Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Cdo nene ne kete rast cuditet dhe i ben vetes pyetjen: pse fillon t'a beje cicin tek bekat? Kishte nje muaj qe e bente ne banje dhe tani u rikthye prape i vogel. Ardhja e nje vellai a motre te vogel eshte nje nga arsyet, por ka edhe

plot shkaqe te tjera.

Pse ndodh keshtu? Cfare mund te bejme ne si prinder?Dhe krejt papritur, nuk e ben cicin ne banje, do cucin genjeshtar, thith gishtin e madh te dores, nuk flet drejt fjalet, por flet si femije i vogel, mund t'i mbahet goja, kerkon biberonin me qumesht etj.
Ne kete rast kemi te bejme me shembuj te rikthimit feminor.
Por mos u shqetesoni dhe nuk ka nevoje per te bere alarm!
Femija i kthehet gjendjes se meparshme , kur vemendja dhe perkujdesja e prinderve ishte me e madhe.

Ky ndryshim eshte sjellje e natyrshme per moshen dhe nje mekanizem mbrojtes, me ane te te cilit femijet kaq te vegjel mbrohen nga dicka qe ju sjell shqetesim. Nje lloj kerkese per ndihme, qe vogelushi yne po na drejton.

Shkaqet e kesaj sjelljeje jane te shumta:

- largimi ga jeta i nje familjari te dashur

- nje ndryshim ne familje

- ndarja e prinderve

- largimi dhe shkeputja nga nena, sepse mami fillon pune ose femija nis kopshtin

- ardhja e nje vellai a motre te vogel ne jete

- por mund te jete thjesht edhe nje periudhe qe kalon shpejt, sepse femija yne thjesht mund te kete nevoje per me shume perkedhelje, puthje, perqafime prinderore etj.

Me e rendesishme eshte te mos e qortojme femijen apo t'i bertasim, sepse kjo do te sillte me shume pasiguri tek femija.
Nje buqete me perkedhelje nuk sjell asnjehere dem. Te dije se mami dhe babi e duan  e ndihmojne femijen  te kete me shume besim ne vete dhe jashte ambjentit familjar.
Edhe tregimi i perrallave dhe tregimeve me ngjarje te ngjashme me ato c'ka po i ndodhin femijes, e ndihmon shume t'i shprehe dhe t'i nxjerre jashte keto frikera dhe t'i ktheje besimin ne vete.


0 comments: