Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Vetem brenda dhjete viteve te fundit gjithcka ka ndryshuar. Kane mbetur ne klase kalendaret dhe menute fikse. si pasoje kalimi nga qumeshti i nenes ose ai artificial, tek ushqimet e ngurta mund te filloje pa asnje brerje ndergjegje nga nena.

Me pak rregulla ne krahasim me te shkuaren, por te sigurta per ti mesuar femijes te ushqyerin "plotesues" te pakten deri ne vitin e pare te jetes. Me pak fjale te vazhdohet me gjivaktin ose ushqimin me qumesht artificial, por duke futur ne programet ushqimore te femijes te gjithe elementet e tryezes per te rritur, pa ekzagjeruar me proteinat. Dhe gjithmone ti drejtohemi pediatrit te besuar per cdo hyrje te re ne menune e bebes.

Skemat e vjetra

Tashme pediatret kane hequr dore nga to. Supat e para jane vetem te lidhura me traditen ushqimore dhe kulturore te nje vendi, qe me kalimin e viteve jane rrenjosur thellesisht tek njerezit dhe duan kohe te c'rrenjosen. Globalizimi ka hedhur poshte rregullat e nje shteti, qe me ose pa kerkime shkencore vepron vetem dhe i izoluar. Per skemat e vjetra pediatret jane te gjithe te nje mendje. Supat e para te dikurshme nuk kane asnje vlere shkencore per tu perdorur ende tek femijet tane." shpjegon K. Agostoni ekspert i ushqimit pediatrik, nje prej autoreve te dokumentit te ESPHGAN (European Society of Pediatric Gastroenterology Hepatology and Nutrition) dhe i EFSA (European Food Safety Authority) Pediatret e familjes nese nuk jane axhornuar ende duhet ta bejne menjehere. Theksojme ketu se heqja graduale e gjirit, ashtu si ushqimi me gji ose cdo tematike tjeter qe i perket ushqimit, prek edhe bindje personale te cilat ndonjehere i ndalojne qartesite shkencore dhe cojne ne sygjerime te ndryshme nga kjo e fundit.

Pediatret rekomandojne te mbahet ushqimi me gji ose ai artificial, te pakten deri ne 6 muajt e pare te jetes, jo me pak se muaji i 4-t, futja e ushqimeve te ngurta jo me pare se java e 17-te ose 4 muaj te mbushur, dhe jo me pas se java e 26-te, ose muajin e gjashte te jetes. Kjo vlen per te gjithe femijet si ata me qumesht ashtu dhe ata me biberon.


Manezhim me "spontan"

Hiqni dore pra nga rreptesia, qe shpesh shkakton refuzim nga ana e femijes. Udhezimet e sotme jane te thjeshta dhe te sigurta. Jepni qumeshtin e gjirit sa me gjate te jete e mundur dhe bej heqjen graduale te tij duke nderhyre cdo here e me shume, me elemente te larmishem. Kjo eshte e gjitha!

Eshte e vertete ajo qe thuhet " Ti japesh femijes ate qe deshiron, por gjithnje duke mos harruar, qe femija zgjedh te haje ate qe i ve nena ne tryeze: faktikisht nje i rritur zgjedh te gatuaje ate c'ka atij i pelqen dhe nuk niset nga ajo c'ka duhet ti jape femijes se vet, por nga preferencat e veta personale, te drejta apo te gabuara qofshin. Pastaj ka beba kurioze dhe jo te tille.

Mos harroni: ne fillim ushqimi, zihet, kullohet, frulohet, grihet dhe miksohet, per ta pershtatur sa me shume aftesise se te voglit per pertypje dhe kafshim. Deri me sot i kane rezistuar kohes dy shkolla mendimi:

Nga njera ane ata qe mendojne, se duhet nisur menjehere heqja graduale e gjirit dhe nga ana tjeter kush tregohet me i matur. "Nuk eshte vertete qe nena e di gjithmone c'eshte me e mire per bebin e saj, sepse tek shume familje sot vazhdon te rezistoje ende nje kulture e gabuar ushqimi. - thote Andrea Vania president i ECOG.

Papat tradicionale vazhdojne te kene nje avantazh te madh: duke qene se i kane te gjitha vlerat ushqyese, duke respektuar nje ekuiliber te drejte midis ushqimeve sic jane perimet, proteinat dhe karbohidratet, duke i garantuar keshtu femijes marrje te peshuar ushqimore, edhe pse femija nuk arrin ta mbaroje te gjithe pjaten. Pra te parat, qe do hyjne ne dieten e femijes, jane Perimet, por edhe te tjerat per ti siguruar femijes (kur i merr te gjitha bashke produktet ushqimore) nje pranim me game me te gjere gustoje, qe do te mund ti ruaje edhe kur te rritet.


Me pak proteina.

Nje ide shume e gabuar qe na ndjek nga e kaluara jone ushqimore eshte perdorimi i pare dhe i menjehershem i mishit. Me teper se per proteinat ky produkt kaq i nevojshem perdorej per Hekurin qe eshte shume i vlefshem per beben nga muaji i gjashte i jetes. I gjithe problemi qendron tek vlerat e larta te proteinave, prandaj pediatret keshillojne perdorimin sa me te pakte te mishit dhe shtimin e fasuleve dhe bizeleve. Nenat duhet te heqin dore nga frika, se nuk po i japin shume proteina femijes, sepse ne dietat tona po i japim me shume sec duhet.

E rendesishme eshte te dime se kur femija ushqehet eshte i plotesuar nga nevojat e proteinave. Mundesisht te shmangim qumeshtin e lopes, sa me shume te jete e mundur, edhe pas vitit te dyte te jetes. Te mbahet parasysh masa e mishit, te mos kaloje me shume se 25-30 g te mishit te fresket ne forme homogjenizati ose liofilizati , te ulet sasia e djathrave si ai i grire dhe te reduktohet sa me shume marrja e proteinave nga mishi dhe djathrat me origjine shtazore, shkak ky ne shumicen e rasteve i obezitetit (mbipeshes tek femija) Pra jo proteinave te tepruara deri ne vitin e dyte te jetes.

Heqja graduale e qumeshtit te gjirit duhet te filloje kur qumeshti i nenes nuk i ploteson dot me keto nevoja themeltare. Pra sa me shume papa me baze perimesh te shoqeruara me doreshtrengime mishi. Eshte e kote qe heqja e gjirit te filloje me frutat. Eshte me mire te niset me ushqime qe me te vertete kane vlera ushqyese.


Te gjitha produktet, menjehere!

Deri pak vite me pare, nuk keshillohej veza dhe peshku para, muajit te 8-te te jetes, nga frika e reaksioneve alergjike.

Sot rekomandohet te futen menjehere keto produkte duke per mendur ketu dhe glutinen (sepse celiakia nuk eshte nje alergji e vertete). Eshte zbuluar se ti vonosh keto produkte nuk sherben per asgje. Celiakia si semundje mund te zbulohet shume vone dhe eshte e pamundur te kapet ne kohe. Te pakten mbi kete gje , pediatret jane te nje mendje. Rreziku i ketyre alergjive mund te kene efekte paradoksale nese shtyhen per me vone- shton Agostoni.

Glutina shtohet jo me pare se muaji i 4-t dhe jo me vone se muaji i 7-te, nese eshte e mundur duke vazhduar dhenia me gji. Ruge e lire pra peshkut, miellit dhe makaronave te vogla me glutine, qe ne propozimet e para.  Por do te pyesni ju? Po nese femija eshte alergjik? Ne kete rast femija do te kurohet per kete qe ne fillim dhe jo kur te jete shume vone. Sot preferohet, jo ti heqesh te gjitheve per te parandaluar, por vetem pakices per tu sheruar. Qumeshti i gjirit eshte i vetmi mjet radari per te rregulluar alergjite, ka efekt mbrojtes ne kalimin delikat te femijes nga gjiri tek ushqimet e ngurta.



Perktheu Elda T. nga revista italiane " Une dhe femija im"


0 comments: