Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Kur nje mama eshte e detyruar te nderprese ushqimin me gji te foshnjes per mungese qumeshti, atehere duhet ti drejtohet qumeshtit pluhur te posacem vetem per foshnja. Ky fenomen sjell me vete nje ankth dhe brerje ndergjegjje nga ana e nenes, e cila mendon se femija e saj nuk ushqehet mire, ose mund ndihet e gjykuar nga familjaret e vet,te cilet ndonjehere mund te tejkalojne limitet e veta dhe ta rendojne me batuta nenen e re.


Te gjitha nenave qe mund te hasin veshtiresi te ketij lloji te mos dekurajohen, ti bejne thirrje instiktit te nenes qe edhe pse duket se nuk e kemi, do ta beje te mundur te jete, tsunami hormonal qe do te clirohet menjehere pas lindjes se bebes.
Qumeshtet e pershtatshme: jane ata qe perdoren me shpesh dhe qe i afrohen qumeshtit te nenes si per nga ana sasiore ashtu edhe cilesore.
Qumeshti i vazhdimit: duke nisur nga muaji i peste i jetes zevendesojne qumeshtet e pershtatshme, kane nje densitet te madh, mineralesh, vitaminash, acide te yndyrshem. I pergjigjen mjaft mire nevojave te femijes.
Qumeshti i sojes. Perdoren ne rastet kur femija eshte alergjik ndaj qumeshtit te lopes.
Qumeshti H.A: (hypo allergenic) Proteinat i nenshtrohen nje procesi copezimi, qe e ben me te tretshem.
Keto jane tipet e qumeshtit me te perdorshem, por ka edhe plot te tjere.
Ja dicka qe nuk do ta gjeni neper libra:
Eshte shume e rendesishme ne kete faze te veme re masat korrekte te qumeshtit artificial dhe peshen e femijes. Nderkohe qe femija e ushqyer me gji rregullohet vete me gjivaktet dhe nena ka nje preokupim me pak per ta ngushelluar beben e saj kur ndihet keq, duke i ofruar gjirin, nenat qe ushqejne bebet e tyre me qumesht artificial jane me ne siklet dhe kane nevoje per mbeshtejte me te madhe nga te afermit e saj. Mundohuni ti mbeshtesni dhe jo ti gjykoni. Kujdes ndonjehere mund te jete prishur peshorja dhe shqetesoheni se koti.


0 comments: