Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Sik.... sik... sik..... Mos ja filloi prape :-)
Lemza èshte nje reaksion, qe shkaktohet nga kontraktimi i pavullnetshem i diafragmes, gjate te cilit fluksi i shpejte i ajrit provokon kur kalon neper kordat zanore dhe shkakton zhurmen klasike te lemzes "sik".

Eshte nje fenomen qe vihet re qe ne barkun e nenes. Ndonje nene me fat mund ta kete hasur kete gje edhe gjate ekografise :-) . Tek bebet qe ushqehen me qumesht, sidomos tek me te vegjli, ne muajt e pare te jetes, eshte nje fenomen mese normal, por mund te vazhdoje edhe tek me te rriturit qe vazhdojne ende te pijne gji. Ata me te vegjlit kur pijne qumesht ose uje kane tendencen te thithin edhe me shume ajer, kur pijne ose hane me qejf dhe me shpejtesi ose kur jane nervoze perfshihen nga kriza te qari. Ky fenomen shfaqet kaq shpesh tek bebet saqe ne te rriturve na duket shume anormal. Nuk duhet te shqetesohemi pervec se ne rastet kur lemza shoqerohet me vjelljet e shpeshta, zhurmat e kraharorit, renie drastike ne peshe, rritje e ngadalte, shqetesime te renda naten, nderprerja e gjivaktit me te qara te pangushellueshme. Nese Lemza shoqerohet prej ketyre shenjave atehere drejtohuni menjehere pediatrit tuaj te besuar.

Pergjegjesi  i shume neteve pa gjume per prinderit eshte edhe ajri ne bark ose sic quhet ndryshe Kolika. Ne goje ka nje nerv pergjegjes per  funksionimin e gjuhes. Nese ky nerv eshte i shtypur nga kockat dhe koka, gjuha ka funksion te reduktuar levizes. Dmth bebi nuk arrin ta puthite ashtu sic duhet pas gojes, dhe kjo sjell faktin qe bashke me qumeshtin femija merr edhe ajer. Qe ketu lindin kolikat e ajrit ose te gasozat. Ne si nena duhet te bejme kujdes zhurmen e gojes qe ben bebi yne kur pi. Nese bebi leshon shpesh nje zhurme si kur kercasim gishtat me njera tjetren gjate kercimit te Napolonit muzikes se famshme shqiptare ;-) atehere kjo tregon qe bashke me qumeshtin bebi po thith ajer.


Cfare duhet te bejme ne keto raste?


- Ti bejme bebes sone nje masazh mbi shpine.

- Te leme biberonin dhe ti japim ujin me luge te vogel.

- Ti ofrojme gjirin. Thithja do te ndihmoje ne qetesimin e diafragmes.

- Lemza mund te kaloje me dy pika leng limoni, por KUJDES! ASNJEHERE NE MUAJT E PARE TE JETES, SEPSE MUND TE JAPE ALERGJI.

C'duhet te bejme per te parandaluar lemzen?


- Nese bebja ushqehet ende me qumesht gjiri, duhet te perpiqemi ti japim gji duke u munduar te fusim sa me pak ajer! Kjo behet e mundur nese pas gjivaktit apo vaktit normal e mbajme per gati 5 minuta me bark mbi shpatullen tone derisa te degjojme femijen te nxjerre ajrin e tepert qe ka thithur bashke me qumshtin ne formen e gromesimes!  

- Nese ne te kunderten ushqehet me biberon, duhet kerkuar ne treg biberoni me i pershtatshem sipas moshes se bebes, (une ndonjehere marr nje pirun i ngroh dhembin tek flaka e zjarrit dhe e shpoj per ta hapur me shume vrimen e tij. Duhet bere kujdes te mos hapim vrima te tjera por te zgjerojme ate ekzistuese)  sepse nje vrime e ngushte e biberonit e detyron femijen te thithe ajer dhe aspak qumesht ose uje.


0 comments: