mëdha, nuk arrijnë të kenë durimin e të rriturve, është mrekulli nëse do rrinin për dhjetë minuta rresht në një vend. :) Kur merrni fëmijën tuaj nëpër lokale mundohuni t'i zgjidhni këto të fundit me hapësira loje plot ngjyra dhe të mbushura me shokë e shoqe, që argëtohen. Ndoshta kështu fëmija nuk kujtohet të vijë nëpër tavolinat e tjera. Nëse nuk funksionon dhe i bezdis tavolinat e tjera, le të ngrihen të mëdhenjtë që bezdisen dhe të gjejnë lokale më të vetmuar, të izoluar e pa zhurmë, mundësisht me silenziator :) :) :). Ky nuk është problem i ne nënave me fëmijë :). Është problemi i tyre! Në vend që të përdorim dhunë, të mundohemi të gjejmë mjedise të përshtatshme për fëmijët tanë! Çdo fëmijë mban në brendësi një projekt jete, ka vetëm nevojë për një hapësirë ku të ndihet i lirë të krijojë marrëdhënie me të tjerët, të ushtrohet dhe të mësojë. Këto lloj hapësirash duhet t'u sigurojmë.

Bebevogelushe said...

Identik si goca ime ashtu ben dhe kjo😊 nuk bindet fare dhe po ta qellosh me zi ta ben,kur dal ec nga ka qef kjo dhe ska frik hiq nga asgje 🙁🙁🙁

Bebevogelushe said...

shum veshtir me kta femij . Ishalla kur te riten vij ne rrugen e duhur se na e nxine fare 😔😔😔

Bebevogelushe said...

Kjo e imja esht 2 vjece e gjysme dhe kam qunin 9 muajsh zbor po mi ben se len rehat, e nxjerr te argetohet duhet ta mar me dhun ne shtepi😏ne shtepi slen gje pa prishur 😣stres i madh 😑Por ama kur me mashtron qe me puth me hell vdekur fare 😊Sa jan te mir aq jan dhe tè veshtir.Ishalla i kemi me jet dhe tè riten tè shendetshem ☝