Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Anemia mund të prekë fëmijët, që në muajt e parë të jetës. Nënat nuk duhet të shqetësohen,sepse në shumicën e rasteve nuk është serioze.
Anemia është ulja e rruazave të kuqe të gjakut.
Forma më e shpeshtë e Anemisë është pakësimi i Hekurit.
Nga lindja dhe deri në fund të vitit të parë të jetës sasia e gjakut dyfishohet. Është shumë e zakonshme, që niveli i hekurit tek një fëmijë pak muajsh, të mos jetë i lartë,por në disa raste mund të ulet shumë.

Kjo mund të ndodhë tek fëmijët e ushqyer plotësisht me gji deri në muajin e 7-të - dhe të 8-të : qumështi i nënës nuk i plotëson dot nevojat ushqimore të këtij minerali. Edhe qumështi i lopës para mbushjes së vitit të parë mund të shkaktojë anemi, sepse është i varfëruar me hekur dhe nuk lejon thithjen e Hekurit nga ushqimet e tjera. Te fëmijët më të mëdhenj anemia mund të vijë nga një program ushqimor jo shumë i ekuilibruar ose me bazë të shumtë qumështi.

Kur duhet të na shqetësojë Anemia dhe t'i drejtohemi mjekut pediatër?
Fëmija duket jo shumë i gjallë, nuk ka oreks. Fëmijët më të mëdhenj mund të ankohen për dhimbje koke dhe lodhje të përditshme. Gjithashtu thonjtë dhe flokët mund të jenë të dobët, delikatë dhe anët e buzëve janë me jargë dhe të irrituara.
Pediatri në këtë rast ndryshon programin ushqimor të fëmijës dhe këshillon analiza si emokroma, sideremia e ferritinemia...
Nëse fëmija nga analizat rezulton me Anemi pediatri këshillon të nisë heqjen graduale të gjirit nëse nëna ushqen me gji ose të fillojë qumështin artificial nëse i jep fëmijës qumësht lope. Nëse kjo nuk e përmirëson gjendjen pediatri këshillon marrjen e integratorëve të Hekurit në shishka ose pika. Në përgjithësi pas pak kohe Anemia zhduket.

Te fëmijët më të rritur mjeku mund të këshillojë ushqime më të mira për të "luftuar" Aneminë (fruta, bishtaja, mishi, peshku, të të verdhën e vezës).


0 comments: