Ja si të siguroheni i aftësive dëgjuese. Cilat mund të jenë shkaqet e Ipoakuzisë?
Ndër shkaqet më të mundshme mjekët otorinë dhe audiologë përmendin:
që nga thjesht tapa e dyllit ose otitet e rënduara e deri tek shurdhimi. Ja sesi të arrijmë në kohë, nëse fëmijët tanë mund të kenë probleme.
Fasha e moshës 0-3 muajsh
Zakonisht pas vaktit të drekës, kur foshnja duket i qetë dhe përgjumësh nëna mund të provojë të bëjë një zhurmë të befasishme, psh të fishkëllejë. Nëse ndihet mirë me shëndet dhe nuk ka asnjë sëmundje duhet të reagojë duke përpëlitur qepallat dhe duke tundur kokën.
Fasha e moshës 3-12 muajsh
Nëna duhet t'i kushtojë një vëmendje të plotë së qarës së fëmijës sonë: fëmija qan pa gulçe, pa ndërprerje a hope. E qara duhet të dëgjohet e fortë dhe harmonike. Nëse përkundrazi nuk është e tillë, por karakterizohet nga ofshe të vogla dhe që ndërpresin njëra-tjetrën, prindërit duhet të bëjnë ''një kërcim'' tek mjeku, për ta nënshtruar fëmijën ndaj një audiometrie (dëgjimetrie), një analizë krejtësisht pa dhimbje, gjatë së cilës regjistrohen reagimet ndaj tingujve.
Fasha e moshës 12- 24 vjeç
Fëmijës i kushtohet shumë rëndësi, nëse nuk kthen përgjigje, pasi i flasim, në rast se ka vonesa në të dhe nxjerr shpesh tinguj të çuditshëm. Nëse konfirmojmë se këto dukuri, duhet kontaktuar menjëherë mjeku specialist!
Fasha e moshës 3 vjeç+
Gjatë kësaj moshe fëmija ynë nuk duhet të jetë i shpërqëndruar, shpeshherë i humbur ose i vonuar? Në rast se duket kështu nëna i drejtohet menjëherë mjekut otorin, që do të përcaktojë nëse është faji i dyllit ose otitit, që sjell probleme.
0 comments:
Post a Comment