Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirembrema nena!
Po kaloj nje periudhe shumë stresuese.
Kam nje djale 3 muajsh, por ka dorë vajza e kunatit, gati 3 vjeç.
Djali fle gjumë, mbesa e ngre, kur i jap gji, vjen për t'i gjuajtur te duart, kur luan i hedh kubat në drejtim të tij, ndonjëherë kur nuk jam unë, se jam duke bërë diçka, ka arritur edhe t'i gjuajë, kërcen mbi krevat, kur unë e vë në krevat të madh për t'a ndërruar, ajo kërcen dhe hidhet, afër çunit...

Nuk po fle gjumë naten nga frika, se mos ngrihet dhe ma gjuan.
Kur kam kunatin në shtëpi, babanë e vajzës, ai i bërtet, por vjehrra thotë është gocë e mirë kjo, nuk ka bërë kurrë gjë, duke më nxjerr gënjeshtare.
Mamaja e vajzës, i flet vetëm kur hap une gojen, kur nuk flas une, ben sikur s'kupton.
Më besoni jam pa asnjë rrugëzgjidhje, po zihemi përditë për këtë.
Ju lutem më jepni ndonje keshille, se nuk ia dal dot me!
Faleminderit paraprakisht!


1 comments:

Bebevogelushe said...

Kur prindërit dhe të afërmit e tjerë të vajzës nuk i flasin apo i flasin dhe nuk zgjidhin gjë, ju del juve si detyrë të mbroni foshnjën tuaj nga lëndimet. Flisni vajzës vetë me vendosmëri, duke vënë rregullat, të cilat duhet t'i respektojë.
Do thoni ju si?
Përsëritini me zë të vendosur dhe në mënyrë të thjeshtë fare, pa e zgjatur fjalën, vetëm një fjali të shkurtër me urdhërin :jo nuk bëhet, zbrit poshtë! Jo nuk hidhen sendet! Jo nuk përdoret dora e kështu me radhë. Përsëriteni pa fund...!