Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje te gjitha nenave te kesaj faqeje!
Kam nje shqetesim qe nuk po e kaloj dot.
Jam ne fillim te shtatzanise time te dyte (6 javeshe) pothuasje gjithe kohen rri e merzitur,dua te qaj.vjerren dhe vjerrin nuk i duroj dot neper shtepi,me merzit shume prezenca e tyre. Ndjej sikur dua te rri vetem me burrin dhe vajzen time,nuk dua njerez te tjere neper shtepi.Une jetoj ne USA dhe prinderit e burrit nuk jetojn gjithe kohen me mua Por vetem 6 muaj ne vit. Une gjate gjithe kohes mendoj si tja shpreh burrit kete qe me mundon Por Kam merak se mos ai ma merr per keq. Kam jetuar edhe me pare me ata dhe se Kam patur kete ndjenje qe Po kaloj tani.
Tani as naten nuk fle e qete nga keto ndjenja qe me mundojn. Ju lutem me thoni dicka sepse kam shume merak se mos demtoj bebin time me kete gjendje qe Po kaloj...ju pershendes!

1 comments:

Anonymous said...

Dmth ata nuk jetojn gjithe kohes me ty, nuk eshte se shpreh ndonje pakenaqesi te madhe edhe pse sigurisht qe gjithkush ka huqet e veta, edhe ti vete dhe tani te teket qe s'po i duron dot me? I ke teka, llastime, ndjehesh me e sigurte tani qe po behesh me dy femije. Perse mos ti konsiderosh ose shohesh si ndihme ose mbeshtetje? I ke thjesht naze. Vetem nqs ata sillen vertete keq me ty, ke gjithe te drejten e botes te flasesh me burrin tend per shqetesimin, me takt, qe ata te mos jene nen njr cati me ju. Keshtuqe e dashur, pavarsisht se je shtatezane, mos u llasto shume e pa kuptim, se je vete prind...cka dmth se do jesh dhe ti vete nje dite ne pozicionin e vjerrit e vjerres tende. Nuk besoj se do te te pelqente te ngeleshe fillikat vetem pas te 60-tave.