Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



S'e kuptoj pse duhet te ngujohemi ne shtepi pas lindjes se bebes!
C'kuptim ka te rrime brenda kater mureve? Me kete diell te mrekullueshem qe na ben si neve vetë,  ashtu edhe femijes mire per kockat pse te mos e shijojme?
Mos harroni nje grua shtatzene apo lehone nuk eshte e semure! :-) Prandaj pa frike gjeni nje cante te madhe dhe te bollshme, radhitni brenda gjithe sendet e listes se meposhtme dhe hajt marsh shijoni jeten ;-)


1- Nje kavanoz homoxhenizat me djathe te shkrire per papen e darkes.

nje me fruta te grira

nje me mish te grire

nje me pluhur qumesht nese nuk ushqeni ekskluzivisht me gji

nje me biskota te grira per te plotesuar qumeshtin artificial

nje me krem misri, bollguri, multicereal, orizi etj

nje me kamomil per dhimbjet e barkut

2- Dy luge (njera e mases per qumeshtin artificial  dhe tjetra per ti dhene fruten).

3- Dy torba te vogla te vecanta (njera per nderrimin e panolinit me 5 panolina brenda, nje pako letrash te lagura, nje krem me zing per lyerjen e lekures se bebes) ndersa tjetra ( te permbaje dy nderrime komplete nga gushoret deri tek corapet, nje per dimer dhe nje per vere)
Une jam si puna e asaj breshkes qe kudo qe shkon e marr shtepine me vete po te mundem prandaj fus 4 nderrime komplete, 2 per dimer dhe 2 per vere sepse po te rri jashte naten edhe ne vere do kem nevoje per rroba te trasha per beben :-))))

4- nje çuç (thithë, biberon gënjeshtar) per bebin.

5- nje mbrojtes per cucin.

6- Nje peshqir te paster e te bute ku te vendosim foshnjen gjate nderrimit.


Ju pershendet Elda!


0 comments: