Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Ne perpjestim te zhdrejte me uljen e temperaturave rriten problemet me hundet e bllokuara te foshnjave te porsardhura ne jete. Te gjitha nenat duhet te mos harrojne dhe te kene shume kujdes: kur foshnjat e porsalindura i kane hundet e bllokuara nuk duhet ti japim ilace, sepse trupi i tyre eshte ende i pambrojtur dhe nuk ka marre fuqi. Ç'duhet bere atehere kur foshnjes sone i jane bllokuar hundet? Lexoni me poshte disa ''hile'' qe u munduam ti rendisim per prinderit qe na lexojne shpesh.



Meqenese thame me lart se ilace nuk duhen dhene femijeve kaq te vegjel mund te perdorim pikla lengu fiziologjik. Do te ishte mire qe zgjidhja fiziologjike te futej ne shishke me gryke te gjate dhe te holle, e persosur per te derdhur me saktesi pikezat fiziologjike ne hunden e foshnjes. Nje pike leng fiziologjik ne cdo fleger te hundes eshte e mjaftueshme per te zhbllokuar, por duhet hedhur aty ku duhet. Masazhojme butesisht flegrat, duke u perpjekur te mos i jepni bezdi bebes. Mjafton te presim 5minuta dhe vogelushi yne merr fryme normalisht.

Nje menyre tjeter shume e efektshme eshte dhe thithja e gelbazes, per te cliruar hundet e nje foshnje. Do tju duhet te blini ne farmaci ose dyqanet e artikujve foshnjore nje pompe, per te terhequr sekrecionet. Gjate perdorimit te pompezes se hundeve kur terheqim ne njeren fleger duhet te mbyllim me gishta flegren tjeter, per te thithur me mire gelbazen, qe bllokon hundet e bebit.

Bllokimi i hundeve si pasoje e viruseve dhe ftohjeve. Nese bebes sone i jane bllokuar hundet nga ndonje ftohje apo virus eshte mire te provohet banjen me avull. Merreni beben tuaj me vete ne banje mbylleni deren, uluni diku bashke me foshnjen dhe hapni rubinetin dushit apo te lavamanit. Rrini ulur bashke me foshnjen derisa te krijohet reja karakteristike e avullit ne ambjentet e banjes. Avujt e ujit te nxehte kthehen ne nje ilac te vertete dhe perdoren si teknika per te cliruar dhe lehtesuar gelbazen ne gjoks dhe kanalet e hundes se foshnjave.

Nese foshnja nuk ka as temperature apo nuk ka marre asnje te ftohur, atehere hundet mund te jene bllokuar nga ndonje lloj alergjie, ne kete rast do t'ju duhet te kontaktonit mjekun e femijes, qe te arrihet te kuptohet se cfare eshte bere shkak i alergjise.

Provoni gjithashtu te vini nje kapele leshi ne koke femijes dhe te shihni nese hunda rri e bllokuar, sidomos naten, ose oret e para te mengjesit ku ben me ftohte. Ndoshta ky i ftohte sjell edhe taposjen e hundeve. Nese edhe kapelja nuk zgjidh problemin atehere vjen casti, kur duhet te mendojme se femija yne ka alergji.

Bllokimi i hundeve si pasoje e alergjive. Alergjite ndodhin me shpesh sec mund te mendohet, sepse femija mund te jete ne kontakt me polenin, pluhurin, qimet e kafsheve shtepiake etj.

Ne rastin e alergjive duhet gjithnje ti drejtohemi pediatrit te femijes, per te kuptuar shkakun e tyre.

Pediatri ju keshillon analizat e duhura dhe me pas ilacin me te pershtatshem ndaj alergjise se femijes.

Kujdes! Eshte shume e rrezikshme ti japesh femijes nen 3muaj jete ilace, barna ndaj evitoni ti jepni me koken tuaj, pa u keshilluar me pare me nje mjek.

Edhe nese degjoni ne reklama zakonisht, qe nje spray i caktuar mund te jepet pa problem, qe ne ditet e para te jetes, kujtoni se keto lloj ilacesh per alergjite jane te pakeshillueshme derisa femija te kete mbushur 2vjetet e pare te jetes.



Bllokimi i hundes nuk eshte problem vetem per te porsalindurit, por edhe tek te rriturit. Eshte shume e rendesishme te thithen sekrecionet e hundes sepse ne te kundert prej tyre rrjedhin shqetesime te tjera fiziologjike dhe psikologjike: nervozizem, stres, dhimbje koke, dhimbje gjoksi etj.

Urojme qe kjo permbledhje t'ju ndihmoje sa here qe keni nevoje!


0 comments: