Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Përshëndetje!
Nena ju lutem shumë pa ofendime!
Kam nevojë per keshilla nga ju. Kam vajzen 4 muaj dhe ka lindur me peshë 3060, mirëpo ne fillim humbi peshë ra ne 2900 tash vajza ime edhe 3 ditë mbush 4 muaj dhe para 2 jave e pata te pediatri dhe peshonte 6200, mirëpo mua kush ma sheh vajzen me thotë nuk paska shtuar peshë, shumë qenka e dobet. Po me kap stresi dhe frika qe unë s'po di me rrit bebin mirë.

Ju lutem me tregoni eshte mirë bebi me peshë.
Ju faleminderit te gjithave! Paçi me jetë te gjatë bebet tuaj!

2 comments:

Bebevogelushe said...

Tek të gjithë fëmijët fill pas lindjes ndodh e ashtuquajtura rënie fiziologjike e peshës. Është më se normale që fëmijët të humbin rreth 300 g në ditët e para të lindjes. Rekuperon sërish... Sigurisht para se të merrni parasysh këshillat tona konsultohuni me pediatrin e fëmijës! Faleminderit që na keni shkruar!

Bebevogelushe said...

Nënat e Bebe&Vogëlushë lënë ndihmën e tyre

Bebin e ke shume mire.per 6 muaj bebi duhet ta dyfishoje peshen e lindjes, ndersa ty ta ka dyfishuar per 4 muaj. mos u shqeteso.