Herën e kaluar folëm për bllokimin e hundëve tek foshnjat e porsalindura, ndërsa në këtë pjesë flasim për taposjen e hundëve tek fëmijët më të rritur. Nuk di juve, por një ndër makthet me të shpeshta me fëmijët e mi jane sekrecionet dhe taposja, apo hundëve të zëna, sepse pikërisht në këto momente nuk janë në gjendje të hanë, ose të marrin frymë ashtu si duhet ndaj qajnë gjatë pothuajse gjithë ditës. Pikërisht sot filluan fëmijët me hundë të taposura, ndaj tema e ditës mendova të jetë kjo situatë stresuese për të gjithë prindërit, sidomos ata për herë të parë.
Le të rendisim disa nga shkaqet dhe lehtesimet per hundët e zëna
Ftohja: hunda e zënë mund te jetë pasojë e Ftohjes së zakonshme, vetëm nëse ajo shoqerohet me dhimbje fyti, temperaturë, dhimbje gjoksi dhe kollë.
Gripi: hundët e mbyllura mund të shkaktohen infeksionet e gripit, nëse fëmija ka shenjat e ftohjes normale, por plus tyre shtohen dhe të përzierat, të vjellat dhe humbja e oreksit.
Alergjia: kur përveç hundëve të bllokuara fëmija ka kollë, sy të skuqur që mund të lotojnë.
Objekte të huaja: atëherë kur fëmija ynë nuk ka asnje shqetesim tjeter dhe gëzon shëndet të plotë, duhet të kemi kujdes mos ka hyrë një objekt i jashtem në menyrë të paqëllimshme. Sigurohuni që të mos ketë ndodhur një gjë e tillë para se të shkoni tek mjeku ose pediatri.
Trajtimet që lehtësojnë hundët e zëna.
Pasi të marrim vesh, se cfarë e ka shkaktuar bllokimin e hundëve duhet të kemi parasysh një gjë të rëndësishme: moshën e fëmijës.
Nëse fëmija ynë është më i madh se 3muaj, mund të përdorim pa asnjë rrezik zbutës për koret dhe shkrirjen e gëlbazës.
Kujdes! Fëmijët nën 3muaj nuk u duhen dhënë ilace! Këshillohet të mbahet me të ngrohta dhe të presësh të shërohet natyrshem.
Lehtësimet natyrale për hundët e zëna janë:
Ushqime të pasura me lëngje, jo vetëm ujë, por edhe supë e larmishme, leng mishi...
Fëmija duhet të mbahet në ambjent jo të thatë, dhe blini pompëz të posaçme në farmaci ose dyqane te specializuara artikujsh foshnjorë, por shumë kujdes, të mos ushtrohet shumë presion, sepse mund të lendojmë fëmijën. Merreni beben tuaj me vete ne banje mbylleni deren, uluni diku bashke me foshnjen dhe hapni rubinetin dushit apo te lavamanit. Rrini ulur bashke me foshnjen derisa te krijohet reja karakteristike e avullit ne ambjentet e banjes. Avujt e ujit te nxehte kthehen ne nje ilac te vertete dhe përdoren si teknika për të cliruar dhe lehtësuar gëlbazën ne gjoks dhe kanalet e hundës së foshnjave. Gjithashtu merrni një gjethe menteje (nenexhiku) dhe me të provoni ti fërkoni pjesën pooshtë hundës. Kjo bimë ka efekte të jashtëzakonshme kundër ftohjes, gripit, hundës së bllokuar dhe dhimbjes se fytit.
Nëse fëmija ka alergji, Asnjëherë me kokën tonë, Menjëherë tek pediatri, që të gjejë shkakun e alergjisë dhe më pas kurën e përshtatshme kundër alergjisë, ose ta mbajme nën kontroll atë.
Urojmë t'ju vijë në ndihmë ky klik, sa herë që shfaqen keto shqetësime!
0 comments:
Post a Comment