Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Pershendetje nena!
Jemi me fat qe Zoti ne rradhë te pare na ka bekuar me engjej.
Une per vete me nje engjell djalë.
Po jua tregoj historinë time qe edhe pse ka kaluar me shumë se nje vit e kujtoj gjithnje se me ka lenë shenjë te keqe.

Sa linda as dy ditë dola se linda ne menyrë natyrale cdo gjo OK si unë e djali shyqyr Zoti !!
Erdha ne shtepi e rraskapitur e lodhur dhe e pergjumur.
Doja qetesi si unë e djali. Pak minuta me vonë me vijnë vjerri/a ..
O zot sikur ishin karikuar per te me be keq. Lindë? me thanë, pse nuk na the... duhet te isha un aty, ti nuk na degjon, je mendjemadhe... edhe burrin e ke bërë pas vetes , zerat e tyre u degjonin kudo sa edhe pse po vija djalin per gjumë edhe pse me panë, se e kisha ne gji nuk po ju bente pershtypje madje me shtynin me djalin e vogel ne krah...
O Zot nuk kanë fund ato momente, sa edhe burrin tim po e frynin per keq.
U bënë kohë edhe sot i kujtoj .
Isha nene, isha lehone. Fillimin ato ma benë tmerr. Edhe pse qaja thonin i ke lot koti.
Nuk na ben pershtypje, madje qeshnin kur burri im per nje moment u acarua... Me kapnin prej krahu, e cuni im qante me te madhe nga zhurmat.
Ju betohem me kane lene frikë ne mendjen time .. Kisha frikë te hyja ne dhome te gjumit. Kisha frikë, kur vinin tek une .. Kisha frikë kur shija sytë e burrit, se cdo gje me lidhte me ate dite...
Qaja aq shume sa ju betohem sado e shtydhja gjirin e ndieja se nuk kisha..
Sado te jenë penduar ajo dite nuk harrohet lehte ... JU NENA Sİ MENDONİ? JU LUTEM KAM NEVOJE TE SHİKOJ SA ME SHUME Komentet tuaja!!!

7 comments:

Bebevogelushe said...

Nënat tona komentojnë

O zot sme besohet qe ekzistojne keto njerez as njerez nuk i quaj se nuk e meritojne ... ti vazhdo jeten tende jeto e lumtur me djalin dhe burrin mundohu te harrosh se mos stresohesh se ja percjell djalit ..

Bebevogelushe said...

Une mendoj se Ta Kane bere mire ,e them Kte ne menyre ironike,PO ti skishe dore Tju fusje Nje karrike kokes Cdo njerit qe Te turturonte,SE per goje e shoh SE nuk Paske pas Athere ,PO Tani pas Nje viti Te paska ardh Goja me tregu dicka absurde Dhe Te pa pranueshme ne Nje familje SE sa PO kishte ardh Nje engjull.po nuk kishe telfon Ti regjistroje e Ti dennocoje per dhune psikologjike dhe fizike kundrejt teje me Nje femije Te sapo lindur ne krahe.Me dhimbset Ai engjull edhe pse nuk Ka pare gje,ama Cdo gje e Ka ndjere,Ti nuk me dhimbsesh fare PO fare ama,Sepse edhe maca ne ditet e fillimit nuk Te lejon Te afrohesh afer koteleve Te veta Nga frika SE PO ja lendojne,Ndersa Ti Nje nene e sa PO lindur I Ke lejuar Te Te shtyjne me femije ne krahe,PO edhe kopil ta kishe me fal per fjalorin ,prap do isha Bo si kulsheder e nuk kisha leju njeri Te ngreje zerin ate dite e aq me teper Te me shtyjne me femije.jam kundra dhunes ,PO per femijen Tim I them burgut hapu me deshire dhe zhduku Cdo kend qe e lendon deri diten qe Te behet I zoti I vetvetes SE tij Im bir.!!!!!!!!

Bebevogelushe said...

E paske pas gojen vec per buke ti!!Me shtynin me djalin me krah?!!e ti cbeje apo sehir.Sqenke e afte te mbrosh femijen tend.Cte duhet mendimi jon tani se kuptoj!!

Bebevogelushe said...

Do ju vi dita dhe atyre po rri e qet..ty t kane shtyr 10 her ata do i shtyn 100 her..

Anonymous said...

:( ka lloj lloj njerez mos e mendo fare nese nuk mund ta ndryshosh gjendjen fare mos e co mendjen te ai rast a nese te perseritet ateher mos jeto ne dhun psiqike gjej menyren e duhur

Bebevogelushe said...

Duhet te ishe kthyer me gjithe forcen qe kishe ne ate moment.

Bebevogelushe said...

👏👏👏👏nuk kam cfar te shtoj me shume pervec pjeses a vazhdojnë te vijne akoma ne shtepi? Sepse shpine time dhe djalin tim kurr me nuk do i shikonin me sy po kurr ama do tregoja e pameshirsheme ashtu sic jan treguar ato , njerëz injorant te papergjegjshem pika ju raft Kush sillet keshtu me nuset.