Konjuntiviti eshte infeksion i syve, mund te kete natyre virale ose
ose bakteriale, nje ose dyanesore.
Femijet ne kopshte, cerdhe, femijet me delikate (si psh ata, qe kane syte me ngjyre te qarte), femijet alergjike, qe bien ne kontakt me femijet e tjere, jane me te ekspozuarit ndaj infeksionit.
Konjuntiviti tek femijet, shenjat:
- syte vecanerisht te skuqur
- Fotofobia (bezdia nga drita)
- sekrezione ne ngjyre te verdhe
- krruajtje e forte
- lotim i tepert
- fryrje e syve
Konjuntiviti tek femijet. Si kurohet?
Nese jemi ne fazen e pare, ky infeksion mund te lehtesohet dhe keshtu mund te shmangim perdorimin e barnave, sigurisht duke marre masat e nevojshme praktike.
Duhet te pajisemi me garze sterile dhe leng fiziologjik dhe te pastrojme syte, sapo te shohim se zene sklepa te verdhe. Terheqim lengun fiziologjik me nje shiringe sterile dhe e shfryjme te gjithin mbi garzen sterile, duke e njomur bollshem. Kaloni garzen sterile mbi qepallat e syrit, (nje garze te vecante per cdo sy) derisa te eleminohen te gjitha sekrecionet me ngjyre te verdhe.
Nese veme re, se femija yne krruan syte, per ta qetesuar mund te aplikojme garza me caj kamomili te ftohur, ne temperature ambienti,pas pergatitjes.
Mund ta shtrydhni pak garzen me kamomil mbi syte e femijes, duke e lenen lengun te futet mes qepallave. Kamomili menjanon ndjenjen e krruajtjes.
Kujdes! Nuk duhet te ekspozojme syte e femijes ne drite te forte ose nen gotjet e eres. Keshillat e mesiperme vlejne vetem ne fazen e pare, kur infeksioni sapo ka filluar!
Konjuntiviti tek femijet: si te parandalojme marrjen infeksionit nga femijet e tjere?
Konjuntiviti eshte nje infeksion mjaft ngjites, ndaj ja disa keshilla si mund te evitojme marrjen e infeksionit.
- Femija me infeksion nuk duhet te frekuentoje vende publike.
- Te lajme shume here gjate dites duart e te vegjelve tane.
- Te perdorim peshqire personale per cdo femije, ose me mire akoma peshqire njeperdorim.
- Te lajme rrobat e cdokujt pjestari te familjes duke shtuar ne cdo larje Amuchina ose Napisan.
Koha e sherimit eshte shume e gjate, varion nga 10-15 dite.
0 comments:
Post a Comment